Protesta ka dy armiq kryesorë. Njëri është pushteti. Betejën me këtë e ka më të lehtë, sepse e ka përballë. Tjetri është ai që përpiqet ta përdorë për interesat e tij politike. Në rastin e kësaj proteste, ky armik i protestës eshte përpjekja e Sali Berishës për ta kanalizuar revoltën drejt objektivave të opozitës së tij. Beteja e dytë është më e vështirë, sepse ky kundërshtar futet si kolonë e pestë në protestë dhe përpiqet ta vrasë pas shpine.
Është e qartë për të gjithë se Berisha nuk e mbështet protestën. Në fillimet e saj, ai e kundërshtoi hapur. Arsyeja ishte e qartë. Në atë periudhë, përpjekja e tij kryesore politike ishte heqja e shpalljes “non grata” në Shtetet e Bashkuara. Për këtë arsye, ai mendonte se nuk i shërbente qëllimit të tij dalja kundër projekteve të Jared Kushnerit dhe Ivanka Trump, dhëndrit dhe vajzës së Presidentit Donald Trump.
Ai nuk ka asnjë të përbashkët me shqetësimet e protestës për korrupsionin, pronat publike dhe mënyrën se si po jepen projektet strategjike, apo mënyrën se si ushtrohet pushteti politik në Shqipëri. Qëllimi i tij është thjesht zëvendësimi i Ramës me të, pa ndryshuar asgjë tjetër, sepse edhe oligarkët i kanë të përbashkët. Prandaj, ai zgjodhi të paraqitej si mbrojtës i investitorëve të huaj, duke e etiketuar protestën si një lëvizje kundër tyre.
Por zhvillimet e mëvonshme e ndryshuan situatën. Protesta vazhdoi të zgjerohej, fitoi mbështetje dhe, për një moment, e nxori Berishën jashtë vëmendjes politike. Atëherë ndryshoi edhe qëndrimi i tij. Ai nisi të deklarohej në mbështetje të protestës, por pa pranuar asnjëherë thelbin e saj. Kërkesa e tij është vetëm mbijetesa e tij politike dhe e berishizmit, prandaj bashkohet me kërkesën për dorëheqjen e Edi Ramës dhe krijimin e një qeverie teknike.
Pikërisht kjo pikë, që duket sikur i bashkon, është edhe pika që i ndan rrugët e protestës me rrugën politike të Berishës.
Ajo që ka mbledhur dhjetëra mijëra qytetarë në shesh nuk është dëshira për të zëvendësuar Edi Ramën me Sali Berishën, apo një të keqe që perceptohet si më e vogël me një tjetër që perceptohet si më e madhe. Kërkesa që ka bashkuar protestuesit është ndërtimi i një Shqipërie të Re: një shtet ku rregullat janë të njëjta për të gjithë, ku konkurrenca është e ndershme dhe transparente, ku institucionet nuk kontrollohen nga partitë dhe ku qytetarët nuk detyrohen të zgjedhin pafundësisht mes të njëjtëve politikanë.
Pikërisht për këtë arsye, në protestë është dëgjuar vazhdimisht parulla: “Rama në burg, Berisha në burg.” Kjo parullë nuk është kundër dy individëve apo për të bërë drejtësi në shesh. Ajo shpreh refuzimin e një modeli politik që ka dominuar Shqipërinë për më shumë se tridhjetë vjet.
Berisha përpiqet të identifikohet me protestën. Dhe pushteti përpiqet ta identifikojë protestën me Berishën. Sepse kështu qeveria do ta ketë shumë më të lehtë ta paraqesë si një përballje të zakonshme mes Ramës dhe Berishës, pikërisht atë lloj përballjeje që ka dominuar jetën politike shqiptare për dekada. Në këtë përpjekje, pushteti e ka më të lehtë fitoren.
Protestës dhe lëvizjes qytetare që përpiqet për një Shqipëri të Re nuk i duhet Berisha. Shqipëria e ka provuar një herë formulën e “Aleancës së qelbësirave”. Ajo që u paraqit si një zgjidhje për të hequr një pushtet të korruptuar me bashkimin “e çdo qelbësire”, solli si rezultat konsolidimin e një sistemi që u shërbeu të njëjtave elita politike dhe hapi rrugën për lidhje të forta mes politikës, interesave klienteliste dhe elementeve të kriminalizuara. Nuk ka asnjë arsye që protesta të bëhet pjesë e një formule të ngjashme.
Deri tani, protesta ka treguar se di ta dallojë qartë veten si nga pretendimet berishiste, ashtu edhe nga përpjekjet e pushtetit për ta paraqitur Berishën si palë të saj. Ajo nuk ka pranuar as të futet në oborrin politik të Berishës, as të bëhet dekor në propagandën e qeverisë. Berisha mund të përpiqet të hipë në protestë pa biletë, ndërsa pushteti mund të bëjë sikur ai është drejtuesi i saj, por protestuesit e kanë bërë të qartë se nuk po kërkojnë një ndërrim shoferi me të njëjtën makinë të vjetër.
Forca e protestës qëndron pikërisht te fakti se ajo nuk kërkon të sjellë në pushtet të njëjtët njerëz. Ajo kërkon të ndryshojë vetë rregullat e lojës. Prandaj, protestës nuk i duhet një aleancë e re mes figurave të vjetra politike. Asaj i duhet të mbetet besnike idesë që ka frymëzuar mijëra qytetarë: ndërtimit të një Shqipërie të Re, ku çdo qytetar ka të njëjtat mundësi për të konkurruar, ku shteti nuk funksionon me privilegje politike dhe ku ligji zbatohet njësoj për të gjithë.
Plotësisht e drejtë si analizë.
Rreziku per protesten nuk eshte Berisha,per mua,por jane organizatoret,mikrofon shperndaresit,parrullat komuniste,dhe tre kryetar partish a me shume qe duan te perfitojne...votues e mbeshtetes...Dhe amalgama e krijuar eshte sikur ke hipur ne karuzel ebte merren mendet nga rrotullimet e kokes ndaj cudirave qe bertasin me mikrofona e pa mikrofona,sado pantomima e humore te zinj te behen,po spaten "perkthyes" merren ne te kundert...Nejse...Erebara i gjeti emer te bukur ne fillim ,tani te vrase mendjen per nje epitaf po aq te bukur...
Ka nje seri shkarrashkrimesh ku ky surrat-majmuni shan Berishen. Mesa duket kjo ka te beje me ndarjen e detyrave tek bashibozuket anti-Proteste; secili ka targetin e vet. Berisha nuk diskutohet qe ka nje kope zagaresh, si gjithmone, qe i lehin nga pas. Qendrimin me konsekuent ndaj protestes e ka mbajtur BErisha. Padyshim, qe nuk mund te dilte diten e pare te mbeshteste grupimin marksist te Arlind Qorrit. Harrojeni kete. Por kur Protesta tejkaloi Qorrin dhe sorroistet e paguar, dhe u perhap masivisht tek te rinjte, pavaresisht aktivisteve markiste-sorroiste, atehere BErisha deklaroi publikisht mbeshtetjen e saj. Kaq e thjeshte eshte. BErisha e perserit vazhdimisht qe protesta nuk eshte e PD-se, por fton demokratet te marrin pjese masivisht ne te, si qytetare, pa slogane partiake. E thote hapur, publikisht, dite per dite. Parulla "Rama n'burg, BErisha n'Burg" eshte per BErishen. Nuk eshte per te dy, dhe as per gjithe klasen politike. Eshte nje "gjetje" e marksisteve-sorroiste per Berishen apostafat. Eshte nje grup rrugecerish e putanash sorrosjane qe therrasin cdo dite keshtu, POR nuk eshte kryesorja, as dominantja; kjo mbytet nga sloganet e tjera per RAmen dhe regjimin e tij kriminal. Keta kujtojne se po i bejne keq Opozites reale dhe BErishes, por e kane gabim; per vete faktin se jane marksiste-sorroiste. Keta therrasin Berisha ne burg, por une habitem pse nuk thone ne litar, a para toges se pushkatimit! EShte ne ADN-ne e tyre. Ky surratmajmuni qe ka shkarravitur me lart, eshte vete nga ata qe duan te percajne protesten; duan te largojne demokratet e thjeshte, opozitaret e vertete, qe kane protestuar pandalur keto 13 vite ndaj narkoregjimit. Ky zuzar, qe flet per kolone te peste e per njerez te futur per te percare protesten, eshte vete nje i tille. Ky duhet te jete nga ata zagaret e dikurshem te sigurimit te shtetit; eshte tipike loje e tyre kjo; akuzo tjetrin per ate qe don te besh vete! Nuk krahasohet Sali BErisha me Edvinin e Kristaqit, or Thoma, or qenef! Ka 36 vite ne politike e nuk ka nje foto te tij duke pire kafe ne bar si gjithe te tjeret, kurse ky Edvini i Kristaqit ka bufe te personalizuar ne zyre, ku pin vere 34 mije euro, or Thoma! Si thoni soji juaj: i yti mishin ta han, por kocken ta ruan (ngenjehere edhe me ja fut msumet njeri-tjetrit)! Keshtu edhe ti me djalin e Kristaqit, or Thoma. Po te them dicka: djali i Kristaqit eshte dy metra i gjate, por ne krahasim me Berishen eshte nje morr byythe, or qenef!
Boll o SkyPordha, je bërë uturak i Sali Pykës, e ke ndotur dhe mjedisin këtu me mbrroçkullat që mbllaçit për të "pastruar" Sali Pykën kur ai është fëlliqur me kohë!!!
Skypioni tani është bere si ato "Shkrepset e parrezikshme te fabrikes Llapshin". E dinë të gjithë që është Salisto-katunaro-komunist. Tani është bërë njesoj sikur te shkruaje Nul Noka këtu per të mbrojtur Saliun. Minimumi nje miljonë vetë nuk e shohin dot me sy Saliun, dhe e duan para drejtesise. Ne burg apo jashtë t'a vendose drejtesia. Nuk ka koment apo shkrim i Skypion Nul Nokës që të ktheje mendohet e nje miljonë shqipetarëve, te cilet e dine që ne gjashte shekujt që kane kaluar, Sali Katunar Komunist Berisha është tradhetari më i madh i Shqipërisë. Mua vetëm me vjen gjynah, se do vdesë nga marazi, pa kështu per komente? Le te shkruaje sa te dojë. I ke parë ata budallenjtë rrugëve? Ka nga një ne çdo qytet. Mbase Tirana ka me shumë. "Tëënnn nnddderuuar mmmiq. Rrrrrrofte Doktorr Professor Sali Berisha. Edhe ky aty është. Ne ate nivel.
Analize e dobet te thuash se eshte priteste e miremenduar eshte fautkeqesi.Ketu ne kete gjoja priteste qe tashme ka vdekur ishin shume klane qe donin thjesht kolltuqe pra per vete sejcil.Mire u nis por kolltutokofaget mendojne vetem per vete kjo e shkateroi tashme protesten per kete here gjithesesi sherben si pervoje per vitin e ardhshem qe edhe do behen zgjedhje se nuk ka kuptim qe te gjitha bashite ti marre PS.duhet pak a shume te laruhitet edhe krimineli plak qe per pleqeri ska cti beje as prokuroria e as gjyjate tani radhen e ka perndia qe besoj se nuk do vonoje shune ta coje ne dhe keiminelin se u be goxha.
Saliu pordha po e mbyll jeten me vrasje e vjedhje, per turp. Raca e ndyre e udbasheve ne Shqiperi kryesohet akoma nga Sali mavria!
Poshte sistemi grabites PS ePD eLSI, amen, atedheu ne rrezik, mbeshtetje totale protestes.
Më vjen keq, por këto qe shkruan nuk qëndrojnë. Protestën e drejtojnë njerez besnik të Berishes dhe mbrapa tyre janë disa trushpëlara neokomuniste. Kjo eshte e vërteta. Thirje kundra Berishës janë vetem koperturë.
Je shum koktradiktor, o Berisha o neokomunistet. Berisha nuk eshte neokomunist, maksimumi eshte enverist.
Edhe kur shkrimi paraqet lakuriq te verteten mbi rolin e protestes, Meroja do ta gjeje patjeter ndonje komentues qe t'i kundervihet asaj. Megjithate e verteta nuk mund te fshihet....
O thoma me kete ja ke futur kot,por kot fare. Protesta eshte totalisht e sales. Por me nje ndryshim qe nuk del vet,por ka nxjerr ca hajvan qe shetisin çdo dark nga 50 dit neper rruget e tiranes, se domosdo sdel dot se i shpeton nganjeher te shkretit.
Po fol mo Thoma se pa ty nuk shtyhet leximi. Na kujton kohen kur jargaviteshe qe te beheshe drejtor, se kishe bere gabim qe braktise memedhene, kur prape jargaviteshe per tu rizdhedhur drejtor, kur manipuloje kuvendin qe te kishte shumicen ne keshillin drejtues, qe te te ZGJIDHIN ty, mendimtarin e ardhur nga usa.shkruaj Thoma. Per hajdutet paska qene ky vend.
Ky mbeti idiot i lindur. Saliu eshte protesta. O maqo delfini.
Z.Gellci,protesta nuk ka te beje me asnje,sepse ajo nuk ka arritur te rakordoj me veten. "Organizatoret" ,nga cfar u raportua ne shtyp,nuk gjeten gjuhen e perbashket per te nxierr drejtimin dhe te institunalizojne kerkest.Kerkesat e rruges,qe artkulohen nuk mund te negociohen.Ju po thoni "proteste popullore".Po a mund ta pranojme,qe ato grupe protestuesish perfaqesojne te pakten 50%te elektoratit.
Protestuesit duhet te kerkojne te hartohet dhe te votohet nga populli nje Kushtetute e Re, e cila heq monopolin e Kryetareve te Perjetshem te Partive dhe te ta ktheje Republiken e Kryeministrave ne Republike Presidenciale, me President te zgjedhur nga populli dhe te kete fuqine kushtetuese te kontrplloje dhe te balancoje te tre pushtetet: Legjislativ, Ekzekutiv dhe Gjyqesor.
Edhe ti se ke idene fare se c behet dhe ja fut si kau peles. O Thoma Gellci! Ore ka njerez te pakenaqur, disa duan pune, disa duan prona, disave nuk u eshte sherbyer nga administrata , disave su del roga dhe te ardhurat, disa jane ndare nga burrat ose u kane vdekur burrat, disa duan te hane te pine e te qine si kudo. Ka korrupsion si kudo. Ti na del dhe na justifikon parrullat e protestes me rradhe. Po mire mor shoku po si i behet. U thua hajde bisedojme s vijne, u thua ke kini koke, sdalin kokat, u thua organizohuni, do zgjedhim ate e kete me leter me vrime. Ti Thoma si i kenduar qe je dhe i shetitur qe je si i behet? Je per letren me vrime? Keshtu e zgjedh Kongresin Amerika.? O Thoma ti ke drejtuar institucion dhe bere dhe burg per ca gjera e dole i pafajshem nga gjykata. Ke abuzuar me postin ti apo u akuzove kot? O Thoma ke mllef ti se mendon qe ta futen te tjeret po ta beri koka, ke mllef se tani ste pjerdh njeri se njehere bie daci ne kos. Prandaj o Thoma rri atje ku je dhe mos na caj menderen. Aj tung
Sipas analizës që bëni, ju jeni dakord me protestën,kërkesat e saj,njerzit që e udhëheqin,diskutimet që bëjnë,mënyrën si funksionon,fjalorin që përdorin e ku t'a di unë!?Je lodhur kot o Thoma!Nga që je i revoltuar se të futën në burg pa të drejtë të janë veshur sytë dhe ke humbur gjykimin!Prano një këshillë nga një dashamirës.Shikoi dhe një herë me qetësi të gjithë problemet e protestës dhe gjyko me gjakftohtësi!
NUK DI KU TA POSTOJ POR NUK KA GAZETE ME MUT SE BALLKAN WEB QE KA MBYLLUR EDHE OPINIONET E LEXUESVE. GAZETE ME TE POSHTER ME MUT GAZETE NUK MUND TE GJESH NE BOT DHE ATA MASKARENJE QE E FINANCOJNE ATE. PO TUA MBAJ BYTHA TE LEJOJNE KOMRNTET E LEXUESEVE. PIS GAZETE QE PO SHKATERRON VENDIN ME GJERA FAKE NUK KA ME PIS GAZETE SE KU TE VEJ ME