Gazeta prestigjioze gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung (FAZ) ka publikuar një artikull ku sjell në vëmendje deklarata të vjetra të presidentit serb Aleksandar Vuçiq, në të cilat ai flet me krenari për pjesëmarrjen si vullnetar gjatë luftës në Bosnje e Hercegovinë.
Artikulli, i përgatitur nga gazetari Michael Martens, bazohet në intervista të botuara në vitet 1990 në revista serbe që nuk ekzistojnë më dhe nuk kanë arkiva digjitale. Për këtë arsye, Martens hulumtoi në Arkivin e Bibliotekës Kombëtare të Serbisë në Beograd, ku gjeti materiale që, sipas tij, nuk mund të gjenden në internet.
Në tekst thuhet se rrethimi shumëvjeçar i Sarajevës është cilësuar nga Tribunali i Hagës si krim lufte, ndërsa një nga pikat prej nga snajperët serbë qëllonin qytetin ishte varreza hebraike e Sarajevës.
Sipas FAZ-it, Vuçiqi ka pranuar vetë në intervista të viteve 1990 se kishte shërbyer si vullnetar në Sarajevë dhe se kishte qëndruar për një periudhë në varrezën hebraike.
“Njeriu që, si vullnetar i ri lufte, ishte i pranishëm të paktën për një kohë në mes të aktiviteteve kriminale në varrezën hebraike të Sarajevës, është presidenti i sotëm i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Nuk ishin kundërshtarët e tij që e zbuluan këtë pjesë të biografisë së tij. Ai vetë foli për të disa herë me krenari në intervistat e viteve 1990”, shkruan FAZ.
Gazeta citon një intervistë të botuar në gusht të vitit 1994 në revistën Duga, ku Vuçiq deklaronte: “Kur shpërtheu lufta në Bosnje, shkova në Sarajevën serbe dhe u regjistrova si vullnetar”, duke shtuar se këtë e kishte bërë “për të mbrojtur Serbinë”.
Në një tjetër intervistë, të botuar në vitin 1997 në revistën Velika Srbija, organ i Partisë Radikale Serbe të Vojisllav Sheshelit, Vuçiqi pretendonte se kishte kaluar rreth tetë muaj në zonat e Bosnjës nën kontrollin serb, prej të cilëve dy muaj “në vijën e frontit”.
“Nëse mendoni se kam dalë për të mbrojtur kroatët ose myslimanët – jo, dhe nuk më shkon ndër mend të turpërohem për këtë”, thotë në intervistë Vuçiqi, ndërsa mbronte pretendimet territoriale serbe ndaj pjesëve të Bosnjës dhe Kroacisë.
Megjithatë, Martens thekson se nuk ka prova që Vuçiqi të ketë kryer personalisht krime lufte.
“Nuk e dimë nëse Vuçiq ka kryer krime në Sarajevë. Sot ai e mohon këtë dhe askush nuk duhet të pretendojë të kundërtën pa prova. Por dimë me siguri se ai u vu vullnetarisht në shërbim të një politike thellësisht kriminale dhe e mbështeti atë publikisht”, shkruan gazetari.
Në fund të artikullit, FAZ-i vëren se sot Vuçiqi deklaron se respekton Marrëveshjen e Daytonit dhe integritetin territorial të Bosnjës dhe Hercegovinës, por paralajmëron se në diskursin e mediave pranë tij vazhdojnë të shfaqen tone revanshiste.
Martensi përfundon duke ngritur pyetjen nëse pritja për realizimin e aspiratave nacionaliste serbe po i afrohet fundit dhe çfarë do të bëjë Evropa nëse kjo ndodh, duke theksuar se kjo është një çështje që duhet të shqetësojë seriozisht politikëbërësit perëndimorë.
Vucic me vëllaun e vetë Rama do bëjnë Balkanin e hapur ose Serbin e madhe. Këtë e përkrahin serbët,maqedonët dhe një pjesë e madhe e shiptarëve të Shipnis.problami në Ballkan zhgjidhet.
Mario@ ti Mario...... Ahahahaha!!!! Koqevar mr emrin Mario..!!! ????????????????????????????????????????????????? Ti sherefedin i kosoves vetem emri turk te shkon... Dhe mos ha shume mut me ato qe thua... Poštovanje (Respekte) per Alexandar Vućič
Ti nuk je Mario , je Mahamut ose Mazllëm ose Sherefedin . Mario është katolik , ndërsa ti je pisliman , 1500 vjet mbrapa civilizimit kristian . Mos shkruaj në gazetat shqiptare , vetëm në ato koqevare .
Idete gjeniale projektohen per te sjelle risi. Idete Convulsionale projektohen per te sjelle shkaterrim. Por idete ne te dyja rastet jane " Velika...." te medha. Shekulli 21, 21 Century, idete Convulsional i projektoi ne internet dhe fibra, ndersa projektimi i snaiper te Vucic ishte qe ne " his 101" te vriste Velica America, muslimane, kroate boshnjake etj. Cfare eshte 21 Century??! DESTRUCTION BEGINS.. IDE GJENIALE: USA DO TA NDJEJE VETEN PJESETAR I BOTES SE TRETE. CONGRATULATION USA.MOUSETRAP!
Dhe mos haroni se Vucic ka per vella malazezin Kurti, familja e te cilit jeton ne Beograd, thone! Kjo spjegon pse dardanet gjysem serbe (me baba serbe) votojne me shumice per LVV.