Ministrja serbe për Pushtetin Lokal, Snezana Paunoviç, ka thënë në një intervistë të re se ndoshta duhej të kishte përdorur një terminologji tjetër në vend të shprehjes “spastrim etnik”. Ajo ka thënë se fjala e duhur do të ishte “deportim”.
“Me siguri duhej të thoja deportim, thjesht që të shmangia kaq shumë kritika nga të gjitha anët. Por, kushdo që është i arsyeshëm e kupton për çfarë kam folur, edhe pse fatkeqësisht më rrëshqiti ai term. Në fund të ditës, kur vetë ke qenë subjekt i spastrimit etnik, ose për pak sa nuk ndodhi, sepse ende përpiqen ta bëjnë, është e natyrshme që shprehja ‘spastrim etnik’ të mbetet në mendjen tënde për shkak të asaj që ke përjetuar”, ka thënë ajo në TV Prva.
Paunoviç ka deklaruar se nuk e ka ndërmend të japë dorëheqje, përveç nëse këtë ia kërkon shumica e popullit serb, ndërsa ministrin e Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, e ka quajtur “terrorist”.
“Ai ka qenë luftëtar i njohur i UÇK-së terroriste dhe ka vrarë e ka zbrazur rajonin e Dukagjinit etnikisht. Ka qenë pjesë e forcave që kanë kidnapuar njerëz, i kanë dërguar në Shtëpinë e Verdhë dhe u kanë nxjerrë organet”, ka akuzuar ajo në intervistë.
Cfare t'i komentosh kesaj qelbesire te paturp! Eshte pasardhesja e regjimit me kriminal ne Europe pas nazizmit, dhe kembengule me akuza e sajesa te perbindeshme, por ben edhe viktimen sic e kane strategji! Nuk thone kot, mos te rafte per hise kojshia i keq, sherrin ja sheh. Na zuri, duhet te kemi pergjigje te miremenduar kurdo qe nevojitet.
Theniet e kesaj mostres me kujtojn theniet e nje putane. Që akuzonte nje grua te ndershme per kurveri . Te me falni per gjuhen e perdorur.
KESAJ I THONE PORDHE ME RIGON,