Botuesi dhe gazetari Mero Baze ka reaguar me ironi ndaj një statusi një prej anëtarëve të lidershipit të Lëvizjes Bashkë, Klodi Leka, i cili kishte renditur disa mënyra se si fantazonte ta “likuidonte” gazetarin.
Përmes një postimi në Facebook, Baze publikoi një pjesë të statusit të Lekës, ku ky i fundit përshkruan në mënyrë hipotetike disa skenarë se si do ta “likuidonte” gazetarin, duke përmendur forma të ndryshme vdekjeje dhe torture. Në reagimin e tij, Baze e cilësoi postimin si dëshmi të një gjuhe urrejtjeje dhe dhune.
“Ky tipi udhëheq çdo ditë protestën me Gjergj Erebarën dhe qenka komandant i sulmeve online që shënjestrojnë gazetarë apo politikanë që nuk janë dakord me ta. Është anëtar i udhëheqjes së ngushtë të partisë së Arlind Qorrit.
Lexoni një përshkrim zbavitës se si ëndërron të më vrasë mua përmes torturave.
Pas kësaj kur pashë me kë e kalon ditën Gjergj Erebara i jap të drejtë që ndjehet i sulmuar nga Taulant Balla, i cili ka guxuar t'i thotë mos gënje dhe ka alarmuar dhe deputeten Koçeku për dhunë. Kjo është gjuha e tyre dhe mbrojtësve të tyre.
Dhe pastaj vendosni nëse mund t'i besoni Shqipërinë dikujt që ka nevojë urgjente për trajtim të shëndetit mendor.” shkruan Baze.

Sipas komshive te tij eshte i semur mendor ose pi ndonje gje flet i perçatur.Nuk e di si mbahet petagog rreth tij shohim njerez te pa pergjegjshem.Para disa vitesh flisnje normal por tani ka ikur nga mendorja.
Zoti Mero! Çfarë pret pse nuk e denoncon këtë shantazhues?
Zoti Mero! Çfarë pret pse nuk e denoncon këtë shantazhues?
A ka jigj që gjith sistemi universitarë spo pedagogjik të bojnë kontrodhe gjdo vit akademik për gjendjen shëndetsore dhe mendore siç e boni e Trump.
Ka marrë shëmbull për mënyrat e torturave nga regjimi iranian.Ky njeri nga nevojë për mjekim, në repartin e psikiatrisë.