Partia Socialiste ka propozuar që të kalojë një projekt ligj me procedurë të përshpejtuar, ku në thelb qëndron pezullimi i të gjitha punimeve në bregdet gjatë sezonit të verës.
“Kemi propozuar që në pr.ligjin për turizmin, të pezullohen punimet e ndërtimit gjatë kohës së sezonit turistik, duke garantuar cilësi më të lartë të ofertës turistike në vendin tonë. Pjesa tjetër ka të bëjë me regjistrin elektronik të turistëve. Të ketë një sistem të regjistrimit të personave që akomodohen në atë strukturë hoteliere. Përfshirë këtu edhe një rast që e kam bërë publik bashkë me deputetë të Kavajës, lidhur me pamundësinë por edhe paaftësinë, rasti i bashkisë së Kavajës është më uniku, ku një bashki pjesën e administrimit të mbetjeve e ka lënë jashtë kontrolli, ndërkohë që strukturat akomoduese duhet të kenë një vend të caktuar të tyre për administrimin e mbetjeve. Nuk mund të shkojë hoteli ti hedhë mbetjet në koshin e plehrave të lagjes”, tha Taulant Balla.
Prisni deri ne vjeshte.......skishit kohe xhanem....a ju jeni....
Super. Vendoseni me ligj si dhe ndeshkimin po me ligj. Detyra eshte detyre dhe duhet respektuar.
Pse nuk flisni për kullat te Prroj Agait/ Golem..njëra ne pisha, tashma te shkulura/ prera dhe tjetra pak me mbrapa..Pishat te rrethuara në pritje te prerjes nga qeveria/bashkia e pervesusit e tikës me pisha... Bashkia nuk jep leje 22 katëshe, në breg te detit. I miraton Mbreti... Spo flasim per ujra te zeza ne detë e çekiçi e matrapaz qe ta bejne diten te ** kendshme* . Kush e ka vjedhur truallin Pisha e rene, kush e ka dhëne lejen për kulla?
Hahahaha! Shpejt qenkeni kujtuar!!!