Asnjë surprizë në PD, Flamur Noka rizgjidhet Sekretar i Përgjithshëm. Këlliçi merr më shumë vota se Boçi. Klevis Balliu zgjidhet te Organizimi

16 Korrik 2026, 07:53Politika TEMA
Asnjë surprizë në PD, Flamur Noka rizgjidhet Sekretar i

Në orët e para të mëngjesit të së enjtes, Këshilli Kombëtar i PD ka përfunduar votimin për zgjedhjen e nënkryetarëve, krerët e Sekretariateve e Komisionit të Apelimit.

Pa surprizë dhe mes polemikash të shumta, Flamur Noka është rikonfirmuar Sekretar i Përgjithshëm, pasi në moment të fundit u zbulua se përballë tij kishte Saimir Korreshin. Ndërkohë, vetë Korreshi pranoi se vendimi ishte dhënë pikërisht ditën e zgjedhjeve dhe arriti të siguronte vetëm 84 vota, ndryshe nga rivali i tij që mori 184.

Në mbledhjen e së mërkurës, ai u cilësua nga Ilirjana Kuçana si “fenomen që duhet luftuar.” Anëtarja e Këshillit e pyeti drejtpërdrejt kryetarin Sali Berisha për rikandidimin e Nokës.

Gazment Bardhi gjithashtu nuk lëviz nga vendi i tij si kryetar grupi dhe as Agron Gjekmarkajduke mbetur si nënkryetarë. Emrave të tyre u bashkohen Belind Këlliçi që ka mundur Luçiano Boçin duke marrë 177 vota, Nikola Kedhi si përfaqësues i të rinjve dhe Erisa Bajaziti si përfaqësuese e diasporës.

Klevis Balliu, i cili bëri fushatë si nënkryetar, ka zëvendësuar Ervin Minarollin si Sekretar Organizativ duke fituar kundrejt Agron Lokës.

2 Komente

  1. R
    Raqka

    Të qofsha moj Shegë , se ngeli plënci varur ! Kjo është pjella e kopilit dhe kështu do të vazhdojë për sa kohë ai do të marrë frymë , ashtu i shtrembër e pa bazament solid .

    Përgjigjjuni
    1. U
      USA citizen

      Ne partine e Damir Fazllicit tashme ka vetem serbe, serboboahnjak, gorane, spiune, AGJENTE, hajdute e injorante ne krye! Imagjino cfare ka Mr poshte, ne bazen e saj, nese ka!!!!! Partia e Miladin popovicit dhe Damir Fazllicit tashme kane plotesuar te GJITHA kushtet per dalje jashte ligjit! USA te nderhyje e ti qeroje!

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje