Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, ka njoftuar se personeli ushtarak i moshës 30 vjeç e lart do t’i nënshtrohet testeve për nivelin e testosteronit si pjesë e kontrolleve të përvitshme shëndetësore.
Në një video të publikuar në rrjetin social X, Hegseth bëri të ditur se programi synon të sigurojë që ushtarakët të kenë nivelet e duhura të testosteronit për të ruajtur aftësinë fizike dhe gatishmërinë operacionale. Ai theksoi se ushtarëve me nivele të ulëta do t’u ofrohet terapi zëvendësuese hormonale në baza vullnetare, ndërsa testimi për personelin nën 30 vjeç do të jetë opsional.
Hegseth nuk sqaroi nëse programi do të përfshijë edhe gratë ushtarake, edhe pse edhe tek ato nivelet e testosteronit bien me kalimin e moshës.
Sipas tij, iniciativa synon të përmirësojë kujdesin shëndetësor të personelit ushtarak dhe të ndihmojë në ruajtjen e forcës, qëndrueshmërisë dhe aftësisë fizike, si gjatë shërbimit ashtu edhe pas përfundimit të karrierës ushtarake.
Sekretari i Mbrojtjes theksoi se programi nuk synon përmirësimin artificial të performancës, duke rikujtuar se përdorimi i testosteronit për arsye jo mjekësore, si rritja e masës muskulore pa recetë, mbetet i ndaluar rreptësisht në ushtrinë amerikane
po ty kur do të të testojnë për alkohol dhe sidomos për lëndë narkotike??ti ke shkuar për lesh shumë para se të të ngjisnin si, bajga e lopës në mur të avllisë, sekretar të "luftës",në presidencën e paqtorit më të madh që ka parë njerzimi!don pajtuesit,i njohur ndryshe dhe si "portokalliu" që ka pajtuar romakët me kartagjenasit, e më pas gjithë të tjerët!!