Një 21-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Shkodrës.
Nga kontrollet e kryera në banesën e të riut blutë gjetën municion dhe 4 armë (1 automatik, 1 pushkë dhe 2 armë gjahu).
Armët e zjarrit u dërguan në Institutin e Policisë Shkencore për ekzaminim të mëtejshëm.
“Si rezultat i administrimit të shpejtë të një informacioni të siguruar gjatë punës operative dhe operacionale, kryer me fokus parandalimin e paligjshmërive, si dhe garantimin e rendit dhe sigurisë publike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër finalizuan operacionin e koduar "Kalibri", në kuadër të të cilit u vu në pranga shtetasi R. M., 21 vjeç.
Gjatë kontrollit në banesën e tij, në fshatin Trush, u gjetën sasi e konsiderueshme municioni dhe 4 armë (1 automatik, 1 pushkë dhe 2 armë gjahu), të cilat u dërguan në Institutin e Policisë Shkencore, për ekzaminim të mëtejshëm”, njoftoi sot policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Lini një Përgjigje