Zgjedhjet në PD, shpërthen ish-koordinatori: Garë poshtëruese dhe fasadë! E keni kthyer partinë në "kompani private" të falimentuar

16 Korrik 2026, 10:30Politika TEMA
Zgjedhjet në PD, shpërthen ish-koordinatori: Garë

Piro Ahmetaj, ish-koordinatori për Sigurinë Kombëtare dhe çështjet e NATO-s në PD, ka shpërthyer në kritika të ashpra pas përplasjeve që ndodhën ditën e djeshme në mbledhjen e Këshillit Kombëtar.

Në një koment në Facebook, Ahmetaj ka kritikuar ashpër zgjedhjet në PD, duke i cilësuar ato si një garë poshtëruese dhe fasadë.

Po ashtu, ish-koordinatori i PD-së ka hedhur akuza ndaj Sali Berishës, për të cilin shprehet se e ka kthyer partinë në një "kompani private" të falimentuar.

Komenti i Pirro Ahmetaj:

#supriza neveritëse dhe #garë dëshpëruese për t'i dhënë imazhin e Opozitës normale, kur në fakt edhe me këtë garë poshtëruese/fasadë, si edhe në rastin e vetë-zgjedhjes Kryetar, apo anëtarë të Kryesisë dhe Këshillit Kombëtar (të ufove) konfirmojnë se është katandisur në vetëm një Kompani private e falimentuar si dhe të abandonuar nga shqiptarët, dhe perëndimi.

Nuk kanë më as #Turp as #Marre. Zoti i mëshiroftë për për këtë funeral turpërues të radhës

Lini një Përgjigje