Drejtori i Përgjithshëm për Zgjerimin, Gert Jan Koopman ka deklaruar se Shqipëria dhe Mali i Zi renditen në krye të Ballkanit Perëndimor për zbatimin e reformave të parashikuara nga Plani i Rritjes i Bashkimit Europian.
Koopman thekson se të dy vendet pritet të arrijnë një nivel zbatimi prej rreth 80% deri në muajin qershor. Ai e bëri këtë deklaratë gjatë një seance në Parlamentin Europian.
“Shqipëria dhe Mali i Zi janë vendet me ecurinë më të mirë në zbatimin e reformave të parashikuara nga Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor, me një nivel të pritshëm zbatimi prej rreth 80% deri në muajin qershor”, tha Koopman, shpjegon Agjencia për Media dhe Informim.
Sipas Koopman, ky progres konsiderohet i rëndësishëm, pasi Plani i Rritjes lidh disbursimin e fondeve europiane me zbatimin e reformave kyçe në fusha si sundimi i ligjit, ekonomia, energjia dhe administrata publike.
Plani, me një vlerë totale prej 6 miliardë eurosh për rajonin, synon të përshpejtojë konvergjencën ekonomike të vendeve të Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Europian përpara anëtarësimit të plotë.
Mos more, oo Sali vrasesi dhe Tabaku e koruptuar thone ndryshe?! Por ne shqiptaret po besojme Qeverine dhe Komisionin Evropian.
Po Koqevareve do u japin ndonje kockē?
Do ju japin një ashtu, një m.t të madh
Kosovar nuk komb por termin gjeografik si Malësia, Labëria, Çamëria etj. Atje janë shqiptarë që jetojnë në Kosovë. Për dijeninë tënde të munguar apo të tredhur me përjashtim të VV ata që ti quan Kosovar janë shumë herë më atdhetar bile shumë herë më atdhetar se ju disa komentues të klani PD - Salih Karaxhiqit.
"Koopman ne burg"
Nuk ka BE me Ramen harrojeni. Ai eshte penges gjigande per BE.