Shtëpia e Bardhë ka deklaruar se Irani po vazhdon të komunikojë intensivisht me Shtetet e Bashkuara dhe shpreh dëshirën e fortë për të arritur një marrëveshje, pasi po pëson “goditje shkatërruese” nga veprimet ushtarake amerikane.
Gjatë një konference për shtyp të mbajtur të enjten, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, tha se Teherani është shumë aktiv në dialog me Uashingtonin.
“Irani vazhdon të flasë shumë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shpreh se dëshiron të bëjë një marrëveshje me ne, sepse po pëson goditje shkatërruese nga ana e ushtrisë sonë amerikane”, tha Leavitt.
Deklarata vjen në një kontekst tensionesh të larta mes dy vendeve, ku Shtetet e Bashkuara kanë ushtruar presion të rëndë ushtarak dhe ekonomik ndaj Iranit.
Sipas zyrtarëve amerikanë, këto presione kanë detyruar Iranin të ulet në tryezën e bisedimeve me synimin për një zgjidhje diplomatike.
Lini një Përgjigje