Këshilltari i PS në Bashkinë e Tiranës, Alfred Muharremi, i konsideron protestat e fundit qytetare si tregues të rritjes së standardit demokratik dhe lirisë së shprehjes në Shqipëri.
I ftuar në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN, Muharremi theksoi se qytetarët po dalin pikërisht tani sepse përballë kanë një qeveri që dëgjon.
“Për herë të parë s’ka protestë politike. Arsyeja pse sot ata dalin, në ndërgjegjen e tyre të plotë, është sepse sot kërkesa e tyre për standardizim dhe nivel të rritjes së jetesës dhe Të kushteve të jetesës, është sepse duhet ta dëgjojë një qeveri që dëgjon. Sepse nuk janë ngritur më përpara sepse s’të dëgjonte një qeveri më përpara. Po të dilje të protestoje më përpara, të vinte kokrra e plumbit në majë të ballit. Sot është shteti shqiptar në nivelin më demokratik”, tha Muharremi.
Ka sens