Si të mbrosh zonat e mbrojtura… si Dua Lipa

15 Korrik 2026, 13:45Politika TEMA
Si të mbrosh zonat e mbrojtura… si Dua Lipa

“Kam parë protestat në Shqipëri. Çfarë po ndodh?” Me këtë pyetje Dua Lipa hapi bisedën me Lea Ypin në podcastin e saj, duke e kthyer vëmendjen te protestat kundër ndërtimeve në zonat e mbrojtura. Lea Ypi foli për një model zhvillimi që, sipas saj, lidh mbrojtjen e natyrës me demokracinë dhe llogaridhënien, duke argumentuar se Shqipëria nuk duhet të shesë pasuritë e saj natyrore për interesa afatshkurtra. (⁠Instagram)

Edhe zgjedhja e bashkëbisedueses kishte simbolikën e vet. Lea Ypi është autorja, libri i parë i së cilës u promovua publikisht nga Edi Rama në një aktivitet që u përdor gjerësisht si sukses kulturor i qeverisë. Sot ajo është një nga zërat më kritikë ndaj modelit të zhvillimit që ndjek qeveria. Kjo është e drejta e saj dhe askush nuk i kërkon një intelektualeje t’i qëndrojë besnike një pushteti. Por po aq legjitime është pyetja nëse parimet kanë të njëjtën peshë kur je në qendër të vëmendjes së pushtetit dhe kur nuk je më.

Megjithatë, paradoksi më i madh nuk është as podcasti dhe as Lea Ypi.

Prej vitesh, Dua Lipa ka blerë një vilë në këtë kompleks ekskluziv. Vila në fakt është ngritur në një zonë të mbrojtur dhe ka kaq pak transparencë sa mund të thuash se është pa leje. Madje ka patur kritika se Edi Rama ja bëri dhuratë lejen pikërisht për ta përdorur famën e saj për të ftuar sa më shumë turistë në Shqipëri. Jo në Kep Merli, sepse atje nuk hyn dot nëse do të bësh plazh si qytetar i thjeshtë. Trau në hyrje është pengesë për ata që s’kanë vila aty apo që nuk njohin ndërtuesin. Madje shume nga frymëzuesit e protestës kalojnë pushimet në këtë vend të privilegjuar duke “plotësuar” këto kushte.

Është një zonë që prej vitesh ka qenë në qendër të debateve për mënyrën si është zhvilluar dhe për kufizimin e aksesit të publikut. Pikërisht për këtë model zhvillimi protestohet sot në Shqipëri.

Askush nuk i mohon Dua Lipës suksesin apo pasurinë e saj. Çështja nuk është nëse ajo mund ta përballojë një vilë. Çështja është nëse mund të flasësh për mbrojtjen e zonave të mbrojtura, ndërsa simboli i pushimeve të tua është një kompleks që për shumë shqiptarë mishëron pikërisht debatin për mënyrën si janë trajtuar ato zona.

Herën tjetër nuk ka pse të lodhen të shpjegojnë protestën. Mjafton ta regjistrojnë podcastin nga Kep Merli. Kamera le të mos fokusohet te të ftuarat, por te panorama. Ajo do ta tregojë shumë më mirë se çdo argument se sa e hollë mund të bëhet vija mes aktivizmit dhe privilegjit. /vna.al

7 Komente

  1. s
    shqiptaret e leshit

    Dua lipa eshte skllavja e babait te saj. Babai i saj Dugi i famshem ja ka marre trupin dhe zerin ka ka kthyer ne ndjekes dhe me to troket dyerve te pushtetit poshte e lart per te marre privilegje prona dhe investime qe te mbaje me para e prona te gjithe familjen e vet. Pra, dua lipa eshte skllavja moderne, nje injorante me ze qe flet per gjera qe as i kupton fare. se i ka thene baba qe duhet me u duk e pavarur qe nga 88 milion ti beje 93 milion followers. mban shqiperia dugi mban. Kurse Lea Ypi nuk di ckerkon, qejfi ja ka edi ramen bashke me pushtet, e perdor kur i duhet dhe pastaj e sulmon se nuk do tja dije per nder ato qe i duhen dhe do ti tregoje te tjereve qe eshte antipushtet. Sdi ckerkon, eshte e deformuar qysh nga koha e lemanit te pare..... Keni zgjedhur te mos rrini ne shqiperi, vazhdoni rrini aty ku doni por thjeshte mos u merrni me ne! Se nu kuptoni gjo hic vec pareve qe i doni me shumice.

    Përgjigjjuni
    1. s
      shtjefen palushi

      te lumte docka Mero. Me ne fund dhe ti po i ben GROPEN Rames dhe turizmit shqiptar..... Nxijani jeten Dua Lipes "shpartallojeni" sa ti mbushet mendja te te shkruaj : Shqiperia mbushur me idiote hajdut e gure, mos ju shkelte kemba kurre"............. dhe turizmi shkon per lesh deri sa te bie Rama dhe qevetija e tij. TE LUMTE MERO !!!!!!!!!

      Përgjigjjuni
      1. D
        Dua sdua rri e gezo vilen pa leje

        E kam dhe e them qe EDI RAMA duhet te ruhet me shume nga servilet dhe injorantet qe ka promovuar qe jane me dhjetra dhe po hedhin pare te madhe pef ta permbysur,por keta harrojne se jane diskredituar me keq nga sali krimineli dhe te mos kujtojne se do vijne ne pushtet edhe siku arben qylafi te behet KM apo shpresojne te llapa llapa,qorri,me gone veremliun

        Përgjigjjuni
        1. V
          Vetem ekolo nuk jane shqiptaret

          Te flasi shqiptari per ambientin eshte vertete te marin per débil . Behet nje feste ne malin e Tomorrit a e dini çfare ndodhe atje mbas festes haaaa Tomorri kthehet ne nje qender grumbullimi plehrash. Ndaj mos fshihni xhelozine tuaj mbas ekologjise, do me pelqente qe Shqiperia te ishte e paster...

          Përgjigjjuni
          1. P
            Patronazhisti

            Dmth sipas Mehro plehrave te Fuges lejen per te prish bregdetin, palloshi i gjate e paska dhene per hater te Dua Lipes. Lexoni ku mbrin perversiteti i ketyre graqireve propogandues te hajduterise. Jane cuckold te certefikuar.

            Përgjigjjuni
            1. k
              k

              Stili i degraduar mafjoz shqiptar. Të sulmojmë personalisht dhe mundesisht me farë e me fis , kush guzon të na kritikojë.

              Përgjigjjuni
              1. S
                Selimi

                Të gjitha rrugët e shkeljes së ligjit të shpien tek një njeri që, së bashku me Saliun, e shndërruan Shqipërinë në Ramapallë. Ky njeri na vendoska se kush mund të ndërtojë në zonat e mbrojtura dhe kush jo, kush mund të jetojë në to dhe kush jo. Ligji duhet të zbatohet njësoj për të gjithë përndryshe ky nuk është ligj por abuzim me pushtetin.

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje