Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, deklaroi se raporti dhe hetimet e SPAK-ut po konfirmojnë shqetësimet e ngritura prej vitesh nga opozita për depërtimin e parave të krimit dhe korrupsionit në ekonominë shqiptare.
Gjatë raportimit të drejtuesit të SPAK-ut, Klodjan Braho, zëvendësdrejtuesve të tij dhe drejtuesit të Byrosë Kombëtare të Hetimit në Komisionin për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale, Tabaku u ndal te lidhja mes krimit të organizuar, korrupsionit dhe pastrimit të parave.
Sipas saj, të dhënat e paraqitura nga SPAK-u tregojnë se këto nuk janë më fenomene të veçuara, por pjesë e një sistemi të ndërlidhur që prodhon para të paligjshme dhe më pas i fut ato në ekonominë formale.
“Shumë nga denoncimet e bëra ndër vite po provohen. Nuk bëhet fjalë për një rrezik të supozuar, por për një problem të vazhdueshëm dhe të strukturuar”, u shpreh Tabaku.
Deputetja demokrate vlerësoi faktin se SPAK-u ka identifikuar pasuritë e paluajtshme dhe bizneset me përdorim të lartë të parasë fizike si destinacionin përfundimtar të procesit të pastrimit të parave.
Ajo theksoi se hetimet e fundit për sektorin e ndërtimit përforcojnë shqetësimin e opozitës se një pjesë e ekonomisë shqiptare është ekspozuar ndaj kapitalit me origjinë kriminale.
Për këtë arsye, Tabaku kërkoi informacion mbi numrin e kompanive të ndërtimit që janë nën hetim dhe mbi mekanizmat që SPAK-u po përdor për të identifikuar origjinën e financimeve, pronarët realë dhe përfituesit përfundimtarë të tyre.
“Operacionet e fundit vërtetojnë shqetësimin tonë legjitim për helmimin e ekonomisë nga paratë e pista”, deklaroi ajo.
Tabaku ngriti gjithashtu çështjen e kompanive me pronësi nominale, të cilat përdoren për të përfituar kontrata dhe fonde publike, ndërsa pronarët dhe përfituesit realë qëndrojnë të fshehur.
Ajo kërkoi që hetimet të mos ndalen vetëm te personat e vendosur formalisht në krye të kompanive, por të ndjekin rrjedhën e parave deri te kontrolluesit dhe përfituesit realë të skemave.
Një tjetër çështje e ngritur nga deputetja e PD-së ishte hetimi i zyrtarëve të lartë jo vetëm për veprat penale të korrupsionit, por edhe për pastrimin e të ardhurave që mund të burojnë prej tij.
Sipas Tabakut, goditja e korrupsionit mbetet e paplotë pa identifikuar mënyrën se si paratë e përfituara në mënyrë të paligjshme pastrohen, investohen dhe rikthehen në ekonomi përmes kompanive, pronave dhe ndërtimeve.
Deputetja kërkoi që sektori i ndërtimit të përfshihet në raportet e ardhshme të SPAK-ut si një sektor me rrezik të lartë për pastrimin e parave, duke marrë parasysh edhe hetimet dhe operacionet e zhvilluara së fundmi.
Ajo u ndal edhe te shtrirja ndërkombëtare e grupeve kriminale shqiptare, që operojnë nga vendet e Amerikës Latine deri në portet e Bashkimit Europian.
Tabaku kërkoi informacion mbi vlerën e pasurive të sekuestruara në sektorët e ndërtimit dhe turizmit, si dhe mbi kapacitetet që SPAK-u dhe BKH-ja kanë për të zhvilluar hetime financiare dhe për të gjurmuar pasuritë e paligjshme jashtë territorit shqiptar.
Në fokus të pyetjeve të saj ishin edhe kapacitetet për hetimin dhe sekuestrimin e kriptovalutave, si dhe bashkëpunimi institucional me Agjencinë e Inteligjencës Financiare, administratën tatimore dhe doganore.
Tabaku kërkoi të dinte sa referime kanë mbërritur nga këto institucione dhe sa prej tyre janë shndërruar në hetime konkrete nga Prokuroria e Posaçme.
Deputetja demokrate vlerësoi gjithashtu ndërtimin e raportit të SPAK-ut në funksion të procesit të integrimit europian, ndërsa kërkoi informacion mbi çdo nismë ligjore që mund të kufizojë kompetencat dhe hapësirën hetimore të institucionit.
Sipas saj, mbrojtja e SPAK-ut dhe forcimi i kapaciteteve të tij janë të domosdoshme për të goditur sistemin që ka lidhur korrupsionin politik, krimin e organizuar dhe ekonominë e parave të pista.
Mesazhi i Tabakut ishte se puna e SPAK-ut po nxjerr në dritë një realitet të denoncuar prej kohësh nga opozita: korrupsioni nuk përfundon te marrja e një ryshfeti apo te abuzimi me një tender, por krijon një zinxhir që vijon me pastrimin e parave, investimin e tyre në ekonomi dhe përqendrimin e pasurisë në duart e një pakice.
Shko moj pirdhu
Ptu femër pa karakter, debile, servile dhe as të q...i dhe as të lëshon.
Po ti moj zonje e ndershme me cfare lekesh te pasterta e fillove dhe po vazhdone ndertimet se jo per ndonje gje por duhen shume leke per ndertmin e vilave e pallateve kollaj per te dhene mende por ti ke teorine beni si them une e mos beni si bej une spse flete dhe nuk jep mende si duhet bere.
Po Tabaku vete pse nuk hetohet per pasurite maramendese te familjes se saj? Pse PS nuk i kerkon drejtesise te hetoje se si i ka vene aq shume pasuri te paluajteshme familja Tabaku? Pse Spak heton Saliun dhe jo Tabakun?
Vvetem juve deputetet e PD jeni si flori i kini parat super te pastra jau pastro dhe disifekton me shure Saliu se e ka si disifektant ju hengert juve dhe te gjithe .Faj skini juve e ka populli qe ju voton .kur kerkoni voten jeni shqerka tani ujqer .
Fole perseri, te degjuam, u neveritem dhe mos harro mbylle me k'cimin qe te lumturon shpirtin, shoqeruar me jargavitje ne te gjitha vrimat! Mbetet zonja erresira me shpirtin me te zi se vet e zeza!
Jane konkluzioni nga pervoja e punes. Pasuri te e Saj Jane te helmuara nga parate e droges. E pohon vete, NUK ka para te pahelmuara ne Shqiperi.Pra dhe paret e Tabakhones, me droge apo leng p... I e di ajo, pyeteni.
Prap ti o sharabajge,si nuk e mbylle gojën o bufe e salehut
Ekonomine me shume po e helmon ti moj haneme,ti ,saliu mamadhija e nje tufe plehrash qe shkoni ne europe dhe shani per gjithcka,e votoni kunder me keq nga beleris brekdhjeris
E ke fjalen per burrin tend....
Jeni shume te urryer nga SHQIPTARET moj Tabake ,se jini HAJDUTET me te medhej te SHQIPTAREVE dhe çfare do qe te thoni ju te PD nuk ngjite .
Shko moj pi . ke shtrember e dreqit kur ben politike e moral ti qelbesire . Nuk keni asnje pike morali te lehni ju te PD qe jeni shkaktaret kryesore , qe i krijuat grupet kriminale e i rritet e mbollet faren e korrupsionit e tani na beni rolin e te ndershmit . Po juve zonje megjithse nuk e meriton fjalen zonje me se bleve token dhe e ngrite vilen e Lalez , apo nuk e dime ne qe u ndertua me taksat e qytetarve kur ishe nen e LULIT qe tani e sulmon kur te vjen pet tu hequr e paster , ti plere e ndyre .
Çdo dite i njejti refren nga hipokritja nr. 1 e PD. Nuk ben dot ndryshe se e ka dhe kamxhiikun e S. Karaxhiçit ne kurriz. Kot lodhesh o gru se nuk ka per te ece.