Shfuqizimi i ligjit për investimet strategjike, Balla: Lajm i mirë për flamingot, jo për sorrat

14 Korrik 2026, 22:40Politika TEMA
Shfuqizimi i ligjit për investimet strategjike, Balla: Lajm i mirë

Taulant Balla ka reaguar në rrjetet sociale për deklaratën e kryeministrit Rama në konferencën IX Ndërqeveritare në Bruksel për shfuqizimin e ligjit për investimet strategjike. Duke e lidhur atë me protestën pasi nga sheshi para kryeministrisë është kërkuar vazhdimisht anulimi i këtij ligji, ai thotë se ky është “lajm i mirë për flamingot”, por jo për “sorrat.”

“Lajm i mirë për flamingot, jo i mirë për sorrat që kanë mbetur këtu. Gjatë Konferencës së IX Ndërqeveritare Shqipëri-BE në Bruksel, Kryeministri Edi Rama sqaroi se ligji për Investimet Strategjike do të shfuqizohet, pasi ka përmbushur misionin e tij, ndërsa ligji për Zonat e Mbrojtura do të rishikohet dhe përshtatet me standardet e Bashkimit Europian”, shkruan Balla ndërsa më poshtë ka cituar edhe deklaratën e Ramës në Bruksel.

“Shfuqizimi nënkupton anulim. Ligji për Investimet Strategjike do të shfuqizohet dhe anulohet, ndërsa ligji për Zonat e Mbrojtura, që është një nga ligjet më të mira që kemi, do të përshtatet derisa të arrijë 

Lini një Përgjigje