
Nga Ylli Pata
Bashkimi Europian ka mbyllur sot tre kapitujt e para të negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në këtë superuqi politike, ekonomike dhe kulturore të botës.
Ky vendim është as më pak e as më shumë, por vula e thatë e përfundimit të tranzicionit politik të Shqipërisë që ka nisur më 8 dhjetor 1990.
Kur me rrëzimin e regjimit komunist, i cili ishte shkëputur nga aleanca ushtarake me Bashkimin Sovjetik dhe aleancën me Kinën, shtrohej dilemma se ku do të shkonte Shqipëria në linjën gjeopolitike të saj.
Nga sot Shqipëria e ka mbyllur përfundimisht rrugën e saj, orientimin e saj dhe nuk ka më kthim prapa. Nëse do të kishte dilemma, apo probleme nuk do të arrinim deri këtu.
Për ta ilustruar situatën, mjafton të karahasojmë dy shembuj. i pari është Maqedonia e Veriut, e cila deri para dy vjetësh i kërkonte BE-së të ndahej nga „paketa” e përbashkët me Shqipërinë.
Por sot Shkupi zyrtar është vetëm një vend me statutin e kandidatit, pa bërë hapin zyrtar të futjes së këmbës në korridoret e Brukselit.
Statusin kandidat e ka edhe Turqia që prej vitit 1979, por që për vullnete politike nuk ka bërë asnjë hap tjetër përpara.
Hyrja zyrtare, sidomos me mbylljen e kapitujve të parë sot në mbrëmje në Bruksel nga Edi Rama dhe përfaqësuesit e Presidencës së BE-së dhe Komisionit Europin, përfaqësojnë një zhvillim konfirmues drejt një procesi që do të marrë kohën e tij, por nuk mund të ndërpritet apo pezullohet.
Një sukses politik që e përfaqëson Edi Rama dhe mazhoranca e tij socialiste, e cila në zgjedhjet e 2025-s hyri me planin politik për ta anëtarësuar Shqipërinë në BE.
Pala tjetër, ajo përballë tij, që drejtohet nga Sali Berisha, praktikisht nuk e ka dashur këtë avancim, që e shikon si një sukses të Edi Ramës. E këtu Berisha ka arsye ta mendojë, por metoda e luftës politike të tij kërcet.
Ngaqë edhe ai ishte sot në Bruksel, në një samit të partive të djathta, ku deklamoi se Shqipëria nuk duhet të hyjë në BE se është një narkoshtet. Ndërkaq, deputetët e PD-së, një javë më parë refuzuan të votojnë amandamentet e një rezolute që përkrahte avancimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Tani ne kemi një panoramë të tillë: BE pranon zyrtarisht hyrjen e Shqipërisë në „klubin” e vet, duke mbyllur fazën e parë të anëtarësimit.
A mundet që Bashkimi Europian të pranojë në gjirin e vet një narkoshtet, një autokraci, apo një vend ku nuk ka zbatim të ligjit por vetëm krim dhe korrupsion?
Deri tani kjo nuk ka ndodhur, pasi Bashkimi Europian, nuk përfaqëson vetëm një aks gjeopolitik, që në realitet është, por është një „federatë shtetesh” që ka një pasaport vlerash dhe rregullash që zbaton për të pranuar anëtarë. Shtetet që hyjnë në këtë „klub” kanë sisteme demokratike parlamentare me zgjedhje, ekonomii tregu me rregulla, media të lirë, pushtete të pavarura e mbi të gjitha shtet dhe ligj.
Ndërkaq, në Shqipëri BE-ja ka një veçanti ndryshe se shtetet e tjera kandidate apo që kanë hyrë në proces anëtarësimi.
BE është me Kushtetutë pjesë e një institucioni të pavarur siç është drejtësia. Operaconi Ndërkombëtar i Monitorimit drejtohet nga BE, e përveç vetingut të gjyqtarëve e prokurorëve ai ndihmon e monitoron të gjithë aktorët e drejtësisë: nga SPAK, GJKKO, prokuroritë, gjykatat dhe mbi të gjitha qeverisjen e institucioneve të drejtësisë.
Kështu që fabula e narkoshtetit të Berishës, jo vetëm që është e rrëzuar, por as nuk merret fare parasysh nga asnjë qark politik në Perëndim. Po përse vijon kreu i PD-së t’i bjerë fyellit në këtë vrimë së bashku me establishmentin e gjerë që e mban, kryesisht në publik?
Përgjigja, duket vjen tek logjika e mbajtjes së një realiteti paralel që e mban atë në një rol politik, i cili jo vetëm që nuk merr vota dhe përkrahje politike, por as sens logjik.
TemA
Protestat e rrugeceve,hajduteve dhe kriminelve te Saliut filluan dhe vazhdojn per te penguar futjen e Shqiperis ne BE,han mut kot,te gjithe e kan kuptuar,shqptar dhe europian.
Prandaj eshte ashpersuar gjuha e protestuesve sot. "Festojne" mbylljen e kapitujve te pare te anetarsimit te Shqiperise ne BE. Nuk e permbajne dot mllefin e se keqes qe kane ne bark. Por do te pellcasin, nuk kane rruge tjeter.
Vule e that per Shqiperin Europiane,dhe huri ne bythe per gerdallen politike Sali halen.