“Një gur kilometrik për rrugëtimin e pakthyeshëm të Shqipërisë në BE”/ Mbyllja e tre grupkapitujve, Rama: Po sjellim standardet europiane për qytetarët tanë

14 Korrik 2026, 20:10Politika TEMA
“Një gur kilometrik për rrugëtimin e pakthyeshëm

Kryeministri Edi Rama morti pjesë në Konferencën e IX Ndërqeveritare për mbylljen e tre grupkapitujve të tjerë për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.Në fjalën e tij, Rama u shpreh se kjo gjë shënon një gur kilometrik tjetër në rrugëtimin e pakthyeshëm të Shqipërisë në BE.

“Ajo çfarë ndodhi tani shënon vërtet një gur kilometrik tjetër në rrugëtimin e pakthyeshëm të Shqipërisë në BE. Sapo ramë dakord të mbyllim tre kapituj të rëndësishëm negociatorë. Ky nuk është thjesht një hap, por një vlerësim që Shqipëria po ecën përpara, që reformat po japin rezultate. Se e sotmja është e rëndësishme edhe sepse thekson një mesazh mjaft të rëndësishëm të ‘Epokës së re’. Shqipëria jep rezultate, BE jep rezultate. Shqipëria ecën përpara dhe BE reagon për këtë.

Nuk mundem veçse të theksoj, Thomas, ishte shumë irlandeze. Super e martë. Shpresoj që ju ta ruani këtë ambicie. Faleminderit, Marta, që ke qenë kokëfortësisht e durueshme dhe që na ke mbajtur në drejtim pavarësisht pengesave.

Po i sjellim standardet europiane më pranë qytetarëve tanë. Po ndërtojmë Shqipërinë që duam të shohim si anëtare të BE-së. Prova më e mirë e kësaj është që njerëzit duan më shumë dhe janë gjithmonë më pak tolerantë ndaj asaj që nuk funksionon. Duhet të ecim përpara dhe të japim rezultate për njerëzit tanë”, tha Rama.

 

2 Komente

  1. A
    Aron

    Vec perpara Rama! Leri qente te hane mut, sic kane ngrene deri me tani.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Teme

      Keto kapituj jane formal. Nuk ka negocim. I ka mbyllur dhe Serbia. Te shohim ato te negocimit. Te shikojme mjedisin me plehrat mal te patrajtuara, drejtesine, transportin...ka pune puna.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje