"Kjo është vila ime e plazhit në Itali që kam shitur 15 milionë euro", Kështu e niste videon e shkurtër më pak se një minutë, të publikuar në rrjetet sociale, deputeti Agron Shehaj që mëtoi dje të kundërshtonte një pikëpyetje të madhe që ngritën disa politikanë e media se si ai kishte mundur të shiste një sipërfaqe truall dhe ndërtesë, gjithsej vetëm 251 m2, për një vlerë të jashtëzakonshme prej 15 milionë eurosh. Të paktën kështu pretendon vetë Shehaj në deklaratën e pasurisë.
Në reagim kreu i Partisë Mundësia, një prej politikanëve më të pasur në vend, përveçse tregon një foto të familjes së tij përpara një muri, dhe thotë se pas ndodhet vila në bregdet në Itali, nuk jep asnjë detaj tjetër për këtë ndërtesë që ka merituar një çmim të tillë.
Shehaj flet në mënyrë të përgjithshme dhe nuk tregon vendin ku ndodhet kjo pasuri e paluajtshme, duke penguar kështu mundësinë që të vërtetohet se sa mund të jetë shitur realisht ajo vilë.
Po pse Agron Shehaj nuk tregon vendin ku ndodhet vila?! A ka ajo një dalje direkte në det në një nga perlat e bregdetit italian? Pse nuk thotë se sa prej 251 metrave katrorë janë ndërtesë dhe sa sipërfaqe toke? Përgjigjet në fakt mund t’i japë një investigim që shqiptarja.com ka bërë, duke kontaktuar me agjencitë imobiliare që sheshin në 4 prej zonave me luksoze të Italisë, ku pasuritë e paluajtshme kanë vlerën më të madhe.
15 milionë euro për një vilë prej vetëm 251 m² përfaqëson një çmim ekuivalent me rreth 60,000 euro/m², nëse ajo do të ishte e gjitha ndërtesë. Kjo është një vlerë e jashtëzakonshme, shumë më e lartë se çmimet mesatare edhe të vendeve më të shtrenjta bregdetare italiane. Në një rast të tillë, megjithatë, çmimi nuk varet vetëm nga 250 m² e vilës: ajo që ka më shumë rëndësi është toka, vendndodhja buzë detit, qasja private, një pishinë, privatësia dhe veçantia e pronës.
Por çfarë ndodh në zonat elitë të bregdetit italian?! Sa janë çmimet për metër katror në zona si e magjishmja Costa Smeralda në Porto Cervo, Portofino apo edhe në të Capri e Forte dei Marmi?
Porto Cervo / Costa Smeralda
Në vitin 2026, tregu premium i Costa Smeralda do të arrijë 47,000 euro/m² për pronat më të mira; çmimet mesatare në segmentin luksoz janë rreth 28,000–33,000 euro/m². Një vilë e jashtëzakonshme, direkt në det, me sipërfaqe toke të madhe shoqëruese dhe një vendndodhje të pakrahasueshme, mund të arrijë 15 milionë euro edhe me 251 m² hapësirë të brendshme. Por Shehaj thotë se vila e tij ishte gjithsej 251 m2, pra edhe ndërtesa edhe trualli.
Portofino
Çmimet mesatare të kohëve të fundit janë rreth 23,000 €/m², me kulme për pronat buzë ujit prej rreth 31,500 €/m². Megjithatë, për të arritur 15 milionë € për 250 m², do të nevojitej një pronë vërtet unike, ndoshta me sipërfaqe toke të madhe, pamje dhe qasje në det.
Capri
Pronat më ekskluzive me pamje nga deti mund të kalojnë 30,000 €/m². Një vilë ikonike, me një kopsht të madh dhe një vendndodhje në Faraglioni ose në Marina Piccola, mund të arrijë 15 milionë €, megjithëse 60,000 €/m² vetëm për zonën e banimit do të ishte ende një vlerë e jashtëzakonshme.
Forte dei Marmi, veçanërisht Roma Imperiale
E pamundur nëse vila është vërtet vetëm 250 m² dhe nuk ka një truall shumë të madh toke. Forte dei Marmi është aktualisht vendpushimi italian me çmimin mesatar më të lartë të përgjithshëm për shtëpitë e pushimit, rreth 2.1 milionë euro, dhe vetëm vilat më të mira me parqe të mëdha përreth mund të kalojnë 10 milionë euro.
Por Agron Shehaj në videon e tij të shkurtër, përveçse merret me akuza ndaj mediave, nuk tregon asnjë detaj. Nëse vila e tij e ‘artë’ ndodhet në një prej këtyre vendeve ekskluzive apo a ka dalje të veçantë në det?! Nëse do të donte vërtetë ta bënte transparencën, deputeti do të duhej t’i kishte publikuar këto të dhëna! Arsyen pse nuk e ka bërë e di ai./Shqiptarja.com
Kliko këtu për të lexuar deklaratën e plotë të pasurisë së Agron Shehajt
Nqs Nesti Angoni nuk ben denoncim kjo skeme e pastrimit te parave nuk mund te hetohet nga SPAK.
Ku dhe kush është SPAK që burgos për brekë e jo për miliona e miliarda si ky Shehaj e nuk flasin e nuk veprojnë për të bandat që drejton krimineli etj. Berisha dhe bashkëpunëtorët e tij. Kjo është Mafia e drejtësi së SPAK-ut për PD dhe hajnat tjerë.
Ky deklarim per kete shitje ka shume te ngjare te jete per te justifikuar para te fituara me menyra te kundraligjshme. Ky Kryetari dhe njekohesisht bizesmeni duhet te beje publike gjithe dokumentet si kontrata e shitblerjes dhe transaksionin bankar per cmimin e shitjes. Nese ky nuk ben publike keto, atehere SPAK duhet te regjistroje hetimin penal per pastrim paraje.
Pse nuk hetohet ky grua qir moter qir.ky hajdut qe nuk paguan punonjsi.Ka lene pa.sigurime shumicen etyre.Pse.nuk hetohet apo.i ka zene per gryke drejtesine si ç beri me Lulin.Shkerdhat e ke nisur me trafikim femrash dhe droge o bir kurve.