Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar pas përplasjes me qytetarët protestues në Zvërnec.
Për shtetasin G.V, i cili ishte lënë në masën e sigurisë "arrest me burg" nga Gjykata e Vlorës, Apeli ka vendosur zbutjen e masës në arrest shtëpie.
Ndërkohë, për pronarin e kompanisë së sigurisë private “Major Security”, G.B, si dhe për rojën tjetër A.G, është lënë në fuqi masa e sigurisë arrest me burg.
Ngjarja ndodhi më 31 maj në Zvërnec, ku pati përplasje mes protestuesve dhe rojeve private të sigurisë. Gjatë konfliktit, një qytetar u tërhoq zvarrë, pamje që shkaktuan reagime të shumta publike.
Lini një Përgjigje