Valë e pazakontë e përhapjes së kancerit, paralajmërimi tronditës i OBSH për 25 vite më pas

14 Korrik 2026, 18:05Shëndeti TEMA
Valë e pazakontë e përhapjes së kancerit, paralajmërimi

Bota pritet të përballet me një valë të pazakontë të përhapjes së sëmundjeve të kancerit deri në 2050. Të dhënat e një studimi të fundit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë flasin për rritje të rasteve me kancer deri në 70%.

Studiuesit parashikojnë mbi 35 milionë raste të reja në vit nga 20 milionë që është aktualisht, shkruan A2.

Plakja e popullsisë, duhanpirja, ndotja e ajrit dhe stili i jetës janë shkaktarët kryesorë. Ekspertët theksojnë se kanceri i mushkërive është sëmundja më e shpeshtë tumorale. Konsiderohet si shkaku kryesor i vdekjeve, ndjekur nga ai i gjirit tek gratë dhe kanceri kolorektal dhe i prostates tek burrat.

Eksperti i shëndetit publik në Mbretërinë e Bashkuar, doktor Leidon Shapo, thotë se OBSH e vë theksin tek parandalimi, diagnostikimi i hershëm dhe mundësi të barabarta mjekimi.

Sipas studimit të OBSH, Azia mban vendin e parë për numrin më të lartë të rasteve me kancer dhe vdekjeve 50%, ndjekur nga Europa. Kontinenti europian, edhe pse ka vetëm 9% të popullsisë së botës, mban vendin e dytë me 21% të rasteve më kancer në botë. Incidencën më të ulët e ka Afrika. 

Lini një Përgjigje