Shpresë kundër kancerit/ Studimi ndërkombëtar: Injeksioni eksperimental eliminon tumoret në kokë e qafë

31 Maj 2026, 15:44Shëndeti TEMA
Shpresë kundër kancerit/ Studimi ndërkombëtar: Injeksioni

Mjekët kanë përshëndetur si “të jashtëzakonshme ” rezultatet e një studimi ndërkombëtar që tregon se një injeksion i ri kundër kancerit mund të eliminojë plotësisht tumoret tek disa pacientë.

Trajtimi, i quajtur amivan-tamab në formë vaksine, u testua tek pacientë me kancer të kokës dhe qafës, sëmundja e të cilëve ishte përhapur ose ishte rikthyer pas trajtimeve të mëparshme me kimioterapi dhe imunoterapi. Në studim morën pjesë 102 pacientë nga 11 vende të botës.

Rezultatet treguan se tumoret u zvogëluan ose u zhdukën plotësisht tek 43 pacientë. Në 15 raste, mjekët konstatuan se tumoret ishin eliminuar tërësisht. Sipas studiuesve, efektet pozitive u vunë re brenda pak javësh nga nisja e trajtimit. Amivantamab vepron në tre drejtime njëkohësisht: bllokon mekanizmat që ndihmojnë rritjen e tumorit, pengon qelizat kancerogjene të shmangin trajtimin dhe stimulon sistemin imunitar të sulmojë kancerin.

Një tjetër avantazh i trajtimit është se ai administrohet përmes një injeksioni nën lëkurë dhe jo me serum intravenoz, duke e bërë më të lehtë dhe më të shpejtë për pacientët. Shumica e efekteve anësore ishin të lehta ose mesatare.

Rezultatet e studimit do të prezantohen në konferencën vjetore të Shoqatës Amerikane të Onkologjisë Klinike në Çikago, një nga ngjarjet më të rëndësishme në botë për kërkimin mbi kancerin. Ekspertët vlerësojnë se ky trajtim mund të ofrojë një mundësi të re për mijëra pacientë çdo vit, veçanërisht për ata që kanë pak alternativa terapeutike në dispozicion.

6 Komente

  1. B
    Bukur

    Pa shpikur ndonjë sëmundje të re nuk e miratojnë " ata". Nejse,lajm i shkëlqyer( pavarshit se ka dy vjet që rezultatet diheshin,madje janë akoma më inkurajuese)

    Përgjigjjuni
    1. N
      Ndoshta

      Nje grafike kompjuterike flet me shume se njemije fjale?

      Përgjigjjuni
      1. T
        Treni

        Zoti i Bekoftë këta që avancojnë njohuritë e njerëzimit. Pesimist pak se dëgjojmë lajme të tilla, por deri tani vetëm ajo e qafës së mitrës ka pasur rezultate konkrete pozitive.

        Përgjigjjuni
        1. Z
          ZYDI

          DO ZOTI, PO KETA NDYRESIRAT TANE SDO E JAPIN KURRE FALAS.

          Përgjigjjuni
          1. a
            anti25642654censurë

            o zybe as gruaja nuk ta jep falas mor debil,as ti nuk shkon të punos falas!!që të dalë në treg një ilaç harxhohen të paktën 1.5 mld €!e që të dalë në treg një ilaç duhet të provohen e eksperimentohen për kohë të gjatë shumë mënyra!shumica e tyre shkojnë huq,dështojnë!njerzit që punojnë për të krijuar ilaçet,fabrikat dhe aparaturat e tyre kushtooooojnë paraaaa!si mund të ti japin ty,e mua falas??kush i paguan shpenzimet për krijimin,prodhimin dhe shpërndarjen e ilaçit!!përse jeni kaq të zgjuar mor tipa!vetëm falas doni të merrni dhe nuk jepni asnjë kacidhe nga xhepi juaj!!"KETA NDYRESIRAT TANE",duke lënë mënjanë vjedhjet që jua kemi lejuar ne vetë,nuk janë aq të pasur sa të paguajnë me taksat tona këto ilaçe!për vete kanë para dhe i paguajnë,kurse ne hyjmë tek seleksioni natyror!!kë e zë e keqja shkon për lesh!!zybe,si ti dhe unë nuk jemi shumë të prirë si për të paguar më shumë taksa ashtu dhe për të zgjedhur njerëzit e ndershëm për të na qeverisur!!ne kujtojmë dhe mendojmë se i ndershmi nuk është i aftë për të qeverisur!thjeshtë sepse e kemi bërë "politikën kurvë" dhe për tu marrë me të, politikë,zgjedhim kurvarët!

            Përgjigjjuni
            1. O
              O me Lamen o me Volfin

              Pershendetje ne shqipni jane mesuar me falas qyl me bej nder me bej punen me nje gote rapi. Ne vend qe te kerkoje cilesi - pergjegjesi kush mban kur behet gabime kush paguan - edhe mireqenie sociale qe te paguash vete. Do zoti ecin punet mire edhe na fusin ne bashkesine e tyre pastaj duam sduam jemi te detyruar te punojme e te behemi te zgjuar ndryshe perfundon poshte ures ose i humb te gjitha

              Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje