Rreth një e pesta e të punësuarve të përhershëm që në Gjermani kujdesen për të sëmurët, të moshuarit, personat e pafuqishëm dhe me aftësi të kufizuara kanë shtetësi të huaj, ka bërë të ditur sot Agjencia Gjermane e Punësimit, me rastin e Ditës së kujdestarëve dhe infermierëve më 12 maj.
Në Gjermani rreth 1 milion e 760 mijë të punësuar kujdesen çdo ditë me orar të plotë ose të pjesshëm për persona të pafuqishëm në spitale, në shërbime ambulatore ose në institucione rezidenciale. Kjo përfaqëson një rritje prej 22 për qind në këtë profesion gjatë dekadës së fundit.
Nga ky numër, 734 mijë punojnë në spitale dhe klinika, ndërsa 843 mijë kujdesen për persona në mënyrë rezidenciale, pra në shtëpitë e tyre. Për shkak të nevojës në rritje për kujdestarë, gjithnjë e më shumë njerëz me shtetësi të huaj po punësohen në këtë sektor, dhe numri i tyre tani arrin rreth 353 mijë, ose rreth 20 për qind. Pjesëmarrja e tyre është edhe më e madhe në kujdesin në shtëpi.
Për nga përqindja, më së shumti të huaj në këtë profesion vijnë nga Bosnja dhe Hercegovina, Turqia dhe India. Në total, numri i të punësuarve nga vendet e Ballkanit Perëndimor në sektorin e kujdesit është 54.700, gjë që lidhet pjesërisht me rregulloren preferenciale gjermane për Ballkanin Perëndimor, e cila lehtëson punësimin e njerëzve nga ky rajon.
Po rritet gjithashtu edhe numri i shtetasve sirianë në këtë fushë, i cili ka arritur në 9.300 në një kohë shumë të shkurtër.
Në këtë profesion, gratë janë shumicë e dukshme me 81 për qind, por një pjesë e madhe e tyre nuk punojnë me orar të plotë, dhe as rreth një e treta e meshkujve kujdestarë nuk punojnë me orar të plotë.
Në disa pjesë të Gjermanisë, për shembull në metropolet Mynih dhe Frankfurt, mes atyre që kujdesen për të sëmurët ka më shumë të huaj sesa gjermanë.
Disa vende, megjithatë, përfshirë Bosnjën dhe Hercegovinën, Jordaninë dhe Vietnamin, në vitin 2025 kanë ndërprerë bashkëpunimin më të ngushtë me Berlinin për rekrutimin e kujdestarëve për Gjermaninë, pasi edhe vetë po përballen me mungesë të stafit shëndetësor.
Portali mediendienst-integration.de, i Këshillit gjerman për migracionin, ka raportuar sot se, pavarësisht nevojës së madhe të sistemit shëndetësor gjerman, profesionistët e huaj të kujdesit përballen me vështirësi në integrim, dhe në një anketë gjysma e tyre kanë deklaruar se përjetojnë çdo ditë një formë diskriminimi.
Kjo lidhet pjesërisht me procedurat e gjata për njohjen e diplomave të huaja, pjesërisht me mungesën e “kulturës së mirëseardhjes”, si dhe me faktin se të huajt zakonisht paguhen më pak se kolegët gjermanë, pasi shpesh punojnë në kujdesin ambulator, i cili është më pak i paguar.
Kohët e fundit janë raportuar edhe raste në media për metoda shfrytëzuese dhe praktika të dyshimta të disa agjencive që ndërmjetësojnë punësimin e kujdestarëve të huaj, për shembull në Berlin dhe Saksoni, shkruan portali.
Po pse car duan ata, te punojne ne zyrat e spitalit? Po ju pelqeu ok perndryshe krisni bythen e ikni andej nga keni ardhur.
Ho Gjerman per Gjerman po sikur nuk eshte korrekt komenti tuaj.. Eshte krenari te punshe ne Prefesionin si Infermiere.... ndimon secilin qe ka nevoje.... Eshte nje ndime dhe sakrifice dhe e lodhshme ky Prefesion.... secili duhet te kete Respekt dhe dashuri per kete Prefesion te nderuar...eshte njesoje pothuaj sikur te ndimon Zoti... Secili ne jete i vjen rradha te kete nevoje per Infermiere te tille me kete Prefesion...
Ho Gjerman per Gjerman po sikur nuk eshte korrekt komenti tuaj.. Eshte krenari te punshe ne Prefesionin si Infermiere.... ndimon secilin qe ka nevoje.... Eshte nje ndime dhe sakrifice dhe e lodhshme ky Prefesion.... secili duhet te kete Respekt dhe dashuri per kete Prefesion te nderuar...eshte njesoje pothuaj sikur te ndimon Zoti... Secili ne jete i vjen rradha te kete nevoje per Infermiere te tille me kete Prefesion...
U pastrojn mutin nga bytha nazistëve për lek. Nuk e di oreksin e këtyre njerëzve kur han bukë dhe ju del para syve suma e pacientëve me marmalade. Më mirë me vra veten se me prit pensionin pas 50 viteve punë të tillë 5 ditë në jave nga 8 orë.Jetë qeni (përrall nga e kaluara).
Sa fatekeqesi qe mendon dhe komenton negativ per nje Prefesion si Infermire qe eshte nje Prefesion me i nderuar mund te thash ..Te ndimoshe cilin do qofte si keto Infermere te nderuar te pa lodhur dhe me punen qe djersisin dhe lodhen aqe shume saqe ata e dine.. Eshte nje Prefesion qe duhet treguar vetem Respekt dhe dashuri per secilin nga keta qe ushtrojne kete Prefesion...keta njerez edhe Zoti i ndimon .... keta njerez po te komunikosh me keta, e thojne vete me gojen e tyre , qe te punoshe ne kete Prefesion duhet te punoshe me dashuri dhe me zemer... per ndryshe je ne Prefesion te gabuar nese nuk punon me dashuri .....Nuk ka rendesi ha punon ne Gjermani apo ne ( Shqiperi qe fatejkeqesisht nje pjese hapin syte mos tju japesh ndonej bakshishe ) apo ne ndonje shtet tjeter...eshte krenari dhe nje pune shume e nderuar, tju sherbeshe secilit qe ka nevoje.....
Ke te drejte qe cdo pune duhet vlersuar. Por nuk eshte budallallek ti sherbesh per vite me radhe pleqve te botes dhe te lesh prinderit e tu ne meshire te fatit, vetem per ca leke, sic i lene ne Shqiperi ku pleqt kane dite qe kann vdekur dhe nuk i intereson askujt.
Kok palaret qe komentojne pa e kuptuar qe tek infermieret falemi gjithmone.50000 qe punojne ne perendim vetem per nje jete me te mire ,ku paguhen me shume per te njejten pune qe benin dhe ne vendet e tyre .Dhe duke pare komenetet e ca bajgave them shume mire bejne qe ikin ,mire qe punojne nate e dite por nuk jane as te vleresuar.Mgth se vendi nga iken ka investuar per shkollimin e tyre dhe moralisht nuk eshte e drejte qe te ikin pa kontribuar te pakten disa vite aty ku u shkolluan. Gjithesesi respekte per punen dhe devotshmerine tuaj.