“Nuk jemi në prag të një pandemie”. Këto janë disa fjalë për të qetësuar ata që janë të shqetësuar për shpërthimin e Hantavirusit që ndodhi ditët e fundit në një anije turistike që udhëtonte në Atlantik. Ato janë shprehur nga Drew Weissman, imunologu që fitoi Çmimin Nobel në Mjekësi për vitin 2023 për kontributin e tij themelor në zhvillimin e vaksinave efektive MRNA kundër pandemisë Covid-19, i intervistuar nga gazeta italiane La Stampa.
“Është e vërtetë që transmetimi ndodh nga një person në tjetrin”, shpjegon Weissman, “por ndryshimi krahasuar me Covid është se hantavirusi nuk përhapet aq shpejt; në fakt, transmetimi është shumë i dobët”. Sipas imunologut, situata është menaxhuar mirë deri më tani. Ne duhet të vazhdojmë të “mbajmë vigjilencën dhe monitorimin tonë” ndërsa presim që të mbërrijnë vaksinat. “Ato janë tashmë në laboratorë”, vazhdoi Weissman për La Stampa, “por do të duhen nëntë ose dhjetë muaj që ato të jenë të finalizuara për përdorim”.
Weissman beson se me siguri do të ketë pandemi të reja në të ardhmen: “Kemi pasur tre pandemi të koronavirusit dhe dhjetëra pandemi të gripit në 150 vitet e fundit. Këto janë fenomene natyrore për mjedisin tonë. Problemi është se nuk jemi të përgatitur”, nënvizon ai. Sipas fituesit të Çmimit Nobel, “për t'i parandaluar ato, ne duhet të investojmë në kërkime dhe të vëmë në dispozicion fonde.
Të kesh një vaksinë të gatshme bën ndryshimin midis parandalimit dhe shërimit”, thekson ai. Organizata Botërore e shëndetësisë ka qetësuar opinionin publik duke konfirmuar se gjithçka është nën kontroll dhe se nuk do të kemi në pandemi të re. Megjithatë rastet janë shtuar dhe autoritetet shëndetësore në disa vende janë në garë me kohën për të gjurmuar dhe për të frenuar një shpërthim të hantavirusit.
Duhet nje epidemi tjeter. Aj e para nuk i perfundoj qellimet e saj. Ajo nuk ariti te na mbylle pergjithmone brenda kater mureve e shtepise, nuk e beri teknollogjine te na mare tere aktivitetin e jetes tone, e as nuk i beri burrokratet te drejtojne plotesisht globin si mbreter ne diktature. Duhet nje tjeter epidemi
IKNI MOR QELBESIRA SE NA E SHPIFET ME KETO IDIOTESIRA . PANDEMINE E KE NE TRU DHE TA GEZOSH
Aman mos na beni me vaksina, se ajo e COVID-it me beri me keq se covidi vet. Vaksina me shtriu ne shesh me marje mendsh e mungese fuqie, covidin e mora vesh qe e kisha vetem nga nuhatja se nga trupi skisha asgje.
Tere shkencetaret harrojne ligjet e natyres ( ose Zotit per ata qe besojn ne Zot) . Epidemi ka patur tere historine e jetes ne palanetin tone. Dhe ndermjet epidemise natyra ( Zoti) ka rregulluar jeten ne planet. Kur planeti mer nje drejtim jo te mire, epidemite drejtojne planetin ne drejtimin e duhur. Sot ne shume vende minjte kane pushtuar ambjentet ku jetojne njerezit. Kjo per disa arsye. Njerezit jane shtrire ne zonat ku jetojne minjte, njerezit lejojne minjte se nen parrullen e mbrotjen se kafsheve ( Ne perendim ne qytetet e medha minjte kane "pushtuar" qyetetet por mbrojtesit e kafsheve nuk lejojne vrasjen e tyre) ose mos kujdesi per higjenen lejon minjte te bashjetojne me njerezit. Dhe natyra ( Zoti) nderhyn per ta rregullaur kete crregullm. Asnje ( shkencetar, bisnesme apo ideolog) nuk del dot mbi natyren ( Zotin) Sado keshilla te japin shkencetaret, sado vaksina te prodhojne bisnesmenet e sado ideologji te perhapim ideologet. Zbatoni ligjet e Natyres ( Zotit) dhe epidemite do te jene me te pakta. Natyra ( Zoti) e ka bere njeriun te luftoje me qeniet e tjera jo te bashkjetoj me ta.
Ore po qekur doli ky virusi sikur nuk po flitet shume per luften ne Iran .Edhe nje pyetje tjeter ,kush jane perfituesit me te medhenj nqs ka nje pandemi tjeter. te paret jane firmat farmaceutike qe si me magji e nxjerrin vaksinen pas 3 muajsh( e kane ne xhep por si do i rritet çmimi) i dyti eshte Trump bolja qe per te gjetur nje preteks per tu larguar nga lufta eshte i afte te beje gjithshka .Pandemite kane ekzistuar qe ne kohet e lashta dhe ashtu siç kane filluar ashtu dhe kane mbaruar.Te vdekur ...po do kete ashtu siç ka miliona nga kanceri dhe semundjet e tjera.
E ka bere Kina vaksinen gati.