Ndikimi i turizmit, Shqipërisë i duhen 1.9 miliardë euro ushqime këtë vit

22 Korrik 2026, 16:35Ekonomia TEMA
Ndikimi i turizmit, Shqipërisë i duhen 1.9 miliardë euro ushqime

Shqipërisë i duhen 1.9 miliardë euro ushqime këtë vit. Përllogaritjet janë bërë nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, bazuar te pritshmëritë për 14 milionë turistë. Kjo shifër është 300 milionë euro më e lartë se vitin e shkuar gjatë së cilit vendin e vizituan gati 12.5 milionë të huaj. Turistët duan prodhime shqiptare, po sa mundet bujqësia jonë të ushqejë turistët e huaj?

“Kapacitetet janë, por nuk janë mundësitë. Çfarë do të thotë kjo. Ne nuk jemi kompetitive. Në gjithë shtetet e botës, bujqësia subvencionohet, Ku më shumë e ku më pak, por gjithmonë më shumë se sa Shqipëria”, thotë për A2 CNN Theodhor Kristuli, kryetar i Unionit Agroushqimor.

Turizmi është një shans i mirë për bujqësinë, vlerësojnë njohës të sektorit. Por me zhvillimet aktuale në bujqësi, veçanërisht ato në drejtim të financimit, më shumë se sa prodhimi vendas, të gjitha gjasat sinjalizojnë për zgjerim të importeve.

“Duke parë edhe pjesën e turizmit që po na rritet goxha, do të ishte një gjë e mirë për ne sikur të ktheheshin pak sytë te bujqësia. Do ndihmonte ekonominë, fermerët, pra të gjithë ne”, thotë Kristuli.

Sikur të mos mjaftonte prodhimi i dobët vendas, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit iu përgjigj flukseve në rritje të turistëve, duke hequr sërish nga skema kultivimin e grurit. “Duke parë edhe pjesën e turizmit që po na rritet goxha, do të ishte një gjë e mirë për ne sikur të ktheheshin pak sytë te bujqësia. Do ndihmonte ekonominë, fermerët, pra të gjithë ne”, thotë Kristuli.

Rritja e kërkesës për konsum nga të huaj, për shkak të prodhimit të dobët vendas po ushtron presion mbi çmimet e produkteve. Kryesisht bulmeti, por edhe zarzavatet e prodhuara në vend u shtrenjtuar mesatarisht me 5 për qind vetëm gjatë vitit të shkuar.

3 Komente

  1. d
    dhe ed-koleka vazhdon te talle bythen

    Normal, qe nje mendje e kufizuar piktori i fandaksur, kur vihet ne krye te shtetit do te cfaqen vec te tjerave dhe keto disekulibra, me pasoja te renda, per zhvillimin dhe jetesen e shqiptarve. Nje e tille qenie, eshte e destinuar, te fshihet mbas fasadave ( keshtu e filloi duke ngjyrosur ndertesat plaka te kohes se kolekes)dhe fishekzjareve me shpenzime maremendese, mbas te cilave fshihesh korrupsioni dhe cilesia e keq dhe nje disekuliber katastrofal, per zhvillimin e degeve te ekonomise. U investua i gjithi symbyllur ne turizem, ku u ngriten masivisht dhe hotele dhe ndertesa, ne siperfaqe te grabitura, me para te pista, ku afrohesh dhe nje sherbim larg, atij te turizmit te huaj. Dhe rritja e madhe e kerkeses per ushqime, si pasoje e dyndjes se turisteve, beri qe cmimet e tyre, te arrinin dhe nje nivel me ato te vendeve te zhvilluara, kur rroga e sklleverve shqiptare dhe vecanrisht pensionet, jane shume me ulet se me ato vende.

    Përgjigjjuni
    1. B
      Ben

      Do ishte gje e mire per bujqit Shqiptare po te kishte shtet, por ai shte sundohet nga tregtaret dhe ndertuesit sepse eshte fitimi eshte me i lehte dhe pastrimi behet me shpejt!

      Përgjigjjuni
      1. Z
        Zylo

        Sa të privatizojë dhe malet me Balluqet e PS prodhimi do të dalë sheshit .Pasi i shkretuan fshatrat tani kërkojnë prodhime,Nëse këekon duhet gë japësh se vetëm keni marrë deri më sot

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje