Aksidenti te TEG-u la një të vdekur dhe dy të plagosur, Policia zbardh dinamikën paraprake, viktima ende e paidentifikuar 

22 Korrik 2026, 18:05Kronika TEMA
Aksidenti te TEG-u la një të vdekur dhe dy të plagosur, Policia

Policia ka dhënë detaje paraprake për aksidentin e rëndë të ndodhur te rrethrrotullimi i TEG-ut.

Sipas saj, rreth orës 16:20 një kamion pompë betoni është përplasur me një automjet, më pas ka çarë barrierat metalike mbrojtëse të rrethrrotullimit dhe ka rënë në nivelin e poshtëm të aksit TEG–Elbasan.

Si pasojë, njëri prej personave që udhëtonte në kamion dyshohet se ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa tjetri ndodhet në spital në gjendje të rëndë.

Policia bën me dije se të dy janë ende të paidentifikuar dhe po punohet për të përcaktuar nëse viktima ishte drejtuesi i kamionit apo pasagjeri.

Ndërkohë, drejtuesi i automjetit tjetër, 28-vjeçari me iniciale R. N., ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën, ndërsa grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i plotë i Policisë së Shtetit

Rreth orës 16:20, te rrethrrotullimi i TEG-ut, një kamion (pompë betoni) është përplasur me një automjet. Si pasojë e përplasjes, kamioni (pompë betoni) ka çarë barrierat metalike mbrojtëse të rrethrrotullimit dhe ka rënë në nivelin e poshtëm të aksit rrugor TEG–Elbasan, në drejtim të Elbasanit. Për pasojë, njëri prej personave që udhëtonte në kamion (pompë betoni) dyshohet se ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa personi tjetër është transportuar në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore. Dy personat që ndodheshin në kamion (pompë betoni) janë ende të paidentifikuar dhe po punohet për përcaktimin nëse personi që ka humbur jetën në vendngjarje ishte drejtuesi i kamionit apo ishte personi që ndodhet në spital. Ndërkohë, drejtuesi i automjetit tjetër, shtetasi R. N., rreth 28 vjeç, është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

3 Komente

  1. S
    Sass

    Vetem ne shqiperi maunet dhe autobuzet duan te ecin me shpejt se BMV pastaj ndodhin keta ngjarje

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shofer pa lekë

      Po një trajl botë karburanti bosh mendoj të martën ora 10 nga Vora për Durës me 90 a 100 dhe ndryshonte korsit parakalonte veturat

      Përgjigjjuni
      1. A
        Aa

        Nuk jam specialist , por kam pershtypjen qe ai rreth rrotullim tek TEG-u eshte me diameter shume te vogel , hyrjet ne te jane shume afer njeri tjetrit

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje