Policia Rrugore bën bilancin: Mbi 4 mijë gjoba dhe 8 arrestime në 24 orë

22 Korrik 2026, 16:45Kronika TEMA
Policia Rrugore bën bilancin: Mbi 4 mijë gjoba dhe 8 arrestime në

Policia Rrugore ka vendosur 4 255 gjoba në 24 orët e fundit, gjatë një operacioni masiv për parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë rrugore.

Gjithashtu janë arrestuar 8 shoferë, nga të cilët 6 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 2 për drejtim pa leje drejtimi.

Policia Rrugore ka publikuar bilancin e kontrolleve të kryera gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë rrugore.

“Gjatë 24 orëve të fundit, shërbimet e Policisë Rrugore në të gjithë vendin kanë intensifikuar kontrollet dhe monitorimet në akset rrugore, me qëllim parandalimin e sjelljeve të rrezikshme në timon dhe garantimin e një qarkullimi sa më të sigurt për të gjithë përdoruesit e rrugës. Si rezultat i kontrolleve, janë vendosur 4 255 masa administrative për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”, tha policia.

Shërbimet e saj kanë qenë të pranishme në akset kryesore, duke monitoruar sjelljet e rrezikshme në timon dhe duke ndërhyrë për të garantuar një qarkullim më të sigurt për të gjithë përdoruesit e rrugës.

“Gjatë monitorimeve janë evidentuar raste të shpejtësisë tej normave të lejuara, parkimeve të gabuara dhe shkeljeve të tjera që cenojnë sigurinë rrugore. Në zonat urbane janë vendosur 1 530 masa administrative për parkime të gabuara, ndërsa me përdorimin e mjeteve ngritëse të Policisë së Shtetit janë larguar automjetet e parkuara në korsitë e dedikuara dhe në trotuare, të cilat pengonin lëvizjen e lirë të qytetarëve. Në akset rrugore nacionale janë vendosur 1 331 masa administrative për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, një nga faktorët kryesorë që ndikon në rëndimin e pasojave të aksidenteve rrugore”.

Një pjesë e madhe e tyre lidhet me parkimet e gabuara në zonat urbane, ku automjetet e parkuara në korsitë e dedikuara dhe trotuare janë larguar me mjetet ngritëse të Policisë së Shtetit, duke liruar hapësirat për lëvizjen e qytetarëve. Në akset nacionale, janë konstatuar raste të tejkalimit të shpejtësisë së lejuar, një nga faktorët kryesorë që ndikon në rëndimin e pasojave të aksidenteve.

Policia ka evidentuar edhe shkelje të tjera që cenojnë sigurinë rrugore. Janë konstatuar drejtues që nuk kanë vendosur kaskën mbrojtëse, të tjerë që nuk kanë përdorur rripin e sigurimit, si dhe raste të përdorimit të celularit gjatë drejtimit të automjetit. Po ashtu, janë regjistruar parakalime të gabuara, drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, si dhe manovra të rrezikshme e krijim zhurmash në qendrat urbane.

“Në këtë kuadër, janë arrestuar 8 drejtues automjetesh, nga të cilët 6 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 2 për drejtim pa leje drejtimi. Ndërkohë, prezenca e Policisë Rrugore është shtuar në terren, veçanërisht në akset kombëtare dhe drejt zonave bregdetare e turistike, duke përdorur mjete inteligjente për monitorim më efikas.”

Policia Rrugore apelon për kujdes maksimal nga të gjithë drejtuesit e automjeteve, duke i ftuar ata të respektojnë rregullat e qarkullimit dhe të shmangin çdo sjellje që rrezikon jetën e tyre dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës.

4 Komente

  1. M
    Mondi

    Ore jam unë gabim apo…? 4000 gjobanë 24 orë me shumë rrezervë janë rreth 4 milion dollarë të ardhura në 24 orë, ose rreth 5 mijë rroga policësh. Biznes me leverdi.

    Përgjigjjuni
    1. J
      Ju qr

      Betonierat dhe kamionat e ndertimit te oligarkeve te rames ecin me shpejtesi te cmendur ne zonat e banuara. Se kane leke kompanite dhe paguajne per cdo gje. Nderkohe merreni me statistika dhe me propagande edhe kur behet fjale per jete

      Përgjigjjuni
      1. G
        G

        Rama n burggg

        Përgjigjjuni
        1. S
          Sunitet a shiitet nuk behen njerez.....

          Rama n'burg por araboshqipfolesit siguro ne varr..... gezuar ramazonin!

          Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje