Këshilli i Ministrave ka miratuar këtë të martë një paketë projektvendimesh me ndikim në fushën sociale, që synojnë rritjen e mbështetjes për personat me aftësi të kufizuara, familjet e tyre dhe ndihmësit personalë.
Paketa parashikon dyfishimin e pagesës për 10,240 fëmijë me aftësi të kufizuara, me një efekt financiar shtesë prej 750 milionë lekësh në Buxhetin e Shtetit. Masa do të hyjë në fuqi me efekte financiare nga 1 korriku 2026.
Sipas qeverisë, mbështetja shtesë financiare synon të përmirësojë cilësinë e jetës së fëmijëve me aftësi të kufizuara, duke lehtësuar barrën ekonomike të familjeve dhe duke nxitur ndërhyrjen e hershme, zhvillimin e aftësive dhe përfshirjen sociale.
Një tjetër ndryshim i rëndësishëm është heqja e detyrimit për paraqitjen çdo vit të dokumentacionit mjekësor pranë komisioneve të vlerësimit për rastet kur afati i përfitimit është disa vjeçar. Sipas qeverisë, kjo masë do të ulë procedurat administrative dhe kostot për përfituesit.
Paketa parashikon gjithashtu njohjen e periudhave kontributive për 14,657 ndihmës personalë të personave me aftësi të kufizuara, me një efekt financiar shtesë prej 674 milionë lekësh në Buxhetin e Shtetit. Kjo masë do të nisë të zbatohet nga 1 shtatori 2026.
Me këtë vendim, periudha e shërbimit të ndihmësve personalë do të njihet si periudhë kontributive për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore, ndërsa synohet forcimi i kujdesit në familje dhe reduktimi i nevojës për institucionalizim.
Paketa e miratuar përfshin gjithashtu ndryshime në vendimet e Këshillit të Ministrave që rregullojnë pagesat për personat me aftësi të kufizuara, përfitimet nga statusi i të verbrit, procedurat e vlerësimit të aftësisë së kufizuar, si edhe mbrojtjen e veçantë për gratë e papuna me tre ose më shumë fëmijë deri në 18 vjeç.
Po pse o qeveria i keni vjedhur sharabajges Jorida i nisiativen ,se do i paguante nga leket e saj dhe te salehut
Si nuk i shkoi kujt mendja per invalidet qe ka mbetur,aq sa as ilaçet nuk përballohen,se ata kot nuk jane invalid
O kokrra e bythe-qirit o Ed Palloshi i Lubise, u deshen "Flamingot" o mashtrues per tu dukur njeri i mire qe mendon edhe per femijet me aftesi te kufizuar, por ti i ke bere gjithe qytetaret shqiptare me aftesi te kufizuar o psikopat me kartele ne psikiatri. Veten rrezimi dhe arrestimi yt oPasha i Surrelite shpeton Shqiperine qe po e perdor si mall te lene trashegim nga Kristaqi firmetari i pushkatimit te dy poeteve te rinj desidente ne kohen e diktatures.
Lodhesh kot me injorantër si puna juaj. Është dukuri tipike te kokëpalarët si puna jote që dinë vetëm të shajnë dhe të çirren duke u sjell rreth e rrotull bulevardit si Hijenat , pë një copë kockë të dhuruar nga padronët tuaj.
Po pagesa e aftësisë së kufizuar tek të rriturit, 10.330 lekë do të vazhdojë të jetë? As ilaçet nuk merren me këtë pagesë!!
Nderkoh qe mashtrimi i radhes qe me bonusin e bebeve te lindur, ku vete beu i Surrelit, pohoje me gojen e vete se duke filluar nga 1 janari 2026 do te ndryshoje bonusi per bebet e lindura, ku pagesa do jete deri kur femija te mbushi 5 vjec, me bonus mujor,5,7 e 10 mij leke. Por e verteta, doli..... mashtrim, genjeshter, e si i thone fjales puthu me Taren ose me Milon.