Po pushonte buzë liqenit të Pogradecit, i moshuari humb jetën befasisht, ja për çfarë dyshohet

23 Korrik 2026, 19:40Kronika TEMA
Po pushonte buzë liqenit të Pogradecit, i moshuari humb jetën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Pogradecit. Një i moshuar ka humbur jetën pasi dyshohet se ka pësuar infarkt teksa pushonte buzë liqenit, teksa ishte duke pushuar.

Sipas informacioneve paraprake, ai ndodhej në një nga stacionet e plazhit kur është ndjerë keq. Menjëherë kanë ndërhyrë mjekët e pranishëm në plazh për t’i dhënë ndihmën e parë, duke u përpjekur ta rikthenin në jetë. Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, i moshuari nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Rrethanat e plota të ngjarjes pritet të sqarohen nga autoritetet, ndërsa paraprakisht dyshohet se shkak i vdekjes ka qenë një infarkt kardiak.

Lini një Përgjigje