Ende vijon të jetë aktiv zjarri në Bregas dhe Shelegar. Banorë të fshatrave Bregas dhe Shelegar janë bashkuar me ekipet e shpëtimit në terren për të frenuar përhapjen e flakëve, duke luftuar zjarrin me mjete rrethanore në kushtet e një terreni të thyer dhe të vështirë.
Madje banorë të Bregasit i erdhën në ndihmë një zjarrfikësi i cili u lëndua në këmbë pasi rrëshkiti duke e ndrydhur atë, duke mbetur për disa momente i rrezikuar nga afërsia e flakëve.
Banorët njoftuan menjëherë ambulancën dhe e transportuan zjarrfikësin nga zona e zjarrit deri te mjeti i urgjencës.
Ndërkohë, përpjekjet për shuarjen e flakëve vijojnë. Në këto momente në ndihmë për shuarjen e zjarrit ka ardhur edhe një helikopter.
Lini një Përgjigje