Dhuna e sotme në protestën para Kuvendit nuk është shqetësuese as për protestën, as për policinë. Ajo nuk ishte një provë force në emër të ish-protestës, por një operacion special i Berishës për të marrë nën kontroll protestën me dhunë.
Të shoqëruarit si ushtrues dhune nga policia dhe të tjerët që ishin aty janë thjesht, me emër e mbiemër, kontingjent i PD-së, kryesisht nga Qarku i Lezhës, kryesisht Laç dhe Lezhë dhe disa njerëz të Albin Kurtit, të sjellë në mënyrë të organizuar në protestë për dhunë.
Në këtë aspekt, e vetmja gjë e re ishte që dhuna u shpalos në emër të ish-protestës. Por nuk ishte e asaj proteste për të cilën flasim, por një marrje e pushtetit me dhunë nga Berisha mbi protestën .
Për këtë shkak është e parëndësishme nga pikëpamja politike si dhunë, pasi nuk është një fenomen i ri, por një identitet i PD-së. E rëndësishme është vetëm nënshtrimi me dhunë që Berisha i bëri protestës.
Detaji i parë u pa pasi nisi dhuna, tek siguria që vetë Berisha dhe deputetët e tij kishin se protestuesit nuk do t'i qëllonin me vezë apo sende të forta kur të kalonin duke hyrë në Kuvend. Për gati dy javë Berisha e shmangu shkuarjen në Kuvend pikërisht nga ky siklet, derisa vendosi të marrë pushtetin dhe kontrollin e plotë mbi aktet e dhunës së protestës.
Vetëm një grup i vogël, i parëndësishëm, ishin organizatorët e protestës, por edhe ata janë demokratë të zemëruar nga luftërat e klaneve në PD, që e kanë shndërrimin e dhunës në identitetin e vet të vetëm.
Për këtë arsye kemi vetëm një zhvillim të ri politik, por jo ndonjë dhunë të re.
Dhuna e Berishës në protesta është e njohur dhe e menaxhueshme. Problemet e vetme që shkakton janë lëndimet e policisë dhe qytetarëve që nuk pranojnë t'i bashkohen asaj.
Në një farë mënyre, kështu protesta hyn në shtratin e PD-së dhe nën kontrollin e saj, duke e ndarë atë nga protesta qytetare, e cila e zhbëri PD-në dhe e ktheu në kufomë politike për 50 ditë.
Tani nuk është se ky zhvillim i ri do ta ngjallë PD-në, por do ta vrasë protestën, e cila u maskua si lëvizje qytetare. Lirisht mund të thoni se nuk është protesta e 51-të, por e 551-ta, pasi është vazhdim i të gjitha protestave me të cilat Berisha ka mbajtur gjallë kufomën e tij politike këto 35 vjet. Është thjesht ushqim për të mbajtur gjallë kufomën, por jo për të mbajtur gjallë shpresën.
Qëni që është mësuar të hajë mut, edhe kur i jep mish për të ngrënë, i merr erë, dhe thotë që mishi nuk është bio…. A doni më për shokin Sali Brrisha ?
IMER IK FUTJA KARIN NE BYTH BLEDI MANES DHE FRRYK CYPIT
Ishin 8-9 rrugaçe te paguar nga PD , nuk bene asgje vec njollosin vehten dhe PD... Policia te kapi rrugacin qe goditi me gurre rrugacin tjeter dhe ta nxjeri para drejtesise.
Besojë qe duhet të paguhen mirë
Si gjithnje dhe kudo. Kudo ku fut gishtin kjo kufome kriminale e pa ndeshkuar, do duken shenjat e dhunes shpellare.
Shumë e saktë,Një KUFOM,një PLEHRË e hedhur poshtë nga koha.një anti Shqiptar i pështirë ne suart dhe shpirin e tij si MUTË.
Shumë e saktë,Një KUFOM,një PLEHRË e hedhur poshtë nga koha.një anti Shqiptar i pështirë ne suart dhe shpirin e tij si MUTË.