Shkuarja e Edi Ramës në Theth, një vit pas prishjes së ndërtimeve abuzive aty, dhe rikthimi i debatit rreth Paketës së Maleve tregon nivelin poshtërues të padijes që politika jonë ka për bujqësinë dhe fshatin.
Do të mjaftonte cektësia dhe lehtësia me të cilën thonë broçkulla për Paketën e Maleve për të kuptuar pse fshati shqiptar ka mbetur për 35 vjet rrugëve.
Kjo gjuhë në debatin publik tregon se problemi më i madh që ka opozita në Shqipëri është se nuk ka më në fokus problemet reale që ka Shqipëria, por ka fiksimet dhe paragjykimet e debilëve të saj që e përfaqësojnë publikisht.
Problemi kryesor që ka sot fshati shqiptar është se çështja e pronësisë mbi tokën, për shkak të ligjit 7501 dhe çështjes së pronës së patrashëgueshme të mbetur si pronë e "katundit", kanë bllokuar ekonominë dhe e kanë bërë fshatin shqiptar të pafuqishëm të jetë kontribuues në ekonomi. Askush nuk mbjell dot fushat e Shqipërisë të parcelizuara me nga 500 metra katrorë dhe nuk zhvillon dot turizmin në male, ku turistëve befas u del para dikush me armë në dorë dhe u thotë: "Mos kalo nga toka e gjyshit tem."
Kush e zgjidh këtë ngërç, në fakt zgjidh hallin e fshatit shqiptar. Qeveria aktuale nuk është se ka një plan të qartë për këtë gangrenë të madhe kombëtare. Ka vetëm disa arnime të problemit.
Për shembull, Paketa e Maleve duhet kritikuar si arnim i problemit dhe jo si zgjidhje e problemit. Ajo është një ofertë për pinjollët e banorëve të dikurshëm të fshatrave që kanë dëshirë t'i rizhvillojnë ato. Dhe oferta e qeverisë për ta është e thjeshtë: leje për të bërë biznes, por nuk u jep as pronësi dhe as siguri juridike të përhershme. Natyrisht është një hap përpara nga sa ishte situata, por jo një zgjidhje finale. Toka bujqësore e copëzuar është ende pa zgjidhje.
Një qeveri e guximshme shqiptare duhet të propozojë një reformë rrënjësore për pronësinë e tokës bujqësore në Shqipëri, e cila duhet të ndalë procesin e përjetshëm të ligjit 7501, që e lë tokën pa pronësi të qartë.
Të ashtuquajturat AMTP dhe shtyrja e vazhdueshme e vlefshmërisë së tyre është shtyrja e agonisë së bujqësisë shqiptare.
Shteti shqiptar duhet të vendosë një orë zero për eficiencën e tokës bujqësore në Shqipëri dhe duhet të detyrojë çdo posedues AMTP-je apo certifikate toke që ta funksionalizojë pronën e tij në shërbim të prodhimit bujqësor, për t'i dhënë ekonomisë të ardhurat që burojnë nga pronësia e tij mbi tokën. Reforma duhet të jetë e thellë dhe normalisht atipike, pasi zhvillohet në një vend ku edhe pronësia mbi tokën ka buruar nga një formë atipike. Shteti duhet të jetë i imponuar që çdo pëllëmbë tokë e Shqipërisë të punohet dhe të mos braktiset.
Tani, në vend që ta kritikojnë Edi Ramën pse nuk i bën reformat radikale, por thjesht arnon problemin, quajnë radikale Paketën e Maleve, vetëm se duan të thonë broçkulla pa e lexuar. Paketa e Maleve duhet kritikuar si hap gjysmak, madje si një kuadër ligjor që nxit vetëm biznese individuale e familjare, pa ndonjë siguri të madhe juridike.
Nuk mundesh që edhe të ankohesh se fshati po shpopullohet dhe, nga ana tjetër, të jesh kundër mundësive që krijohen për ta ripopulluar. Nuk mund të jesh edhe për zhvillimin e bujqësisë, edhe për ruajtjen e copëzimit të tokës bujqësore dhe zgjatjen e përjetshme të vlerës së AMTP-ve, që në fakt vetëm sa zgjasin agoninë e bujqësisë shqiptare.
Kjo tregon se ne në këto 35 vite nuk kemi humbur vetëm shansin që qeveritë të zhvillojnë një koncept të qartë mbi bujqësinë dhe të ardhmen e saj në raport me pronësinë mbi tokën, por kemi humbur shansin të kemi edhe një alternativë opozitare për këtë gjendje.
Unë e kuptoj se një grup marksistësh thotë broçkulla për tokën dhe fshatarët, por kur shikoj që partia më e madhe e opozitës, që e mban veten për të djathtë, ka shqetësim kryesor se Paketa e Maleve do t'i çojë oligarkët në fshat, e kupton që opozita e vërtetë "ka marrë malet".
Problemi që ka fshati shqiptar është se ende nuk bind dot një fshatar të kthehet aty dhe nuk i mbush mendjen dot asnjë vajze të martohet në fshat. Fshatrat janë plot me djem beqarë, të cilët dikur ikin dhe i lanë prindërit vetëm aty, dhe me fusha të papunuara, sepse secili ka nga 500 metra tokë pa letra.
Kurse opozitarët tanë të Facebook-ut dhe Instagram-it kanë hall se mos u është mbushur mendja biznesmenëve të mëdhenj të investojnë në fshat. Por, kur të mbërrijë ajo ditë, na njoftoni se shpëtuam fshatin dhe Shqipërinë.
Armando Shkullaku pseudo gazetar , zvarranik i familjes kriminale Berrisha.
Kur pushteti kerkon te ule malet e te ngreje halet, por dhs per faktin se 3 te katertat e Shqiperise jane male, natyrisht qe pushteti ne kurriz do ti kete banoret, shqiptaret, malesoret. Malet jane siguria, begatia, krenaria dhe varri I pushtuesve! Ndoshta kete te fundit, te huajt dhe kopilet e tyre ketu, nuk ua falin maleve! Ky tradhtar, hajdut, skizofren, pasi shiti ajrin (kompanive celulare, aeroprtet), bankat, minierat, bregdet e ishuj, det e nendet, po kercenon malet! Projekti i Shqiperise pa shqiptare, ka vdekur! Atdheu Merushe eshte me i madh se pozite e opozite se bashku! Mos e politizo nje shqetesim adekuat kombetar, nese je shqiptar!!!!!
Shqiperia do te behet me shpejt nese Paketa e Maleve harrohet, dhe nese ligji 7501 abrogohet/sgfuqizohet! Do kalojne breza e asnje me origjine malsor nuk do mundet as te mendoje qe te pretendoje se eshte pronar neper malesi. Kaq e thjeshte duhet te jete. Bujtinat neper malesi jane boll per deri ne 2050. Rama duhet te perqendroje cdo mundesi investimesh ne ndihme te turizmit cilesor. Dhe nuk mund te kete turizem cilesor nese nuk realizohen urgjentisht nje plan kombetar per te mundesuar qe deri ne 2030 detet, liqenet dhe lumenjte te kthehen ne 100% te paster si dikur para 35-40 viteve. Rama me kurajo duhet ti hyje punes per pastrimin ujrave te zeza anembane. Te tjerat e ben sektori privat.
Mjeshter I analizes. Fat qe te kemi.Jo me kot te gjithe gazetat prestigjioze I referohen shkrimeve tuaja kur botojne ndonje lajm per shqiperine.Cdo gje e shkruar e vertete.Konkretisht,personalisht,I kam cuar lajm zaptuesit te tokes se babes tem mos guxoje ta shfrytezoje se do ja nxij jeten deri sa te jem gjalle.
Mero. Une i kam qejf shkrimet e tua, por ky eshte nje nga me te dobetit, ose me i dobeti. Mundet qe: 1- I paguar ta besh kete shkrim. 2- Paketa e Maleve to leverdis personalisht per projected e tua. 3- Ke bindjen qe ne institucionet tona korrupsioni eshte zero. 4- Eshte normale per ty qe pronaret te vazhdojne kalvarin e tyre neper gjykata, biles te shtohen. 5- Eshte normale per ty qe pronaret e vertete te vriten me pronaret apo perdoruesit te njohur nga paketa e maleve 6- Jo ne por je ti ai qe nuk e ke lexuar ligjin
Ajo puna e rireformës së tokës, është shumë e rrezikshme. Dikush që ka marë tokën sipas ligjit 7501 ka bërë investime, ka bërë sera, ka mbjellë pemë, ullinj, vreshta, ka bërë shtëpi e stalla. Kërcet pushka, nëse do ti merret toka, apo do ti jepet diku tjetër. Kjo gjë gjen zgjidhje vetëm nëse shteti blen tokën e fshatarëve të cilët nuk e punojnë, se nuk kanë mundësi të punojnë ose janë të pamundur nga mosha apo gjendja shëndetësore. Pasi në fshat kanë mbetur vetëm pensionistët...... . Pra shteti blen tokën me çmim nxitës dhe po me këtë çmim ja shet atij që do të Investojë ose e lëshon me qira investitorëve vendas apo të huaj.
Bravo Mero po kujt i thua pa
Nuk mar dot asnje meter toke nga ajo qe gjyshi im e ka blere me fori,e mori tjetri falas me 7501
5000 m.toke ne fshat nuk mora asnje meter,per arsye se babai im nuk jeton ne fshat,kush mund ta zgjidhe .....