Partia Demokratike e Berishës ka bojkotuar dy seancat e fundit të Kuvendit, duke rritur shqetësimet false se mund të jemi para një bojkoti të ri parlamentar.
Nuk ka të bëjë fare me bojkotin.
E gjitha bëhet sepse protestuesit agresivë që kanë mbetur në rrugë dhe në rrjet si linçues janë një bandë ekstremistësh të Lëvizjes Bashkë, të cilët janë të vetmit që nuk harrojnë të thonë: "Rama në burg, Berisha në burg."
Ajo që po e shmang Berishën nga shkuarja në Parlament është pikërisht parkalimi para Kuvendit dhe përsëritja e këtij refreni nga pesë a gjashtë protestues agresivë, që zënë pritë aty me vezë dhe megafonë.
Fabula e Berishës se është me protestën dhe duhet të marrë pjesë deri në fund, duke injoruar ata që sulmojnë Berishën, është një përpjekje serioze për ta relativizuar përmendjen e emrit të tij dhe zëvendësimin e opozitës së PD-së nga një opozitë e re.
Por skena para Kuvendit, kur hyjnë deputetët, i barazon në sytë e opinionit deputetët e PD-së me ata të PS-së dhe kjo i prish punë.
Politikisht, Partia Socialiste nuk ka asnjë problem nga protesta. Madje, përballja me ta e forcon më shumë si parti te elektorati i saj, pasi konsiderohen nën agresion verbal dhe fizik.
Kurse PD-ja, duke qenë opozitë, zhvlerësohet, pasi, nëse protesta synon rrëzimin e qeverisë, ajo konsiderohet se tanimë e ka rrëzuar opozitën e PD-së në sytë e demokratëve.
Dhe kjo nxit tension dhe dëshpërim.
Në këtë pikë, Berisha e ka të argumentuar vendimin përse nuk duhet shkuar në Kuvend. Natyrisht, ai e quan bojkot, se nuk do të thotë arsyen reale përse nuk shkon dot në Kuvend, për shkak të protestuesve agresivë të Qorrit, por kjo nuk do të thotë se ka marrë një vendim të gabuar.
Kjo retorikë kundër bojkotit është false, pasi nuk bëhet fjalë për bojkot, por për një taktikë, meqë është seanca e fundit e Kuvendit dhe nuk do të mbetet shija e një sulmi publik para pushimeve.
Boll po dëgjon pse ka rizgjedhur Flamurin; tani nuk mund të rrijë të sqarojë edhe pse nuk e duan as protestuesit Flamurin.
Saliu po te doj te mbrohet nga mielli dhe vezet(qe behet byreku)te shoqerohet me neomaloken e kecave dhe me elisa spiropidhin,dhe asnje prorestus nuk e prek
Sidomos nga Spiropidhi e mbushur me botoks nga bytha e deri tek zoçka.
Ne njohjen e psikologjise se Berishes dhe gjithcka ka lidhje me te, Mero Baze eshte ndoshta me i sakti dhe me afer te vertetes se kushdo tjeter. Por te vjen keq qe nuk eshte i pavarur, pasi i ka te gjitha mundesite dhe njohurite te trajtoje me po te njejten saktesi poziten dhe drejtuesin e saj.
Opoziten e njeh mire se I kishte te gjithe zaret e vet duke fillu nga monstra vicidolit qe dhe ne banjo nuk shkonte pa I dhene leje ky.Po ziten e ka trajtu ashtu si e ka mendu jo si te pelqen ty apo tjetrit.
Vërejtja jote është me vënd. Unë gaboj që kërkoj nga dikush (në këtë rast Mero) të bëjë atë që nuk i thotë shpirti. Por ama, për të qënë më i saktë, unë thjesht, nisur nga profesioni që ushtron si gazetar, i kërkoj që të jetë i barabartë, neutral, në trajtimin e gjërave. Por juve u intereson të jetë në anën tuaj dhe kjo është e drejta juaj.
Foni,a duhet ta kujtoj qe nuk e ke ti monopolin e neutralitetit? Ajo qe per ty nuk eshte neutrale,per dike teter eshte more zoteri.Nese ke dicka qe e ka trajtuar ky dhe te eshte dukur e njeanshme,thuaje,dhe ka te tjere ketu qe mund te ndihmojne.Mund te jesh ti gabim.Ose ai.Nuk ka rendesi.Rendesi ka te argumentohet pa ofendime.
Foniiiiii o bole.... nese dikush te vendos tritolin per te vrare ti do behesh i anshem apo i pa anshem....Po ç'flisni kot o njerez te mbaruar Bufi kenetes ka tentuar ta zhduki fizikisht ju gjykoni kishte bisht jo nuk kishte bisht....
Mero une do behem me partine e re te boulevardit ( HAPIRIQi ) dhe do quhemi HAPIRIQiSTA........
Merushe, vdisni ta quani partine salikratike me emrin parti demokratike! Sa ulet e turpshem po luani ju jugoenveristet! Zoti marrte hak!
O Mero ,po nuk pati e nuk k andonje te mire kjo proteste, qe nuk shkrove qofte edhe nje rresht te vetem perte. Gjendja ne vend eshte mjaft e rende, na trego ndonje rruge tjeter te pakten se si mund te ndryshohet disi. Ata qe vuajne mungesen e ilaceve , rritjen e cmimeve dhe vatrat e braktisura nga femijet e dine me mire se ne cilin vend jetojme. Megjithate ti bej punen tende....
Kur ka qenë Shqipëria më mirë se sot o torollak? I thua vetes dhe realist!
Pse I vuajne? Le te kthehen se aty I kane vatrat.Pa leke.Vetem per buke u duhet te rropaten.Jo si neper bote ku duhet te punoje te pakten nje person qe te mbuloje qirane.Rritje cmimesh? Normale,kur I var shpresat ke importi se te perton menderja te punosh token tende.Ilace ka sa te duash Duhet ta paguash qe ta kesh.Pa leke e kishit ne kohen e xhaxhit dhe nuk ju pelqente.Hajt hidhuni se ju paralajmeroi.
Moj kasolle ku na mblodhe .Mero duhet theksuar se programi politik me tre pika I protestuesit (huazuar nga origjinali I zanit)dje ,I fut pallën ne prapanice çdo lloj programi politik nga politikanë te djathte dhe te majte dhe te qendres ,filozofie te sterholluar nga filozofet ,leksioni nga pedagoget ,opinioni nga analistat, **Me bëhet zemra mal kur I shikoj protestuesit .Dua te them ,Shqiperia e shqiptareve ,vdekje tradhetarve,ne duam vetëm 1-te hame ,2-te pime, edhe3- te q#më**
Citizen,si nga jugu si nga veriu ne nje mut jemi,po hipem ne karrike nuk zbresim me.Enveri nuk u ngop me kufoma sa ishte gjalle,dhe Sala sa te jete gjalle nuk e leshon.
Sali Berisha ka qenë, është dhe do të mbetet në historinë politike të vendit , si nona e mashtrimit. Plaku i lajthitur kujton se i ha populli lojnat e tij , po realiteti flet ndryshe . Atë e mbështet një pjesë e vogël e familjarëve të gardës së tij me në krye Nulin e malësisë të Kukësit . Këtë e vërteton rudhja e madhe që ka pësuar PD-ja që nga koha e dekorimit të tij nga USA dhe Britania e Madhe me "medaljen e artë" të NON GRATËS . Pa largimin e këtij "njeriu të shqyer" nga politika , demokratët do vazhdojnë të hanë bar , duke vërtetuar profecinë e mikeshës së Tabakes , zj Juri Kin .