Për gati dy muaj, protesta ia doli me sukses të vononte përgjigjen e pyetjes më të vështirë, se kush e ka autoritetin legjitim për të folur dhe vendosur në emër të njerëzve në shesh. Protestuesit këmbëngulën fort se e gjitha ishte një revoltë e “popullit” kundër pushtetit dhe sa kohë që identiteti i protestës ngrihej mbi refuzimin e gjithçkaje, ishte e lehtë të shmangeshin dallimet e brendshme. Armiku, i identifikuar qartë pas javës së parë, mjaftonte që protestuesit të paktën të dukeshin të bashkuar.
Por i ashtuquajturi Kuvend Kombëtar i mbledhur sot, e shaktërroi iluzionin e unitetit. Paradoksalisht, në momentin kur synimet arritën maksimumin e ambicies - përmes Kuvendit do të kalohej nga protesta tek politika – kjo e fundit u shfaq në formën e vet më regresive dhe banale. Praktikisht, mbledhja shpërtheu në sherre banale se kush duhet ta moderojë mikrofonin dhe kush e përfaqëson lëvizjen. Megjithatë, sado komike të duket, banaliteti i sherrit është në fakt simptomë e diçkaje më të madhe.
Çdo komunitet politik, dhe protesta është tashmë një komunitet i tillë, duhet të përballet dikur me pyetjen se, kush flet në emër të njerëzve që mblidhen çdo natë në shesh. Spontaniteti dhe horizontaliteti, të admiruara më shumë se sa duhet, nuk vlejnë si përgjigje sepse ka gjithnjë individë që flasin të parët dhe njerëz përcaktojnë agjendën e protestës. Thënë ndryshe, sado e vetëshpallur demokratike e horizontale, protesta ka në vetvete strukturat e saj të pushtetit, që deri tani thjesht i ka fhsheur nëpër rjete informale ku është më e vështirë t’i mbash përgjegjëse.
Ironia është se shumë nga aktivistët që kaluan më tepër se një muaj duke denoncuar pushtetin dhe hierarkinë, befas e gjetën veten duke u rrahur për të njëtat simbole hierarkie që pretendonin se po kundërshtonin me protestën e tyre.
Por ka një ironi edhe më të dhimbshme në gjithë këtë. Duket se, nga dy kampet që përbëjnë protestën – aleanca Erebara-Lëvizja Bashkë dhe konstelacioni i konspiracionsitëve – të vetmit që paskan një aftësi gjysmake organizimi politik (sado qesharake), qenkan këta të fundit. Edhe pse kritika e tyre ndaj qeverisë mund të jetë krejt e pabazë dhe zgjidhjet edhe më qesharake, ata të paktën përpiqen të identifikojnë mekanizmat e qeverisjes dhe japin idetë e tyre se si duhet zëvendësuar rendi ekzistues.
Grupi tjetër duket përjetësisht i ngërthyer në indinjatën e vet me pushtetin, i paaftë të japë qoftë edhe një përgjigje ndaj pyetjeve politike që lindin në momentin kur lëvizja duhet të ndërmarrë një vendim të përbashkët. Kush e përfaëson? Kush e përcakton agjendën? Kush mban përgjegjësi për disa nga gafat më të mëdha që iu kanë plasur keqas në duar?
Teoritë konspirative të Kuvendit Kombëtar mund të jenë një strategji e dobët, por mbeten gjithsesi diçka që ata njerëz atje e besojnë vërtet. Nga ana tjetër, ky moralizmi qytetar që refuzon gjithçka, nuk ka asnjë strategji se ç’duhet të bëjë përveçse të varë fotografi politikanësh e figurash publike mbi kazanë plehrash dhe të shkruajë komente negative në profilet e bizneseve ne Google Maps.
Të paktën për këtë duhet t’i jemi “mirënjohës” Kuvendit Kombëtar, pasi na tregoi se, në momentin kur protesta tentoi të bëhej politike, ata që për javë të tëra denonconin qeverinë, zbuluan se nuk kishin me çfarë ta zëvendësonin
MJAFTON TE SHOHESH RRESHTAT E PARE DHE E KUPTON PERBERJEN E UDHEHEQJES SE PROTESTES. CA PENSIONISTE NGA PASKUQANI, NDONJE HALLEXHI QE MENDON SE SE KETU DO JA ZGJIDHIN HALLET. NDONJE NAIV, SHUME DELIRANTE, GAZETARET E KAPTER FANES. MBRAPA QENDROJNE CA ANALISTA TV QE PRESIN RASTIN SE MOS KAPIN NDONJE GJE DHE FALANGAT E PERHERSHME TE DALI MUTIT. KETA DO BEJNE SHQIPERINE E RE DHE PRESIN QE POPULLATA ESHTE KAQ IDIOTE DA TU BESOJE FATET E VETA.
E dini kush eshte Bjorn Runa qe ka shkruar kete pacavure? Eshte ish deputeti Jeniceri, me porosi te Mero Bazes.
Ou, sa keq qënke ftohur... ! Mos pirdh më se na qelbe, yyyy...!
Beni ka qene burre i mire Bjorn. Nuk shitej
Hajde gallate hajde ,per te qeshur e per te qare
Ej,pashe nja dy video nga Kuvendi Kombetar me kuriozitet e sy e vesh kater,qe shyqyr do marrim vesh si do ndertojme Shqiperine e re.Por e dini cme beri pershtypje ? Kishte shume badigarde. Perse duheshin keta mes njerezve te barabart,pra popull?Cudi...Badigardet jane imponim. Kush imponon ? Do ta shohim...
"Protesta"eshte nje shport karavidhesh ku asgje nuk mund te identifikohet.Aty jane mbledhur e bere bashke gjithe zemeraket e karieristet,batakcinj e dembele,gjithe te"mecurit" qe mendojne se do te permbysin boten.E ne te tilla raste rezultantia dihet SHERRI.Ku ishe,asgjekundi,cfar bere, asgje.Le te presim konkluzionet dhe ballafaqimin me pushtetin.Dialogu eshte fjala e fundit.Le te presim "PERFAQESUESIT".
Mos u thote mendja se vampiri Sali do i lejonte keta axhamij qe te ulurinin:Saliu ne burg! Jo more!... Kaq te thjeshta ju duken gjerat?!
Kuvendi I idiotave me 70 vet ne proteste jane 50 vet, hajde film me kafshe,lexuan pershendetjen e Salih sheqere Karaxhixhit
Ore akoma ka nga kta qē mendojn qē ka akoma shqiptar normal qē i beson kto lloi fekalesh.
Kan dal e protestoin fekalet e Shqipris.