Për ata që mendojnë se do të ndalojnë Samitin e NATO-s apo BE-së me protesta të dhunshme

8 Korrik 2026, 19:36Editorial Mero Baze

 

Duket se ka një nervozëm të pajustifikuar nga konfirmimi i Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s se Samiti i ardhshëm i NATO-s do të mbahet në Tiranë, i cili po përpiqet të shikohet si një karshillëk ndaj protestive në Shqipëri dhe mbështetje për qeverinë. E njëjta gjë ndjehet dhe kur dikush nga krerët e Komisionit Evropian apo dhe Parlamentit Evropian shprehet për protestat pozitivisht duke i quajtur ato fenomen demokratik dhe duke bërë thirrje të jenë paqësore.

Nervozimi vjen nga një kulturë politike e rrënjosur në Shqipëri rreth protestave që është kultura që ka imponuar Partia Demokratike e Berishës, e cila i identifikon protestat me dhunën. Duke qenë se fillimisht protestat kanë qenë paqësore dhe të maskuara si aksion i shoqërisë civile, ato natyrisht që nuk i prishin punë Shqipërisë por e zbukurojnë imazhin e saj si vend demokratik.

Në Perëndim nuk ekziston kultura e të parit të protestave si revolucion i dhunshëm pasi në Perëndim qeveritë nuk rrëzohen nga protestat. Protestat dëgjohen dhe reflektohet mbi to kur kanë objektiv të qartë dhe të respektueshëm. Kurse në Shqipëri duan që dhe Perëndimi t'i shikojë protestat siç i shikon, apo më mirë të themi, siç i ëndërron Berisha, që të dalin njerëzit në rrugë, të marrin në krah një arkivol, të shqyejnë derën e kryeministrisë dhe pastaj të marrin pushtetin. Nuk është se ia ka dalë ndonjëherë me këtë skenar, por e ëndërron.

Pikërisht kjo kulturë e sfidimit përmes dhunës në protesta është fakti që provon se protestuesit që janë në shesh si pjesë e kulturës së Sali Berishës, ndaj nervozohen me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, me Marta Kos apo drejtues të Parlamentit Evropian që i përmendin protestat si fenomen pozitiv dhe vazhdojnë mbështetjen për Shqipërinë. Me sa duket protestuesve u duket sikur qeveria po i përdor si dekor demokratik.

Ky është dhe fakti më konkret që protesta qytetare ka vdekur dhe në shesh janë njerëzit e Sali Berishës, të cilët mendojnë se përmes protestave të dhunshme do t'i tregojnë Evropës, NATO-s apo SHBA-së se këtu nuk ka stabilitet pa ardhur ata në pushtet.

Nëse protesta do të ishte qytetare siç u tentua të fillonte, ata duhet t'i përdornin pozitivisht këto ngjarje. Duhet të përdorin pozitivisht faktin që NATO do të mbajë për herë të parë në histori Samitin e saj në Tiranë, do të përdornin pozitivisht ambicien e Shqipërisë për t'u bërë anëtare e Bashkimit Evropian dhe vlerësimet pozitive nga Brukseli, pasi vetëm kështu ata do të mund të sfidonin qeverinë si një alternativë perëndimore, paqësore dhe e vlefshme për Shqipërinë. Protesta nuk duhet të humbasë qetësinë nga ecja përpara e Shqipërisë, pasi nuk duhet të identifikohet me një lëvizje haxhiqamiliste.

Ky trendi që të sfidojnë ngjarje që e fusin Shqipërinë në axhendën e NATO-s apo Bashkimit Evropian, nuk është i ndaluar, por i përket një pakice që nuk ka lidhje me shoqërinë shqiptare. Si çdo vend dhe në Shqipëri ka pakica të dhunshme, pakica që marrin peng një protestë për të linçuar njerëz që nuk i duan si komshinj, por i paraqesin ata armiq të Shqipërisë, biznese që i kanë konkurrente, por i fusin në lista linçimi si armiq të Shqipërisë, personalitete publike me të cilët nuk konkurrojnë dot se janë mediokër ose të parealizuar dhe i fusin po ashtu në listën e armiqve të Shqipërisë, në emër të zemërimit të tyre. Por kjo e bën protestën përditë e më të vogël, si ata që e kanë marrë peng.

Protesta kështu si ka nisur po kthehet në një institucion mafioz gjobëvënës, ku secili mendon se ka ku të sulmojë komshiun, konkurentin, kolegun, ish-burrin, ish-gruan, biznesin që nuk e mund dot etj. Dhe ky është terrorizëm në emër të protestës, i cili mund t'u kushtojë edhe kolektivisht, edhe personalisht njerëzve të përfshirë në këtë pisllëk.

Protesta bëhet e madhe dhe mbetet e madhe kur ecën në të njëjtën rrugë ku do të ecë shumica e shqiptarëve.

Pakica të dhunshme, pakica konspiracioniste, pakica antisistem, pakica etnike apo pakica shërbimesh të huaja ka në çdo vend të botës, por ato edhe kur i bën bashkë bëhen më të vogla se kur janë veç e veç, se janë dhe kundër njëra-tjetrës. Dhe nëse ka ndonjë gjë që qeveria përdor me lehtësi janë pikërisht kjo racë. Këta që mendojnë se nuk po ia dalin dot të ndalojnë Samitin e NATO-s në Tiranë apo anëtarësimin në BE. A thua se shqiptarët mezi presin të të shpëtojnë nga rendi botëror i rregulluar përmes Bashkimit Evropian, NATO-s dhe SHBA-së, dhe të jenë të sigurt pastaj në dorë të këtyre që se kush i ka thënë që “antisistemi” është shpëtim për Shqipërinë.

9 Komente

  1. M
    Morri TV

    Emisioni “PIRDH SE LIROHESH” i Bashkim Hoxhës, që jepet çdo ditë në 07.30’ të mëngjesit tek ABCnews, është spostuar më 20.00 të çdo nate, para kryeministrisë. Janë po ata njerëz që pjerdhin në mëngjes me audio, në darkë dalin live.

    Përgjigjjuni
    1. Y
      Yyyt

      Artikull pordhe me rigon. Njerezit e sheshit do bejne samitin dhe do fusin shqiperine ne europe. Pa sharlatanin Rama, i cili eshte hajduti qe ka vjedhur pasurine dhe te ardhmen e shqiptareve.

      Përgjigjjuni
      1. v
        varrmihesi

        Prania e arkivoleve ne protestat e Berishes rreth kryeministrise jane nje apel i Berishes qe kur te ngordhe arkivoli i tij te dale nga kjo godine,ndryshe ai nuk do pranoje ceremoni.Ndaj ne çdo kohe proteste ai çon nga nje arkivol qe te jete ne gjendje per ceremonin e tij.Ka zera qe kur beri çvarrimin e E.Hoxhes te aferm te tij deponojne qe fletet e plumbit per hermetizim ka mbajtur per vehte dhe i disponon ai.

        Përgjigjjuni
      2. Y
        YMERIT OSE IMERIT I MBANE GOJA ERE MUTI# Ab

        YMER OSE IMER IK FUTJA KARIN NE BYTH FRRYK CYPIT MUT VELIUT OLSI RAMES DHE ALEXANDER VUCIC

        Përgjigjjuni
        1. X
          X44

          Ik se le name kurvë pushteti, deri dje na cave trapin me protesta ka elemente antisemite dhe Stefi juaj paguan 4.2 milione euro një antisemit si Kanye West

          Përgjigjjuni
          1. L
            Luani

            Shkurt o mero djsli protestuesit jane vari karin , budallenj psikopat te palare bien era kerme te dehur drmbel llumi i shoqerise, pse pikerishte te gjitha protestat e organizuara nga ssli kerma vene njerzit me idiot, me psikopat, hajdute e butgaxhinje, sepse atje e ndiejne veten si ne shtepine e tyre.!!

            Përgjigjjuni
            1. X
              X44

              Edhe like floriri këtë tha më 21 janar "dolën ca kokëpalarë" Në protestë, po sot po mban sapunin mos ti shkasë në tokë bashkë me lali dhjerin pas ju vjen saliu

              Përgjigjjuni
            2. A
              Alfred

              Eh Mero, Mero!!! Si u katandise sufllaqexhi keshtu??? Harrove sa shkrime ke botuar kunder "diplomacise se fotove" deri dje, kur Berisha ishte ne pushtet???? Sa fejtone ke shkruar per Glori Hysin, i cili nxitonte te fiksonte foto te Berishes neper takime dhe samite nderkombetare??? Perse dje ishin per t'u denuar e sot u dashka duartrokitur??? Spjegimi eshte i thjeshte -- e ke shitur menderen!!!!

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje