Iluzioni i forcës që po shpërndan urrejtje

29 Qershor 2026, 18:49Editorial Mero Baze

 

Protesta e ka një arritje që nuk mund t’ia mohojmë. Çdo grup minor në Shqipëri, çdo i papërfaqësuar, çdo i frustruar, çdo i bullizuar, çdo i mënjanuar politikisht, çdo i dështuar profesionalisht, financiarisht, madje dhe dikush që ka dështuar në jetën private, ka iluzionin se tani ka një ushtri me vete në dispozicion të hallit të tij. Dhe kjo është protesta.

Po lexoja sot në mëngjes qindra mesazhe kërcënuese nga më të padëgjuarat në inbox që vinin nga të gjitha këto kategori që përmenda më lart. Dikush më premtonte se do më vriste fëmijët, dikush se do shkatërronte pronat, dikush se do më digjte shtëpinë, dikush se e dinte ku e parkoja makinën, dikush se do më përdhunonte gruan, dikush që do prishte varret e prindërve, e dhjetëra monstruozitete. Vetëm një i Albin Kurti ishte më i mëshirshëm. Ai do më vriste me kusht vetëm nëse e zija dhe një herë në gojë Albinin. Po të mos jesh njeri i mësuar me këto dhe mund t’i marrësh seriozisht, mund të përfundosh në çmendinë e tyre.

Iluzioni i forcës që po shpërndan urrejtjeIluzioni i forcës që po shpërndan urrejtje

Pastaj po mendoja pse kaq shumë urrejtje nga njerëzit që duan të bëjnë Shqipërinë e Re. 

Mendo një moment njerëzit që kanë vuajtur në diktaturë, që u kanë humbur prindërit apo fëmijët e s’i kanë parë kurrë, që ua kanë pushkatuar prindërit dhe të afërmit, që u kanë humbur eshtrat e s’i gjejnë dot dhe në vitin 1991, ishin njerëz të përvuajtur, që nuk thirrën kurrë për urrejtje. Ata besuan se shoqëria do merrte hak për ta dhe do bënte më të mirën. Ne në fakt nuk e bëmë. Nuk e vumë dot në vend dinjitetin e tyre, por ata ende janë njerëzit më tolerantë të Shqipërisë.

Duke i krahasuar me hallet e këtyre që janë në shesh përditë, që në fakt janë hallet e çdo njeriu në glob, përfshi dhe ne që nuk dalim në protestë, dhe shikon urrejtjen e tyre, kupton se ata kanë iluzionin se tani kanë një ushtri të tyre dhe ligjin e bën ajo.

Nëse i shikon marrëzitë që thonë, se si do bëjnë rendin e ri në Shqipëri, si do ta zgjedhin në protestë parlamentin e ri, qeverinë e re me letër me vrimë dhe pastaj gjykatat dhe prokurorët do lexojnë vendime në tribunë, e kupton pse e vetmja gjë që ata kanë pronë private është urrejtja dhe i vetmi iluzion i tyre që ata mund ta zbrazin urrejtjen është iluzioni se ata kanë protestën si ushtri.

Ky nuk është një iluzion vetëm i atyre që kërcënojnë në inbox, gazetarë apo personalitete publike që shprehin rezerva për broçkullat e protestës, por iluzion i çdo dështaku në këtë vend që mendon se tani ai mund të marrë hak.

Është iluzioni i partive të vogla, që duan të duken të mëdha. E shikoni si zgjat kokën Agron Shehaj pas çdo protestuesi duke e kapur nga xhaketa e duke pyetur: a të pëlqej unë për kryeministër? dhe ai i thotë po.

Është iluzioni i njerëzve të pakënaqur në Partinë Socialiste që tani mendojnë se do marrin hak ndaj Ramës me atë ushtri. Është iluzioni i njerëzve të xhindosur me Sali Berisha brenda Partisë Demorkatike, që mendojnë se tani ai është zëvendësuar me këta të rrugës.

Është iluzioni i njerëzve të pasur që urrejnë njerëzit edhe më të pasur, është iluzioni i njerëzve të dënuar nga drejtësia që mendojnë se po vjen epoka e artë e lirisë.

Por e përbashkëta e të gjithëve është iluzioni se për çdo hall të tyre e kanë atë ushtrinë e përbashkët në bulevard. Ajo herë bëhet 300 vetë e herë 3 mijë vetë, por dhe në u bëftë 30 mijë vetë një herë në muaj kur të mobilizohen, ajo nuk e ndryshon dot Shqipërinë. Shqipërinë nuk e ndryshon dot urrejtja dhe sidomos kur ajo buron nga pjesë të margjinalizuara të shoqërisë.

Iluzioni i forcës në emër të së cilës lëshojnë përditë mallkime dhe dënime, është thjesht iluzion. Pas pak kohësh kur të kthejnë kokën pas do shikojnë vetëm hijen e tyre. Dhe për këtë nuk ua ka fajin Shqipëria e vjetër, por pafuqia e tyre e vjetër për të qenë dikushi me këmbët e veta në këtë shoqëri.

Dhe boll me këtë adhurimin për fytyrën qytetare të protestës. Kurrë s’ka pasur ndonjë gjë më antiqytetare në tribunën e ndonjë proteste në Shqipëri. Dhe asnjëherë kaq njerëz banalë dhe të frustruar në krye të saj. Të tjerët, minjtë e vrimave që e nxisin këtë urrejtje, i njoh! 

10 Komente

  1. s
    shqiptar

    Mero ,protesta eshte një pjerdhje totale . Problemi I vërtetë I saj (qe tashme eshte parë dhe kuptuar nga shumica e shqiptarëve) eshte se gjithçka brenda saj eshte e inskenuar dhe duke qenë e tillë ,fake ,eshte kuptuar instiktivisht nga shqiptaret.Ne të mungojne idetë qytetare ,intelektuaIe ,shtetbërëse dhe degjohen vetëm ulërima dhe klithma ne jerm . Shumica e tyre duken si tifozë qe shajnë ne stadium .Pasojat e saj do jenë forcimi I mëtejshëm I rames dhe berishës dhe partive tradicionale.

    Përgjigjjuni
    1. D
      Donika Gërdallojcja

      O Shqipo, plotesisht në një mëndje me ty. Por do të shtoja që, atijë VV-leshit që ka kërcënuar Meron në se ciket Albiniq Kurtoviqi, po i them ATIJË dhe gjithë koqevarëve të VV, se jeni gjakprishur, me mamatë karakurva të shkërdhyera me deshirë nga ushtaret Sërbë. Pyeteni Albin Kurvin, se kë ka baba biologjik ? Pyeteni dhe do të mësoni të vërteta tronditëse. Është komplet SËRB. Prandaj edhe sillet e vepron si sërb. Derri ju qiftë nënat, gjithë mutsihaneve të VV.

      Përgjigjjuni
    2. p
      poshte komunizmi

      paragrafi i pare eshte briland, po kujt ja thua o MERO, atyre qe akoma skan filluar te punojne qofshin dhe 50 vjec dhe presin nga qelli se mos marrin shtepi falas si ne kohen e merhumit

      Përgjigjjuni
      1. F
        Fshatari

        Mero nuk eshte proteste por revolucion. Nga mosha besoj e mban mend ( apo ke lexuar) revolucion komunist pas 1946. Thirrjet ne mitingje te organizuara nga PKSHja " Borgjezet ne Litar" " DIktatura e Proletarjatit ne veprim" "Tu meret prona privateve" "Kishat e Xhamijat ne Stalla lopesh" Eshte e njejta ideologji , te njetit tipa njerezish dhe e njejta menyre, qe do te sjell te njejtin rezultat. Vec kesaj here eshte me moderne. Ne vend te mitingjeve tani kemi internetin. Ne vend te derguarve nga BS apo Kina tani kemi OJQte dhe parlamentaret e BEse, ne vend te varferise se 1946 si shkak tani kemi korupsionin ne sistem. Demokracia gjithmon ka patur nje rrezik. Rrezikun e Revolucionit nga revolucionaret e shitur tek te huajt, idiotet e perdorshem qe therresin per dhune dhe kriminelet qe kryejne dhunen ( kujto 1997)

        Përgjigjjuni
        1. L
          Lubi Malltezi

          Protestuesit jane llum deri ne palcë. Jane plehrat me te qelbta te shoqerise shqiptare. Jane tradhetare te lindur dhe te bere.

          Përgjigjjuni
          1. K
            K

            Minjt e vrimave qe i nxisin jan dy,ti Mero i di po nuk i thua,Sali krimineli dhe Albin Kurti antikombetari.

            Përgjigjjuni
            1. P
              Per korrektesë

              Fiks. Dy njerezit me te ndyrë që fatkeqësisht e quajne veten shqipetarë.

              Përgjigjjuni
            2. P
              Petrit

              Asnje fjale me teper Mero . Ekzaktesisht ashtu jane pa le Kur del the mithati, çollaku, bushati , shkulaku , kuksianja e servave diellorw klodjanka ,, dentistja fjoralba, aktoret e famshem Pa spectatore….. .djersew Dhe parfum……

              Përgjigjjuni
              1. K
                Ka ligje shteti

                Drejtohu prokurorise ( por te jesh i bindur qe pjesa me e madhe jane koqevar pasi ata nuk dine te shkruajne shqip). Nese nuk i drejtoheni prokurorise per kerrcenim jete , atehere te me falni .... Eshte teknike e Kurtovitçit te vetfundosjes Serbe organizate terroriste

                Përgjigjjuni
                1. B
                  Bake

                  Kjo eshte proteste kafsherore,...... Si mund te bejne proteste qytetare kafshet me dy kembe te Serbit Albin Tartakutit...... Atyre duhet tju vihet kufiri si ne kohe te Xhaxhit Enver me tel me gjemba...... Vellezer prej MUTI Plera

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje