Spiropali trazon ujërat nga Podgorica me ‘Shqiptarin e Ri’: Modeli i ri që ndan të shkuarën nga e ardhmja

29 Qershor 2026, 19:35Politika TEMA

Spiropali trazon ujërat nga Podgorica me ‘Shqiptarin e Ri’:

Elisa Spiropali teksa ka shpërndarë një video nga Akademia Politike e Forumit Shqiptar në Mal të Zi, ka hedhë në tregun politik një koncept të ri, atë të quajtur nga ajo si “shqiptari i ri”.

Në përshkkrimin e videos me të rinjtë shqiptarë në Mal të Zi, Spiropali shkruan se në Podgoricë pa “diçka shumë më të madhe se një grup të rinjsh”, duke e cilësuar këtë brez si mishërimin e një mentaliteti të ri që e mat veten jo me atë që zotëron, por me dijen, punën dhe aftësinë për të ndërtuar.

Sipas saj, “shqiptari i ri” nuk pyet më “kë njoh”, por “çfarë mund të ndërtoj”, duke e përshkruar këtë model si vizionin që kombi shqiptar ka pritur prej shekujsh dhe që sot ka guximin ta kërkojë me krenari. Pra, Spiropali del nga “Shqipëria e Re” e protestes dhe flet për “Shqiptarin e ri” që kërkon e punon.

Spiropali vlerësoi kontributin e brezave të mëparshëm për ruajtjen e gjuhës, identitetit dhe lirisë, ndërsa theksoi se brezi i sotëm ka misione të tjera: fitoren e dijes mbi injorancën, të meritës mbi privilegjin, të lirisë mbi nënshtrimin dhe të punës mbi pritjen.

Ajo shton se ky vizion bashkon shqiptarët kudo që jetojnë nga Tirana në Tuz, Ulqin, Plavë, Guci, Shkup, Preshevë e Prishtinë, si edhe në diasporë, me synimin për një komb më të zhvilluar dhe më të lirë.

Në përfundim, Spiropali falënderoi Forumin Shqiptar për angazhimin në formimin e brezit të ri dhe u shpreh se të rinjtë shqiptarë janë dëshmia se kombi shqiptar jo vetëm ka një të kaluar të lavdishme, por edhe një të ardhme që do ta bëjë krenar.

Podgoricë, Mal i Zi – Zemra mal nga energjia në Akademinë Politike të Forumit Shqiptar, ku pashë diçka shumë më të madhe se një grup të rinjsh.

Nuk është thjesht një moshë, por një mentalitet. Ai djalë e ajo vajzë që nuk e mat veten me sa ka, por me sa di. Që nuk pyet “kë njoh”, por “çfarë mund të ndërtoj”. Shqiptari i ri është modeli që kombi ynë ka pritur me shekuj, por që vetëm sot ka guximin ta kërkojë kryelart. E pashë tek të rinjtë shqiptarë në Mal të Zi, por në fakt ‘shqiptari i ri’ gjendet kudo ka shqiptarë!

Brezat para nesh luftuan për t’u çliruar e mbijetuar. Ata na dhanë gjuhën, flamurin, identitetin, dhe ne u jemi përjetësisht borxhli.

Por shqiptari i ri ka disa misione të tjera, si fitoren e dijes mbi injorancën, të meritës mbi privilegjin, të lirisë mbi nënshtrimin, të punës mbi pritjen.

Ky është dhe vizioni që na bashkon, shqiptarë të një gjaku kudo që rrahin zemrat tona, në Tiranë e në Tuz, në Ulqin, Plavë, Guci, Shkup, Preshevë e në Prishtinë, në çdo skaj të botës.

Të zhvilluar, të lirë. E ardhmja i përket atyre që guxojnë.

Faleminderit Forumit Shqiptar që po e ushqen këtë frymë. Faleminderit shqiparëve të rinj kudo janë. Ju jeni dëshmia se Kombi ynë nuk ka vetëm të kaluar të lavdishme, por edhe të ardhme që do të na bëjë krenarë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

 

A post shared by Elisa Spiropali (@elisa.spiropali)

14 Komente

  1. G
    Gjeneracion Z Mithat Havari

    Takoje 3 shqipfoles e pastaj. Nuk ma zuri Syri Preç Zogaj keshilltarin apo qendrone fshehur

    Përgjigjjuni
    1. C
      Cfurku

      Femër trundrydhur e cila humbi virtytet e partisë socialste, e mbajti veset e saja.

      Përgjigjjuni
    2. Q
      Qytetari i Thjeshtë

      Na hapët barkun, "Shqipëria e Re", "shqiptari i ri" e tërci e vërrci! Po nuk mjaftoi "njeriu i ri" i socializmit prapë me kinezërira do vazhdojmë ne! Aaa je ftohur në tajare o Spiropale..

      Përgjigjjuni
      1. R
        Rrup Tupi

        E bukur si shprehje..."Shqiptari i ri"! Vetëm se në gojën e një personazhi të vjetër si Elisa,pjesë e çdo mosarritjeje e zhgënjimi të shqiptarit të ri e të vjetër. E vështirë që "Shqiptari i ri" i bulevardit të ndjehet i përfaqësuar nga Elisa...bile as nga malësorja e re!

        Përgjigjjuni
        1. Q
          Qanua

          Po qe eshte shemtuar me ato buze si derrkuc, ka qene e bukur edhe pse vetem nje demagoge

          Përgjigjjuni
          1. B
            Bake

            E po kur hedh shurren perpjete dhe Spirdhopali,,......... Duro se si Arben Hajdut Malaj ke per te ngelur..... PLERE su kenaqet kurre. Te pangopur...... Oj Mamica kujdes se mos te dale ndonje gje nga doganat

            Përgjigjjuni
            1. D
              Diganjer në Han të Hotit

              O Spire futi nonjë tegel andej nga Malazezët se i ke qejf që kur ishe Drejtoredh e Doganave je lidhur e filtruar me ta

              Përgjigjjuni
              1. S
                Spiropali do cvendoset me jetue me Kurtin ne Prish

                Spiropali do perfundoje si Lapaj, Shehaj, Qorri e Kurti.

                Përgjigjjuni
                1. S
                  Sasss

                  Llaxore dhe kjo laraska qe u be njeri nepermes Edi Rames keta tipa duan shqelem nga bythet,sa bien nga karriga kapin thikat se kush eshte me i miri EDI RAMA DO TRIUMFOJ

                  Përgjigjjuni
                  1. V
                    Vjosa

                    Çfare menderen do kjo injorantja spiro e palit apo e ndriti kur ishte ne dogane apo ministre ? Kjo do te japi mend te tjereve kur vete ben vetem REFERATE te nje nxenesi te klases se fillores .

                    Përgjigjjuni
                    1. P
                      Për pak ditë tregove vetin

                      Nuk të njihja më parë por kur Z. Rami të zgjodhi në funksione të larta fillova të mbështes, Për fat kuptova se ke shpirt tjetër dhe shumë shpjet u zhgënjeva dhe thash; rruga të mbar ty dhe mafijes e “shqiptarit të ri dhe të të vjetër” me ide tuaj kundër kombit. Dhe tash po ulurit rrugëve si S. Karaxhiqi e J. Tabakja e PD, dhe frik do të shohim në zyrat e Kurtit. Aferim moj zogëz.

                      Përgjigjjuni
                      1. A
                        Aron

                        Kjo vete ka arritur aty ku eshte me "ke ka njohur", por tani na ben moral per te njejten gje qe e ka cuar ate deri aty ku eshte. Mesazhi eshte i mire, por duke ardhur nga kjo qe e ka shfrytezuar kete metode num merret seriozisht.

                        Përgjigjjuni
                        1. ?
                          ????

                          Jane te keqij ish mjaf-istet...!

                          Përgjigjjuni
                          1. L
                            Lona

                            Hahaha... Spiropali i ri...(mashkull tani )

                            Përgjigjjuni

                            Lini një Përgjigje