
Deklarata e Edi Ramës në Financial Times se demonstrata në Tiranë rrezikohet nga shumë kokat e saj, përbën një qasje për diskutime.
Në përmbajtje ka një konstsatim realist që e tejkalon karrigën e kryeministrit të vendit dhe të çon tek analisti Edi Rama i viteve 1990. Si kryeministër thotë një të vërtet se demonstrata më e fuqishme, më e pavarur dhe më e lirë në Shqipëri nuk e rrezikon. Se ajo, do të zhvillohet në shesh deri sa do të guxohet të promovohet lidershipi udhëheqës i saj. Rama tregon se e di shumë mirë atë që historia shqiptare ka provuar të paktën në kohët moderne. Në çdo lëvizje, politike apo edhe shoqërore në Shqipëri, të gjithë pjesëmarrësit në të konsiderojnë se udhëheqja i takon secilit nga ata. Kjo do të thotë se në momentin që demonstrata në Tiranë do të kërkojë udhëheqjen e vet, kahu i veprimit të saj do të kthehet nga drejtimi kundër të keqës që e provokoi atë, në drejtim të brendshëm vetëshkatëreues.
Kjo është tanimë e lexueshme edhe nga ata që rrinë në hije të demonstratës. Deri tani, lëvizja anti Rama dhe anti politikës së vjetës, rri gjallë dhe në veprim se nuk ka një udhëheqje.
ARGUMENTI I RAMËS
Po perse Rama bën publik dhe në një medja ndërkombëtare serioze një konstatim të tillë. Është non sens dhe e pakuptimtë po të nisemi nga fakti se ky realitet i garanton ruajtjen e karrigës së kryeministrit?! Të jetë zgjuar tek Rama ndjesia e analistit opozitar kundër vetës?! Kjo është e papranuseshme, sidomos për Edi Ramën 25 vjet në pushtet.
Ndoshta Ramës i është kërkuar nga faktorë seriozë ndërkombëtarë se duhet vërtet të jap dorëheqjen, ose e ka menduar këtë edhe vet.
Në këtë argument duhen parë dy përgjigje. Së pari, Rama, si Berisha para marsit të 1997ës, do vërtet që të largohet. Dorëheqja e Ramës në situatën e shtetit të asfiksuar dhe të paralizuar përbën për të personalisht shpetim. Por si për Berishën atëherë, egziston klani i mekatarëve të vrazhdë, që identifikohet me krimin e organizuar në politikë dhe në shtet, që e duan Ramën në karrigën e tij si mburojë ndaj zëmërimit popullor të skajshëm që në fakt synon interesat e drejtpërdrejta të tyre.
Nga ana tjetër, po si më 1997, kur faktorit ndërkombëtar që kishte marrë nën kontroll situatën politike dhe të rendit në vend me forca ushtarake shumëkombëshe, i kërkohej në mënyrë ultimative nga nga populli i armatosur, (por edhe ai pa kokë udhëheqës), heqjen qafe të Berishës, ky faktor ndërkombëtar, nëpërmjet Vranickit, insistonte se Berisha, në fakt posti i Presidentit të Republikës që ai dispononte madje në mënyrë të paligjshme, ishte gozhda e vetme e mbetur nga shtetit i rrenuar, nga e cila do të mund të riniste ringritja e tij. (Do të arrihej, po me ato pari që deri atëherë ishin fshehur dhe i kishin hapur rrugën popullir, po me ato institucione të rrezuara, si zgjedhje “demokratike”, parlament të ri, qeveri të re, institucione të reja bazike të shtetit, deri te kushtetuta.) Pra, sistemi demokratik nuk do të ndryshonte. Thjesht do të ringrihej.
Në këtë kendvështrim, realizimi i kërkesës horizontale të demonstratës, për spastrimin e gjithë politikës së vjetër dhe pa patur ajo, demonstrata, një plan strategjik për të marrë përsipër ringritjen e shtetit, dorëheqja e Ramës pra, (si institucion që ka në dorën e tij të gjitha pushtetet por është i kontrolluar nga krimi i organizuar) çon automatikisht në shëmbjen totale të shtetit dhe në kaos.
Përveç kësaj Rama në këtë situatë ka një mandat të sapo fituar dhe të pranuar nga të gjtihë, pavarësisht se si ai e fitoi atë, por deligjitimon kërkesën e demonstratës për doreheqjen e tij pa vullnetin e e vet.
DEMONSTRATA OFRON SI ZGJIDHJE ZGJEDHJE MIDIS DY TË KËQIJAVE
Pra, në fakt, demonstrata e vë popullin shqiptar midis dy të keqijave dhe ai duhet të zgjedh si zakonisht në dekadat e fundit, të keqën më të vogël. Rezulton që Rama kryeministër përbën të keqën e madhe, por realisht, ose krahasimisht me kaosin shtetëror është e keqja më e vogël.
Përse Rama është e keqja më e vogël. Demonstrata me këmbëngulje mujore, shpreh vetëm kërkesa çmontuese, në rastin më të mirë të së keqës së shtetit, që është politika e vjetër. Në rastin më të keq promovon vulgaritet “demokratik”, drejtësi bulevardi e populiste. Shtet kaos!
Kuptohet që në pikën e nëvojës së asgjesimit të politikës së vjetër, bashkohet i gjithë populli. Por këtu ka dy probleme shumë serioze. Kjo ngrehinë e së keqës me strukturë shtetin të marrë peng nga mafia dhe krimi i organizuar, nuk mund të shkulet me demonstrata sado të mëdha dhe të zgjatura në kohë qofshin to. Aq më keq kur mburren për frymën paqësore. Kuptohet që sistemi kundër të cilit janë demonstruesit, do të arrijë me mjetet e veta, po të dojë dhe kur të dojë, të kontrollojë demonstratën.
Së dyti demonstrata nuk ka një vizion të qartë politik për të zevendësuar, siç pretendon shtetin e korruptuar, të rrezuar e të kontrolluar nga mafia.
Vazhdon të mbijetojë nga spontaniteti. Mori spundo nga problemi i Zvernecit. Filloi të frymëzohet nga ide ambjentaliste, u zgjerua problematika me denoncimin e grabitjes së pronës, i korrupsionit dhe i mafies deri sa u arrit te kërkesa voluntariste “Rama jepe dorëheqjen” (të lutem jepe) për të kaluar në ekstremin e drejtësisë bulevardeske, të futjes në burg të Ramës dhe Berishës, dhe skualifikimin e sistemit politik.
DEMONSTRATA SHKARKON MES VETI ENERGJITË ANTI RAMA
Në këtë kendvështrim mungesa e një udhëheqjeje për të adresuar peshën goditëse, demonstrata duke se po mbledh mijrat e njerëzve për të shkarkuar mes veti energjitë e shumta në adresë të shtetit të kapur. Dhe kjo do të rezultojë sfilitese.
Shtohet këtu fakti se “frymëzuesit” e Demonstratës nuk prodhojnë ide dhe vizion për të ardhmën. Përdorin terma të tilla si “revolucion” pa e ditur se një revolucion shpreh një kauzë të madhe përmbysese. Flitet për një “Shqipëri të re” pa ditur se çfarë duan të thonë. Për të mbajtur gjallë patetizmin e demonstratës përdorin gjithë arsenalin e thirrjeve që nga Pashko Vasa, Ndre Mjeda, Fan Noli e deri te Enver Xoxha (me konferencën e Pezës.) Kjo situatë e adresuar edhe si frikë nga dija, ka përjashtuar nga pjesëmarrja pjesën më të domosdoshme, klasën intelektuale, atë një përqindshin që frymëzon çdo popull në kohë krizash të renda drejt ndryshimit. Njëkohësisht tregon dhe paaftësinë e vetë klasës së sotme intelektuale për të marrë përsipër role të tilla.
TEZA QË TEJKALOJNË UTOPIZMIN ROMANTIK NË DEMOKRACI
Së fundmi zëra nga demonstrata artikulojnë teza që tejkalojnë utopizmin romantik në demokraci. Shprehen se po punohet, por jo nga kush, për të ngritur institucione paralele shteti. Të një demokracie të drejtpërdrejtë, për pjesëmarrjen në vendimarrje të drejtpërdrejtë të popullit, siç janë referendumet dhe plot absurditete të kësaj natyre.
RREZIKU I KONTROLLI TË HUAJ TË DEMONSTRATËS
Flitet se nga pas protestuesve qëndrojnë faktorë të huaj. Mundësia jo vetëm nuk mund të përjashtohet por është e dukshme. Duket se nuk është vetëm një faktorë, por disa. Ashtu si evidentohet që interesat e tyre janë kontradiktore dhe puqen vetëm në rrezimin e Ramës. Kjo do të thotë se Rama ka shkelur në kallo faktorë të huaj, aleatë të tij, me të cilët deri dje ishin kardash. Përplasja e interesave të ndryshme të huaja në këtë demonstratë vërtetohet qofët edhe indirekt nga fakti se nuk zgjidhet një udhëheqës i vetëm dhe i dakortësuar dhe se nuk përpunohet një platformë politike për të ardhmën.
Kjo e vërtet, qoftë dhe hipotetike, vë në dyshim aftësinë e shqiptarëve për t’ u ngritur në protesta, revolta, e demonstrata të tyre të qenësishme.
Po ashtu, mekanizmi, gjasem demokratik, i protestave popullore ka një aplikim të gjerë në rrezimin e qeverive të vendeve të ndryshme në emër të interesave të caktuara. Ka dhe shembuj konkret të manaxhimit të tyre. Një rast është p.sh revolucioni portokalli në Ukrainë, që forcat pas këtij revolucioni sollën si president një aktor të aftë për realizimin e synimeve të tyre gjeopolitike në raport me Rusinë. Dhe pasojat u panë.
Gjasat, edhe pse nuk ka as indicje, nuk përjashtojnë mundësinë që të përdoret faktori shqiptar, qoft dhe në emrin e një ambicjeje të madhe etnike, për destabilitet rajonal.
Rasti tjetër është ai i Serbisë ku energjitë njëvjeçare të mijra protestuesve serbë nuk e rezuan Vuçiçin.
DEMONSTRA MUND TË KONSOLIDOJË TË KEQËN NË ABSOLUTE
Deri tani ne i përkasim modelit të dytë. Që do të thotë se protestat paqësore në Tiranë, me ndihmën edhe të vellezërve nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut, do të lodhen, do të zvetëniten , do të ekplipsohen. Ose mund të çojnë në një kaos të brendshëm.
Në këto rrethana Rama shndërrohet në të keqën më të vogël, por me përspektivën e zymtë që ai, më saktë sistemi i tij, të kthehet në të keqën absolute.
FUND
Ke ngrene fasule , ndaje pordhe se lirohesh. Ka plasur muti sheshit te gjithe po dalin politologue si Hasimja ne maje te malit ne Zvicer. Kush eshte investitor ne Zvernec haaaaa Vajza e babit Tramp dhe ju flisni , paskeni qene rrota karri. Rama jo vetem qe eshte i mbrojtur por do godasi me duart e Ivankes dhe forcen e babait Tramp te gjithe ata qe e organizuan , duke filluar nga Kurtovitç....deri te Bufi kenetes , ku non grata nuk eshte asgje para burgut ne Amerike E harruat Venezuelen . Lufta sa ka filluar.