“Asnjë deputet nuk na përfaqëson” – Protestuesit drejt krijimit të Kuvendit Qytetar me 500-600 anëtarë

29 Qershor 2026, 20:44Politika TEMA

“Asnjë deputet nuk na përfaqëson” –

Protestuesit që prej javësh mblidhen para Kryeministrisë po hedhin hapat për krijimin e një Kuvendi Qytetar, një strukturë që, sipas tyre, do të përfaqësojë zërin e qytetarëve, pasi besojnë se asnjë nga deputetët e Kuvendit nuk i përfaqëson më.

Në një lidhje live për emisionin “Off the Record” në A2 CNN, aktivisti Ilir Xhemalaj bëri të ditur se Kuvendi do të përbëhet nga rreth 500-600 anëtarë, të përzgjedhur nga grupimet dhe rrymat që janë bërë pjesë e protestës.

Sipas tij, bëhet fjalë për një Kuvend apolitik, i cili nuk synon të krijojë një forcë politike, por të shërbejë si forum qytetar për hartimin e ideve dhe platformës së asaj që protestuesit e quajnë “Shqipëria e Re”.

Xhemalaj theksoi se kriteret kryesore për anëtarësim janë që pjesëmarrësit të mos kenë mbajtur poste të larta në qeveri apo opozitë dhe të mos jenë të përlyer me korrupsion apo tendera.

Ai nënvizoi gjithashtu se Kuvendi aktual nuk i përfaqëson protestuesit, duke e cilësuar të delegjitimuar, ndërsa shtoi se në nismë nuk do të përfshihen as deputetët e partive të reja, pasi synimi është krijimi i një përfaqësimi tërësisht qytetar, jashtë politikës tradicionale.

8 Komente

  1. L
    Lizga

    0 pika këtyre...... 500 vetë.... rrumpall hesapi...

    Përgjigjjuni
    1. s
      shkodrani

      problemi qendron se edhe ju nuk perfaqesoni te gjithe popullin shqiptar, keshtu qe ku ishe asgjekundi cfare bere hic asgje, krijoni parti politike edhe konkurroni ne zgjedhje ose na u hiqni qafe se na lodhet

      Përgjigjjuni
      1. V
        Vape e madhe thote Fatos bytha Lubonja

        Ku do ti gjeni njerzit 600 jane shume , kur ne boulevard keni 100 endacak , do ti merni borxhe ne krahinen shqipfolese kosove territoire Serbe... Dhe na thoni kur do behet qéveria gogla me lloto te fusim emrin se nuk i dihet mbase behemi ministre..

        Përgjigjjuni
        1. g
          gjeka

          po ja e krijuat, pa vendim gjykate kush ju njef juve? ikni ne shpi me mire

          Përgjigjjuni
          1. N
            N

            Bravo,me ne fund e keni nje ide "gjeniale", Kuvendi me 600 vet,na duhen 600 letra,ju bejm vrima aqe letrave sa duhet te jet numuri I ministrave,kush mer vrimen behet minister.Keta ministrat marin aqe letra sa jan,njeres I bejn vrim,kush e mer vrimen behet kryeminister. U be,rrnoft shqypnia e re

            Përgjigjjuni
            1. N
              Noci

              Ju mund te krijoni komitete sa te doni,por kush i njeh ështe puna,sepse jane antikushtetuese.Ju nuk e njihni kuvendin qe ka vlera me shume se nje mije komitete,pasi jo me larg se para nje viti ështe verdikti i gati nje milion e gjashtëqind mijë dhe disa mijera jane diaspora,qe u njihen nga organizmat nderkombetare e jo nga nje miting,ku gjysma nuk kane te drejte vote ne Shqiperi

              Përgjigjjuni
              1. O
                Opopo

                O sa mire...do bëkan stan me lepuj, po suksese o djema e çupa perpara yrrraaaaa revolucion bjeri

                Përgjigjjuni
                1. C
                  Criss Morgan Stanley

                  Ikni o komentues legenëra, o pushta të pushtetit.

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje