“Në fillim u tha që Rama gënjen për Ivankën, pastaj pse po vjen”/ Buzhala për protestat: Projektin nuk e duan ata në Berlin dhe kushërinjtë e mi në Klinë

29 Qershor 2026, 21:50Politika TEMA
“Në fillim u tha që Rama gënjen për Ivankën,

Protestat në Tiranë kanë hyrë në ditën e 30-të.

Gjithsesi, gazetari Berat Buzhala u shpreh se këto tubime nisën nga një mashtrim, duke u ndalur te projekti në Zvërnec.

Ai tha se në Vlorë, banorët e duan këtë projekt, ndërsa kundër janë personat që nuk jetojnë në Shqipëri.

“U tha, kur erdhi për herë të parë Ivanka me Jarred kur ishin në Shqipëri, reagimi më i madh ishte që Rama gënjen se nuk do të vijnë. Tani kur erdhën, thanë pse po vijnë. Të nesërmen e protestës, unë kam qenë në Zvernëc dhe kam biseduar. Sa më pranë projektit, ata banorë e duan. Projektin nuk e duan ata që jetojnë në Berlin, edhe në Kosovë. Unë kam qenë në Vlorë dhe ata e duan projektin.

Kushërinjtë e mi në Klinë më thanë se nuk bën të japësh tokë. I gjithë ky mashtrim… Janë dy lloje protestash. Protesta e shëndoshë, shumë njerëz që kërkojnë të protestojnë. Por kjo nisi nga një mashtrim. Postimet e para ishin: ‘Këtu kufizohet Gaza me Izraelin’. Edhe ata që e shpikën këtë tregim, u përgatitën që një etnitet i huaj është marrë me luftën dhe me sulmin propagandistik që ka ndodhur ndaj Shqipërisë. Dhjetëra llogari në Twitter u hapën posaçërisht për Zvërnecin”, u shpreh Buzhala.

Top Channel

5 Komente

  1. O
    Oy ouvoufpg5

    Tr mbulofte turpi i Buzhale. Gjithkush ka nevoje per para,por dinjitetin apo ftyren nuk e shet njeriu pef para.Njemij here jane me te ndershme prostitutat sesa gazetaret qe ne vend qe te jene zedhendesit e interesit publik behen megafonet e hajnave qeveritare.

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dobici Serb

      Keta masakruan banoret e vlores ne dru dhe u grabiten pronat, tamam si skena palestine, dobici Serb del e thote : vlora do projektin

      Përgjigjjuni
    2. ?
      ?

      Ore si ka mundësi që këta "analistët" nga Kosova, si Berati, Batoni, Albatros Rexhaj etj, kanë ardhur në Shqipëri si analistë dhe të gjithë në shërbim të regjimit të Ramës? Ore mos iu ka dalë boja në Kosovë këtyre e nuk i beson njeri atje, e kamë ardhur këtej, a thua se ne kishim ngelur pa analistë e pa mend? Apo paguan mirë pushteti për propagandë dhe e morrën vesh edhe këta dhe erdhën me këtej në Shqipëri?

      Përgjigjjuni
      1. Q
        Q

        Saliu do rremuj qe te shpetoj nga burgu,Kurti do qe te behet baba I kombit,qe te dy kan kurdisur kete pacavure antishqiptare.Jam besimplot se shqiptaret e Shqiperis e kuptojn shume mire qe kjo eshte levizje antkombetare prandaj dhe e kan braktisur.

        Përgjigjjuni
        1. D
          Dobic Serbi

          Koha juaj skadoj dobic Serbi. Diktatura u degjenerua boterisht

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje