Ministria Holandeze e Mbrojtjes paralajmëroi se Rusia mund të nisë një fushatë ushtarake “në shkallë të kufizuar” kundër vendeve të NATO-s pas përfundimit të luftës në Ukrainë.
Në raportin e saj vjetor mbi strategjinë e mbrojtjes së vendit, ministria tha se Evropa ishte në një “zonë gri” midis luftës dhe paqes dhe u zotua të rrisë investimet në sektorin holandez të mbrojtjes, veçanërisht në sistemet e armëve pa pilot siç janë dronët.
“Shërbimet holandeze të inteligjencës vlerësojnë se Rusia po përgatit një përballje të gjatë me Evropën. Në rastin më të keq, mund të ketë një luftë të kufizuar kundër anëtarëve të NATO-s, pas përfundimit të luftës së Rusisë në Ukrainë”, sipas zyrtarëve holandezë.
Paralajmërimi vjen një javë para samitit të NATO-s që do të mbahet në Ankara më 7-8 korrik. Kërcënimi rus pritet të jetë në qendër të diskutimeve.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka thënë se Rusia “mund të jetë gati brenda pesë viteve të ardhshme” për një konflikt me Aleancën.
Për t’iu përgjigjur kërcënimeve, Holanda planifikon të krijojë një “laborator zhvillimi” të posaçëm për dronë të aftë për të luftuar mjete të tjera ajrore pa pilot.
“Pyetja është nëse Evropa dhe Holanda do të jenë mjaftueshëm të forta në kohë për të mbrojtur lirinë, sigurinë dhe mënyrën tonë të jetesës”, tha ministri i Mbrojtjes, Dylan Yesilgoz.
“Kjo është përgjegjësi e çdo brezi, por rrallë ka qenë kaq urgjente”, shtoi ajo.
Do na mbroj regjimi i pleqve te Tiranes. Rama i semuri qe s rri dot drejt, Frrok Cupi dhe ca pleq spiuna hahahahahha