Kur urrejtja politike godet fëmijët, kemi humbur si shoqëri

29 Qershor 2026, 16:40Blog Ardi Stefa

Politika është një arenë e pamëshirshme. Kush zgjedh të hyjë në të, duhet të jetë i gatshëm të përballet me kritika, satirë, ironi, madje edhe me sulme të padrejta. Kjo vlen për çdo politikan, pa përjashtim.

Dje pashë në internet një meme nga një faqe satirike. Në të ishte fotografia e djalit minoren të kryeministrit, me një pankartë ku shkruhej: "Babi në burg, Berisha në burg." Poshtë saj, një komentues shkonte edhe më tej, duke përmendur bashkëshorten e kryeministrit, e cila, sipas tij, duhej të dilte edhe ajo me pankartë: "Burri në burg, Berisha në burg!"

Nuk e mohoj se, në çastin e parë, vura buzën në gaz. Parrullat dhe memet shpesh kanë një zgjuarsi të admirueshme, një dozë ironie dhe sarkazme që të godet menjëherë.

Por buzëqeshja zgjati pak. Më pas mbeti vetëm një ndjesi bezdie dhe trishtimi.

Sepse në atë moment nuk po tallej më një kryeministër. Në qendër ishte një fëmijë. Një minoren që nuk ka zgjedhur politikën, nuk mban përgjegjësi për vendimet e të atit dhe nuk duhet të bëhet objekt urrejtjeje kolektive.

Mund të kritikoni sa të doni Edi Ramën për mënyrën e qeverisjes, për arrogancën, për bullizmin verbal apo për çdo vendim që gjykoni të gabuar. Madje edhe mund ta shani. Jam dakord edhe të kërkoni largimin e tij nga pushteti. Demokracia jeton pikërisht nga kjo.

Por nuk mund të pranoj që fëmijët minorenë të shndërrohen në municion për luftën politike. Nuk është guxim. Nuk është satirë. Është kapërcimi i një vije që një shoqëri e qytetëruar nuk duhet ta kalojë. Nuk është vetëm çështje etike, por edhe ligji.

Fëmijët gëzojnë një mbrojtje të veçantë të privatësisë dhe dinjitetit, pikërisht sepse janë minorenë dhe nuk mund të konsiderohen figura publike vetëm për shkak të prindërve të tyre. Parimi i interesit më të lartë të fëmijës, i sanksionuar në të drejtën ndërkombëtare dhe në legjislacionin shqiptar, kërkon që ata të mbahen jashtë përplasjeve politike dhe ekspozimit publik që mund t'u shkaktojë dëm psikologjik ose stigmatizim. Të përdorësh fotografinë e tij për ta shndërruar në simbol të një beteje politike nuk është shprehje e lirisë së fjalës. Demokracia mbron të drejtën për të sulmuar pushtetin, jo të drejtën për të sulmuar fëmijët e atyre që janë në pushtet.
Askush nuk duhet të paguajë për emrin e mbiemrin që mban.

Dhe, për t'iu paraprirë atyre që shohin kudo të shitur e të blerë, po e them qartë: të njëjtin qëndrim do të mbaja edhe sikur në atë pankartë të ishte fotografia e nipit apo e mbesës së Sali Berishës, apo e fëmijës së çdo politikani tjetër.

Dhe mundohuni të kuptoni që shkrimi është moralisht i qartë dhe e zhvendos debatin nga politika te përgjegjësia qytetare, pa mbrojtur asnjë politikan, por një parim.

Politika duhet të mbetet mes politikanëve. Fëmijët nuk kanë pse të paguajnë çmimin e urrejtjes së të rriturve. Nëse humbasim edhe këtë kufi, atëherë nuk kemi më një debat politik; kemi filluar të humbasim qytetarinë.

6 Komente

  1. D
    Drejtohu prokurorise

    Zoti kryeminister ti drejtohet prokurorise .... gjendet shume lehte me ane te ( IP)... interneti eshte bere per te kontrolluar shoqerine , nese dikush mendone qe i fshehur mbas ekranit nuk identifinohesh nuk e njeh internetin Nese keta nuk denohen nuk ka pse te ndalojne. Liri e fjales ndalone kur prek lirine e tjetrit...

    Përgjigjjuni
    1. K
      Komunisti demokratik

      Dhe na e thua këtu tek meroja? Që i ka gatuar dosje se djali i km nuk bilogjikisht i tij! Të fortë jeni Ishte me saliun atëherë i kishin mirë pazaret

      Përgjigjjuni
      1. F
        Fshatari

        Nje meme eshte shume pak ne krahasim me krimin qe po i behet brezit te ri. Krim qe fillon ne shkolla, ne librat, internetin, filmat e deri ne familje. Edukimi i brezit te ri me ideologji politike nga grupe politke ( shpesh nen cadren e OJQve dhe shume here nen ate te qeverive brenda e jashte vendit) eshte krimi me i madh qe po i behet femijeve Shqiptare dhe si rezultat shoqerise Shqiptare se ardheshme. Shikoni Shqiperine sot me brezin dikur Fatosat apo Pioneret e Enverit. Keta femije sot do te jene e ardhmja e kombit Shqiptar, pa dashuri per kombin, te pa afte te mendojne, e vendosin vete per jeten e tyre, skllever te shtetit dhe te te huajve, pa asnje moral apo etike shoqerore e sidomos pa asnje moral e etike familjare. Nje brez i humbur me keq se ai i Enver Hoxhes.

        Përgjigjjuni
        1. O
          Oyciyx7t

          O shoku gazetar. qe ta dish ti (se "ndoshta " nuk e di), qe ai femije te kete jo miliona por miliarda kur te rritet, jane mbi 4o% e femijve shqiptar sipas UNICEF qe nuk sigurojne te tre vaktet, jane mbi 550 mije pensioniste qe marrin me pak se 200 euro ne muaj qe nuk u dalin as te ngopin barkun,jane qindra kontrata ku hidhen firmma fap e fap dhe ku jepen parate pa vu asnje tulle si rasti i inceneratoreve,, jane mijera femije qe rriten ee shtepi me qera sepse prindet e tyre nuk e blejne dot, jane dhjetra mijera patronaxhiste qe paguhen per te skeduar qytetaret sips bindjeve politike, jane miliona te rinj qe ikin nga Shqiperia sepse babai i tij ua ka bere Shqiperine te pajetueshne. Dhe meqe qenke i ndjeshem per femijet pse nuk e tregove ndjeshmerine kur babai i ketij femije u hodhi gaz lotsjelles femijve tek 5Maji ne 5 te mengjesit per ti nxjerre perdhunisht nga banesat qe tu marrin trojet per 5 D- e Lalit.

          Përgjigjjuni
          1. T
            Tironsi

            Nje popull me 800 xhamia te kultures beduine....nuk njeh vije te kuqe ne etiken e tij..ai thjeshte si ajo kulture..dhunues...barbare...injorant...analfabet....

            Përgjigjjuni
            1. d
              drejtesi e munguar

              Z.Andi,qe mbron nje parim mbron nje virtyt.Ne kanun,nuk lejohej te qellohej mbi femije apo mbi gra.Kushdo qe e ben eshte i perbuzur nga te gjithe.I pari qe nuk ka lene gje pa thene per gra e femije eshte shpifesi profesionist Berisha.Nuk kisha degjuar nga ju Z.Andi te distancoheshe prej tij

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje