Festivali Ballkanik i Filmit dhe Kulinarisë ul siparin!

29 Qershor 2026, 17:08Kulturë TEMA
Festivali Ballkanik i Filmit dhe Kulinarisë ul siparin!

Ka ulur siparin edicioni i 16-të i Festivalit Ballkanik të Filmit dhe Kulinarisë, që për pesë ditë me radhë e ktheu Pogradecin në qendrën e kinemasë ballkanike. Mbi 60 filma nga vende të ndryshme të rajonit konkurruan në kategori të ndryshme, ndërsa juria shpërndau çmimet për krijimet më të vlerësuara të këtij edicioni.

Regjisori dhe organizatori Eno Milkani u shpreh se festivali vijon të sjellë çdo vit histori dhe produksione të ndryshme nga Ballkani, ndërsa këtë vit, sipas tij, u arrit një shpërndarje më e gjerë e çmimeve mes vendeve pjesëmarrëse.

Pas 16 vitesh organizim të pandërprerë, festivali vijon të mbetet një nga aktivitetet kulturore më të rëndësishme të qytetit të Pogradecit.

Vlerësimi i filmave në garë nuk ka qenë i lehtë për jurinë, për shkak të nivelit të lartë artistik dhe cilësisë së produksioneve të paraqitura nga autorët ballkanikë.

Festivali Ballkanik i filmit dhe kulinarisë u themelua 16 vite më parë nga gazetari Fatos Baxhaku, producentja Gerta Qurku dhe regjisori Eno Milkani. Pas ndarjes nga jeta të Baxhakut, ceremonia e mbylljes vijon të zhvillohet simbolikisht në emër të tre themeluesve, si një homazh për kontributin e tij në ngritjen dhe vazhdimësinë e festivalit. 

Çmimet e Edicionit të 16-të të Festivalit Ballkanik të Filmit & Kulinarisë, Pogradec ‘26

Best Student Short, Waiting for the Train (Slloveni)

Best Short, Choice (Maqedonia e Veriut)

Best Animation  Wing It (Turqi)

Regjia Başak Bali & Deniz Tunçdibek

Best Feature, Hallway to Nowhere (Kroaci)

Balkan Spirit Award, Maricel (Greqi)

Çmimi “Fatos Baxhaku”, Sara (Dokumentar, Kosovë)

Jury Special Mention, The Couch (Shqipëri)

Best Film, Everybody Calls Redjo

Jury Award, Chimneysweeper (Animacion, Bullgari)

Regjia Nastimir Nikolov Tsachev

Festival Award, Remember (Turqi)

 

A.K./TemA

Lini një Përgjigje