Shkodër/ Rriten vizitorët te Muzeu “Marubi”

29 Qershor 2026, 11:01Kulturë TEMA
Shkodër/ Rriten vizitorët te Muzeu “Marubi”

“Marubi” mbetet tërheqës, rritje e vizitorëve krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar

Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi” vijon të tërheqë një numër në rritje vizitorësh edhe gjatë gjysmës së parë të këtij viti. Sipas drejtorit Luçjan Bedeni, muzeu ka shënuar rritje krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

“Aktualisht, muzeu është diku rreth 3–4% më mirë për sa i përket vizitueshmërisë se viti 2025. Shohim një trend në rritje dhe do të shohim se si do të jetë fundi i këtij viti. Vizitorët kryesorë të muzeut janë kryesisht ata nga Europa Qendrore. Vendi i parë, i dytë dhe i tretë shkëmbehen herë pas here mes italianëve, francezëve dhe gjermanëve”, tha ai.

Koleksioni i përhershëm mbetet pjesa më e vizituar e muzeut, ndërsa edhe ekspozitat e përkohshme kanë zgjuar interes te publiku.

“Aktualisht, për shembull, kemi një autor mjaft të famshëm, siç është fotografi shqiptaro-amerikan X Mili, dhe besoj se edhe referuar kësaj ekspozite fotografike ka ndikuar që të ketë një rritje të ndjeshme”, tha Bedeni.

Sipas Bedenit, në rritjen e vizitorëve kanë ndikuar programi i pasur i muzeut dhe promovimi në media e platforma ndërkombëtare.

Me këtë trend pozitiv, “Marubi” vijon të jetë një nga muzetë më të vizituar në Shkodër. A.K./TemA

Lini një Përgjigje