Ul siparin Edicioni i 20-të i ‘Miss dhe mister turizmi’ në Kukës!

28 Qershor 2026, 13:52Kulturë TEMA
Ul siparin Edicioni i 20-të i ‘Miss dhe mister turizmi’ në

Maria Domi nga Shijaku dhe Albion Mazreku nga Hasi janë shpallur fitues të edicionit të 20-të të "Miss dhe Mister Turizmi", një aktivitet që këtë vit u zhvillua në qytetin e Kukësit.

Nën ritmet e muzikës tradicionale, konkurrentët parakaluan me kostume popullore të krahinave të tyre, duke risjellë në skenë bukurinë dhe autenticitetin e traditës.

Në eventin ku morën pjesë 50 konkurrentë nga të gjithë vendi, fituesit arritën të spikasin për paraqitjen, elegancën dhe përfaqësimin e denjë të trashëgimisë kulturore.

Producentja, Myzejen Konduri, u shpreh se ky spektakël synon evidentimin, kultivimin dhe promovimin e trashëgimisë kulturore shqiptare

Edicioni i 20-të i "Miss dhe Mister Turizmi" u shndërrua kështu në një festë të kulturës, identitetit dhe turizmit shqiptar. A.K./TemA

Lini një Përgjigje