Rama shpërndan pamje nga Banjat e Bënjës në Përmet

27 Qershor 2026, 21:43Kulturë TEMA
Rama shpërndan pamje nga Banjat e Bënjës në Përmet

Banjat e Bënjës në Përmet mirëpritën mbrëmjen e djeshme  festivalin “The Last Adventure”, një aktivitet që ndërthur bukurinë e natyrës me sportin, muzikën dhe argëtimin.

“The Last Adventure”, një aktivitet dyditor që po mbledh qindra vizitorë dhe adhurues të natyrës e muzikës, zhvillohet përgjatë kësaj fundjave (26 dhe 27 qershor), duke sjellë një ndërthurje unike të turizmit kurativ, sporteve të aventurës dhe trashëgimisë lokale.

Kryeministri Edi Rama përcolli sot momente nga energjia e kësaj feste që ndezi këtë oaz natyre e turizmi ndërsa u shpreh se “ky është realiteti i një destinacioni turistik, i cili dy ditët e fundit u bë shënjestër e histerisë digjitale të organizatorëve të vërtetë të protestës”.

“Banjot Termale të Bënjës janë një shëmbëlltyrë e Rilindjes Urbane, që i përqesh me neveri pamjet e shpërndara anembanë kanaleve sociale, ku duke vënë kujën për betonizimin e për tharjen e ujrave nga kuçedra e korrupsionit, u synua ringritja e protestës së lodhur të bulevardit me të njëjtin inxhinjerim digjital si për Zvërnecin”, shtoi Rama. A.K./TemA

7 Komente

  1. P
    Popullore

    Qent lehin karvani ecen para

    Përgjigjjuni
    1. O
      O Zot cfare tjeter do te na shohen site....

      turkish hamam per te lare verren sunitat......gezuar ramazonin

      Përgjigjjuni
      1. E
        ERTV

        Ehhh merr artist, pikturist, sharlatanist! Veç beton di me bo, siç bone TR. E ka bo Mirela si .içka e saj, govatë dmth...

        Përgjigjjuni
        1. A
          Asqeri

          Prap e? Apo ate te mengjesit e hidhni tani ju karat e meros?

          Përgjigjjuni
          1. K
            Klimax

            Hahahaha! I palodhshëm! Edhe Goebbels do i kishte zili!!!

            Përgjigjjuni
            1. P
              Pellazg

              I vetmi i lodhur je ti o kellire. Te mban ne kembe vetem e keqja qe ke brenda vetes.

              Përgjigjjuni
              1. N
                Nastradini

                O debili i Lindes me kapele, na trego emrin e arkitektit kush e ka katranosut ate burim natyror qe nuk mund te preket sepse rrezikon devijimin e ujrave per shkaqe qe nje idiot si puna jote nuk mund ti kuptoje. Hajdut familjarisht !

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje