Problemi me botën është se shpesh të vdekurit komandojnë të gjallët, ka thënë filozofi dhe sociologu francez Auguste Comte.
Kur në protestat e Tiranës dëgjohen njëkohësisht thirrjet “Rama burg” dhe “Berisha burg”, lind natyrshëm një pyetje: pse vazhdon të jetë objekt zemërimi politik Sali Berisha, një politikan që prej trembëdhjetë vitesh nuk ushtron pushtet?
Për Edi Ramën arsyeja është e qartë. Ai drejton qeverinë që prej vitit 2013 dhe mban përgjegjësinë kryesore për sukseset, dështimet dhe problemet e Shqipërisë së sotme. Por rasti i Sali Berishës është më kompleks. Zemërimi i tanishëm ndaj tij lidhet shumë më pak me qeverisjen e kaluar dhe shumë më tepër me ndikimin që ai ka ushtruar mbi opozitën pas largimit nga pushteti.
Themi kështu sepse pas humbjes së vitit 2013, e djathta shqiptare kishte nevojë për një proces rinovimi. Humbja e pushtetit zakonisht shërben si moment reflektimi, hapjeje dhe krijimi alternativash të reja. Por në vend të një gare të gjerë idesh dhe figurash, drejtimi i Partisë Demokratike iu besua dhe dhurua Lulzim Bashës, bashkëpunëtorit më të afërt të Berishës. Për vite me radhë, edhe kur humbjet elektorale u bënë të përsëritura, modeli nuk ndryshoi.
Shumë demokratë dhe qytetarë krijuan bindjen se opozita nuk po drejtohej nga konkurrenca e lirë politike, por nga ndikimi i vazhdueshëm i liderit historik. Edhe pse formalisht i larguar, Berisha vazhdonte të mbetej pika e referimit për pothuajse çdo zhvillim të rëndësishëm në kampin opozitar. Në këtë kuptim, Basha u perceptua më shumë si administrator i një status quo-je të trashëguar sesa si arkitekt i një alternative të re.
Pikërisht për këtë arsye, përplasja mes tyre nuk erdhi pas humbjeve elektorale, por vetëm në momentin kur Basha vendosi të përjashtonte Berishën nga grupi parlamentar, pas shpalljes së tij dhe familjes së tij “non grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Deri në atë moment, humbjet zgjedhore nuk kishin mjaftuar për të prishur ekuilibrin brenda Partisë Demokratike. Në këtë këndvështrim, roli i Bashës duket se nuk ka qenë i orientuar drejt ndërtimit të një PD-je fituese, por drejt ruajtjes së një modeli ku Berisha mbetej figurë ndikuese. Dhe kur kjo marrëdhënie kontrolli u thye, Partia Demokratike u rikthye, në një farë mënyre, aty ku kishte qenë gjithmonë: te vetë Berisha.
Ndërkohë, shumë figura të së djathtës u larguan, u vetëpërjashtuan ose mbetën në periferi. Emra të rinj nuk arritën kurrë të sfidonin seriozisht status quo-në. Si pasojë, një pjesë e elektoratit opozitar nisi ta shihte Berishën jo si alternativë ndaj Ramës, por si një nga arsyet pse alternativa nuk po lindte.
Kjo shpjegon pse në protesta dëgjohet edhe emri i tij. Jo sepse ai qeveris Shqipërinë sot. Jo sepse mban përgjegjësi për çdo vendim të këtyre trembëdhjetë viteve. Por sepse për shumë qytetarë ai mbetet simboli i një tranzicioni politik që nuk po mbaron kurrë dhe i një opozite që nuk po arrin të çlirohet nga e shkuara për të ndërtuar të ardhmen.
Pra si konkluzion, problemi i demokracisë shqiptare nuk është vetëm mungesa e rotacionit në pushtet. Problemi është edhe mungesa e rotacionit brenda vetë alternativës. Dhe kur një opozitë nuk arrin të prodhojë figura me integritet, ide dhe shpresë të re, zemërimi i qytetarëve nuk drejtohet vetëm ndaj atij që qeveris, por edhe ndaj atij që, sipas tyre, ka penguar lindjen e një zgjedhjeje tjetër.
O Nasho Xhori o lejfen po opozita ka 13 Vjet që të ka bër të fala Po të jesh kaq “naiv “o milet ka 4 tër mandate që qeveris Rama ti akoma ke ura nuk futesh më mir poshtë urës Mbase atje do ta kuptosh se çbëhet vërdall
Protestuesit janë ca mjeranë që kërkojnë të bëjnë opozitën e opozitës...... . Komunistët nuk e lëshuan pushtetin më 1991 , 1992 , jo më ta lëshojnë sot që janë të konsoliduar në krye të partive shqiptare..... . Kështuqë ashtu siç mblidhen çdo natë, le të shkojnë t'ja rruajnë Sali Berishës.
Duhet te jesh naiv te mos e kuptosh Berisha ne burg.Eshte strategji e zgjedhur per te treguar kete proteste si jo politike por nese do ishte e tille nuk do benin kerkesa ultimative politike.Te gjith ata qe vazhdojne protesten jane idhtar te Sali berishes dhe cdo mbremje shkojne falen te Berisha.Po te jete Rama per ne burg berisha duhet te jete ne litar si Sadami sepse nuk mundet ti barazosh.Alfred Lela eshte strumbullari qe dihet kush eshte prandaj e gjith kauza e kesaj proteste eshte te iki Rama sepse pd nuk fiton dot zgjedhjet me Edi Ramen
Ja ke fut kot. Shpella nuk I njeh keto rregulla qe thua ti. Shpella njeh vetem kacafytjen dhe kafsherine. Puna mplekset kur behet fjale per drejtimin e Shqiperise. Si mund tu lesh ne dore Shqiperine ketyre kafsheve shpellare qe e pergjaken dhjetra here?
Ja ke fut kot. Shpella nuk I njeh keto rregulla qe thua ti. Shpella njeh vetem kacafytjen dhe kafsherine. Puna mplekset kur behet fjale per drejtimin e Shqiperise. Si mund tu lesh ne dore Shqiperine ketyre kafsheve shpellare qe e pergjaken dhjetra here?