Publikimi i Komisionit organizator të protestës e tronditi shumë Mulin. Për herë të parë, ai pa që njerëz më të paaftë se ai, kishin më shumë popull me vete.
Thirri Lelon ta diskutonte këtë çështje.
-Si e shikon ti këtë punë? i tha. E pe çfarë havanësh ishin organizatorët. Si ka mundësi të kenë kaq shumë njerëz në protestë?
-Mos u trondit, i tha Lelo. Nuk janë dhe aq budallenj. Difekti është tek ne, që i zgjedhim udhëheqësit. Ata e kanë ndryshe formulën. Populli del në rrugë pa udhëheqës dhe hapet fjala që ka një kokë në krye të tyre. Kështu që, ndryshe nga ne që na ka zgjedhur populli, këta kanë zgjedhur popullin.
-Si kanë zgjedhur popullin? tha Muli. Si zgjidhet populli?
-E thjeshtë, tha Lelo. Populli del për hesap të vet, këta thonë është populli jonë. Dhe mbaron. Pak a shumë këtë bëri shoku Enver në luftë. E kaloi Partinë Komuniste në ilegalitet që të mos e njihnin se kush i udhëhiqte dhe kur mbaroi lufta u tregoi udhëheqësit. Madje dhe katër vjet më pas partia ishte ilegale se kishte hall se njerëzit e kuptonin që komunistët në lagje ishin budallenj.
-D.m.th. ne që kemi dalë hapur qenkemi trapa? tha Muli.
-Në këtë kohë po, tha Lelo. Në këtë kohë është mirë mos ta dijë populli kë ka në krye. Boll ta dijë se dikush mendon për ta.
-Po ata janë havanë mo, tha Muli. Unë ata s’i marr as për mbajtës tavolinash.
-E di, tha Lelo. Nuk është si i ka marrë njeri. Thjesht ata kanë marrë protestën.
-E kuptova, tha Muli. Ndaj thonë Berishën në burg që të mos marr unë protestën.
-Patjetër, tha Lelo.
Si mund ta lejojmë ne këtë? tha Muli. Si mund të jetë populli më i mençur se udhëheqja? Kjo është skandal. Unë jam pak a shumë si populli e më bëjnë namin, më thonë budalla. Këta janë nën nivelin e popullit.
-Ta them sekretin, tha Lelo. Janë ilegalë. Ty të njohin se ke dalë hapur. Në këto kohë është mirë të kalojmë në ilegalitet dhe të hapim llaf që Doktori ka bërë një ekip të ri, por nuk e tregon se i kanë thënë amerikanët ta tregosh kur të marrësh pushtetin. Ndaj dhe unë u propozova të nxirrnin një zëdhënës ata, tha Lelo. Se ishte e sigurt që nuk do ishte më i mirë se unë dhe do zhgënjehej populli. Po nuk e hëngrën. Tani që u doli lista janë shqetësuar.
kur budallenjte te kalojne 50% 1,atehere ne behemi si Kandahari