Muli i shqetësuar nga lajmet nga Brukseli

17 Qershor 2026, 17:20Antena TEMA

Pas kthimit të delegacionit të PD-së nga Parlamenti Evropian, Muli u interesua se çfarë u tha aty për Doktorin që tani nuk është më “non grata”.

– Nuk e dinin, i tha Lelo. Ua kishte shpjeguar disa herë Jordia me Gazin, por nuk u hynte në kokë. Vazhdonin të thoshin që duhet të ikë.

– Po a ua shpjeguan këta që ka marrë vizë?

– Ua shpjeguan, por nuk e quanin. Thoshin: mund të vijë të vizitojë prostatën, se në Evropë s’ka nevojë për vizë. 6 milionë euro. Në fund të fundit, viza një gisht në b... është.

– Po çfarë u kanë thënë tamam?

– U kanë thënë: nuk keni të ardhme me Berishën. Madje dhe liderin e ri duhet ta zgjidhni nga këta protestuesit, ndryshe nuk ju mbështesim.

– Po këta çfarë i kanë thënë? – tha Muli.

– Këtu nuk di të të them çfarë i kanë thënë, tha Lelo. Mua më thanë që u kanë thënë se nuk e tradhtojnë kurrë Doktorin, por kam dyshimet e mia. Nuk më duket kaq e lehtë kjo punë.

– Pra ti dyshon se këta i kanë dhënë të drejtë?

– Jo direkt, pasi kanë qenë dyshe në takime dhe i druhen njëri-tjetrit. Por me siguri janë gëzuar që Doktori s’ka të ardhme.

– Po si t’ia bëjmë ta verifikojmë këtë gjë? – tha Muli.

– Ja t’i themi Doktorit ta ftojnë në Komisionin Evropian dhe të flasë për gjendjen në Shqipëri. Po e pranuan, jemi në rregull; po nuk e pranuan, atëherë është kjo që të them.

– E ke të drejtë, – tha Muli. – Këtë s’ia propozoj dot, se mund të ma marrë për provokim.

Lini një Përgjigje