Muli jep udhëzime se si të duket e natyrshme marrja e protestës

14 Qershor 2026, 20:05Antena TEMA

Gjatë kafes së mëngjesit sot me Lelon, Muli pati disa kritika me analistët dhe gazetarët e PD që nuk po tregohen shumë agresivë në marrje nën kontroll të protestës.

-Nuk e kanë aq të lehtë, tha Lelo.

-Pse, çfarë, kanë frikë Edi Ramën?

-Jo, tha Lelo, por dhjetë ditët e para i vumë të shanin protestën. Dolën të gjithë një nga një pas Doktorit e shanë protestën, thanë është antitrampiste, sorosiste, LGBT-iste etj. Madje dhe vetë organizatorët e protestës ishin ata.

Tani këtë javë e kanë kaluar duke fshirë postimet e tyre. Javën tjetër, me shpresë se harrohen pak nga pak, do fillojnë të dalin.

-Po dilni mo, thuj, kush e rruan këtu se çfarë ke thënë një javë më parë. Pse, unë nuk i shava një javë më parë? I shava. Tani më duhet protesta, ç'punë kam unë se ç'kemi thënë një javë më parë.

Këtu po del vetë Doktori që mbështet protestën, u turpëruan këta.

-Ja po e testojmë me këta të Syrit, tha Lelo. E nxorëm një dje. Nxorëm dhe Kim Mehmetin si bashkëpunëtor. Pastaj do vazhdojmë me radhë këta moderatorët e emisioneve. Derisa në fund të nxjerrim Cimin. Kur ta pranojnë atë, quhet e kryer.

-Jo atë s'e dua, tha Muli. Po të jetë për kuksian, dal vetë. Njësoj është dhe po më pranuan mua. S'kemi pse vëmë Cimin test. Jam unë testi më i mirë.

-Dakord, tha Lelo. Njëri nga ju të dy zgjidheni vetë. Ju do jeni finalja.

Lini një Përgjigje