Muli si triumfator i protestës

10 Qershor 2026, 20:20Antena TEMA

Muli më në fund u qetësua sot. Gjithë kontingjenti i protestës së PD iu bashkua protestës së flamingove.

– U dhashë porosi të prerë – i tha Lelos. – U thashë duhet të jenë të larë, të veshur mirë dhe të shmangin të folurën, që të mos bien në sy, përveç disa njerëzve simbol që duhet ta mësojnë që jemi në protestë.

– Shumë mirë duket situata – tha Lelo. – Duke u shtuar protestuesit, dhe ata të OJQ-ve do marrin zemër më shumë se mendojnë se janë të tyre. Në fund pastaj vendoset me vota.

Këta kanë detyrë të rrëzojnë qeverinë, pastaj e dimë ne se ç’bëjmë.

– Unë mendoj se PD duhet të hapet – tha Muli – dhe disa nga këta duhet t’i marrim në PD. I fusim në lista dhe ndjehen dhe të përfillur.

– Dhe atë mund ta bëjmë – tha Lelo – por duhet të sigurohemi që Rama nuk na çon në zgjedhje sivjet, se nuk jemi gati.

– Bëra skemën shumë të bukur – tha Muli. – U dhashë megafonin e protestës sonë dhe disa vegla zhurmuese dhe u thashë: sa herë të thonë “Rama në burg, Berisha në burg”, të fillojë megafoni dhe zhurmuesit. Kjo do t’ua ngrejë nervat dhe do ta shmangin atë parrullë.

Duhet të mbetet vetëm “Rama në burg”.

– Unë mendoj se nuk ka shumë rëndësi – tha Lelo. – Rëndësi ka të duken shumë dhe të rrëzojmë qeverinë. Pastaj i rregullojmë ne ata, se kalamaj pa përvojë janë.

– Ka rëndësi si nuk ka – tha Muli. – Njerëzit tremben nga ideja se do vijnë këta e do fusin Doktorin në burg. Se të paktën Rama me detyrim paraqitje e ka lënë. Nuk mund t’i trembim demokratët se nuk na dalin në votime pastaj dhe fitojnë vërtet këta.

Lini një Përgjigje